Berisha tani e ka edhe me Bashën, betejën në Kuvend

28 Shtator 2017, 19:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debate si ky i sotmi në Kuvend, kanë nisur të vlejnë për diçka. Përveç problemit që Berisha ka me “korrektësinë” administrative të Gramoz Ruçit për kohën që flet, problemin më të madh duket se do ta ketë me Lulzim Bashën. Edhe pse ende nuk ka shumë peshë në fjalën e tij publike, duket se ka një diferencë që mund të thellohet mes fjalorit politik të Bashës dhe atij të Berishës. Nuk është koha të zgjedhësh kush vlen më shumë për demokratët, e kush vlen më shumë për publikun, por duket se janë të ndryshëm.

Ndryshimi i parë është skenik. Pas çdo replike, ai që ngrihet të marrë fjalën është Lulzim Basha dhe jo Berisha, dhe kjo e formalizon atë si lider të PD-së në Kuvend. Një nga gjërat që ka vrarë imazhin e PD-së dhe të perceptuarit e Bashës si kryetar në hije në PD, gjatë katër viteve të fundit, ka qenë dhe kjo skenë. Berisha ishte shpallur apriori lider i PD në Kuvend dhe diktonte jo vetëm mbi grupin, por dhe mbi gjithë kohën parlamentare, për shkak të dobësisë së Ilir Metës për të.

Tani, fakti që PD-së i del zot formalisht Luzlim Basha, është domethënës dhe përbën një detaj që e bën Bashën të ndjehet superior. Vetëm ditën që do të thotë “kohën time ja kam falur Berishës”, siç e bënte Edi Paloka, do të kuptojmë se ka hequr dorë nga të qenurit kryetar edhe formalisht.

Por ndryshimi është dhe përmbajtësor. Fjala e Bashës sot në Kuvend, edhe pse është e mbushur me retorikë boshe dhe pa ndonjë thelb politik, është shumë më ndryshe nga fjalimi i Berishës, i tipit “qytetari digital”, dhe llafazanëria e tij pa asnjë brumë në Kuvend.

Në një periudhë më afatgjatë, kjo diferencë mund të bjerë më shumë në sy, nëse Basha bëhet gjithnjë e më politik dhe racional, dhe Berisha vazhdon në rrugën e tij të “qytetarit digital”. Në këtë aspekt, Kuvendi është një shans i mirë për Bashën të bëjë diferencë në publik me Berishën dhe të mos kopjojë dhe mimikën e tij. Atë punë e qan Tritan Shehu.

Diferenca mes Bashës dhe Berishës, në një proces me afatgjatë, mund të ndikojë në rritjen e autoritetit të Bashës dhe eklipsimit të Berishës nga protagonizmi i tepruar publik, për të diktuar gjithçka në PD. Diferenca në stil, në formë, në përmbajtje dhe sidomos në frekuencën e të përfaqësuarit të PD në foltoren e Kuvendit, është një shans për Bashën të bëjë historinë e vet parlamentare. Sot kishte nisur të ndjehej ndryshimi dhe kjo është gjë e mirë për PD. Të paktën mund të arrijë të kuptojë nga beteja në Kuvend, a e meritojnë Bashën për kryetar, apo është më mirë të rikthehet Berisha.

5 komente në “Berisha tani e ka edhe me Bashën, betejën në Kuvend”

  1. Po behesh si Fahri Balliu! says:

    Po boll o burrë se le nam. Ngele duke u marre me Bashën dhe PD-ne. Ato celesat e kashtes kane, si kudo tjeter opozitat! Merru me qeverine dhe pushtetin – Elbasanin, policine, mafien. Ngele me Bashën!

    1. Gopisti i NSHRAK-ut.. says:


      @ Gerina Mullaj

      Pse komentet
      Janë bllokuar
      Unë s’rri dot
      Pa komentuar
      Në të shtënça
      Dot në duar
      Unë d.v.
      Gopist i Shquar
      Me kandarin
      E bekuar
      Do harroç
      Se ç’a ke shkruar!

  2. niki says:

    Sidoqofte ,per ato qe ka bere Basha ne jeten e tij politike nuk duhe analizuar aspak pozitivisht.

  3. lul hollandezi says:

    Ah o Mero Baze! Ne nga anet tona themi “Mot njeri e kak tjetri” ose lum selman i nenes ke te qaj me pare!Problemi i vertete eshte:Vetingu ke do kape te parin,ate qe e kapin te gjitha nenet e kodit penal dmth padrinon e mafies ne kete vend,apo ate qe e ndjek te parin si muti pas kepuce dhe perpiqet ti ngjaje dhe ne detaje,vetem se sa fillon te ngrere zerin,i bllokohet gurmazi,djalit te mamase dhe zevendesit te nastradinit ne toke,hajdut,genjeshtar dhe deshtak i lindur me goditje ne tru te vogel?

  4. Sit back and relaks says:

    Mero, as ti vete nuk i beson ato qe shkruan e as njerezit qe te lexojne nuk te besojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje