Bllokimi i sinjalit nga RTSH, flet drejtori: Kjo është arsyeja, televizionet të lidhin kontrata ose…

Punimet në Kuvendin e Shqipërisë kanë nisur me një vendim të papritur nga ana e Televizionit Publik Shqiptar.

TVSH ka vendosur të mos lejojë transmetimin e sinjalit të punimeve të seancës, duke mos lejuar kështu asnjë televizion tjetër të japë pamjet nga seanca e kësaj së enjteje.

Sakaq, drejtori i RTSH flet për newsbomb.al dhe thotë se televizionet janë njoftuar që një javë më parë përmes një shkrese zyrtare lidhur me këtë çështje.

“S’ka asnjë bllokim sinjali, u kemi kërkuar televizioneve private të lidhim kontratë e të ndajmë kostot teknike ose nëse e duan pa lekë, atëhere të transmetojnë pamjet me logon e RTSH Kuvend”, thotë drejtori i RTSH.

“Nëse e duan pa logo atëhere le të vijnë të lidhin kontratë, të ndajmë kostot e prodhimit e të kenë sinjal të pastër e të qartë”, thekson më tej Gëllçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X