Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi- Në një kthesë të papritur

28 Shtator 2017, 19:11Politika TEMA

Nga Myslim Pasha*

Kryeministri i Shqipërisë, në konferencën për shtyp me kryeminisitrin e Kosovës, Haradinaj, shkrepëtiu me lehtësi dhe pa asnjë emocion të veçantë,  kur papritmas, ai shtjelli  vijën e  Demarkacionit të Malit të Zi me Republikën e Kosovës,  në një lëvizje politike asfiksuese, për opinionin shqiptar.

Ai i tha homologut që të tërhiqet nga pozicioni i tij.

Mesa duket u dha orjentimi politik e diplomatik që vija të lundrojë tek koordinatat e gënjeshtërta antikombëtare, që i janë vënë si kusht Kosovës.

 Kjo ishte e papritura e madhe.

Kur përfytyrohej se gjithçka  do t’i lihej në dorë Institucioneve Studimore, në  përqasje e të dy drejtimeve të cilat kundërshtojnë njëritjetrin,  vjen kjo rrufe e Kryeminstrit, kur sipas mendimit tonë nuk kanë  shterruar mundësitë e tjera.

Kësilloj, vija ndarëse kufitare me Malin e Zi, bëhet vija zotëruese  e fatit të nesërm të Kosovës.

 Një vijë e gënjeshtërt si ajo që është projektuar dhe firmosur, e bën Kosovën të jetë e drejtë. Një vijë e ndryshuar tek gjeopozicionimi i vërtetë shkencor gjeohistorik e bën Kosovën të padrejtë, ndaj i mbyllen dyert për në Europë.

Pra e pret ndëshkimi !

Kosovës pra, i është vënë  kushti hapësinor për kufirin me Malin e Zi sikundër Shqipëria  e perfytyruar me kusht për Kufrin detar me Greqinë.

Ky është absurdi – gijotinë mbi qafën e Kombit, të cilat po dalin sheshit në fillim të shekullit të XXI. Kjo vijë ndarëse, është bërë si ai litari i varur që pret në trekëmbësh, qoftëlarg !

Pavarësisht se në cilën opitkë u vështrua dhe u përcaktua, fajtorët janë është brenda vedit…grupi qeveritar vijon të mbetet  grup politik, dhe pena e orjentimi i tyre shënoi dhe firmosi një akt të pashëmbullt vetasgjësues, për të çuar në vend amanetat e Ahtisarit, që  hapi lirshëm përvijimin e koordinanave pushtuese hartografike të Sërbisë së Dikurshme dhe të Malit të Zit ë sotëm.

Një betejë e ashpër, ka ndodhur dhe po ndodh në Kosovë si në sferën e ndeshjes politike kapitulluese ashtu dhe asaj profesionale dhe studimore, që në një pjesë të saj  është ndikuar dhe diktuar.

Bashkësia studimore gjeohartografike, kadastrale, historike, e trashëgimisë etnike dhe  kulturore në fushë të gjeoshkencave është bërë arenë  e fakteve dhe dokumenteve autetentikë për gravitetin e vërtetë të kësaj vije.

Pse vallë të mos të inkurajohej ballafaqimi studimor për të eleminuar instrumentet politikë që përmbysin syresh, fate hapësirash,  dinjitete  dhe integritete kombëtare që nëpërkëmben !?

Kosova nuk mund të ndëshkohet kësilloj.

Ajo nuk mund të shkoj në Europë ashtu, cung.

Bash kjo, duhet të ishte hapësira vizatimore dhe pozicionuese e kësaj ndarjeje për ta fshirë me argumente atë vijë vetndëshkuese.

Trysnija ndërkombëtare edhe pse nuk u përmend nga Kryeministri i Shqipërisë siç duket përmjet  tij e ka gjetur shtegun e veprimit realizues të saj.

Ngjashmëria e asaj që ndodhi me Paktin Detar me Greqinë, na sjell përfytyrimin e dy pikave uji. Një binom, ku përqaset  shpërfillja kokëulje dhe inferioriteti i pranishëm tek Institucionet studimore të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ajo vijë nuk mund të jetësohet kurrë !

Kosova duhet të shkojë drejt vetvetes!

*Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës.

15 komente në “Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi- Në një kthesë të papritur”

  1. Celo Mezani says:

    Z. Pasha, nuk ngjajne fare dy rastet. Kosova eshte nje shtet i ri, ende i panjohur nga shume shtete Europiane dhe e ka jetike te mbylli sa me shpejte demarkacionin e kufijve dhe gjithe problemet e tjera qe i kane ngecur neper kembe per tu integruar ne Europe dhe ne bote si shtet i pavarur me te drejta te plota.
    Keto 20 vjet fryne erera te mira per Kosoven, por asnje nuk garanton dhe situata nuk kthehet mbrapsht. Mjafton te shikosh se ne cfare ngerci ka rene Ukraina. Mbase te ndiqet rruga qe propozoni ju mund te jete me e mira, por te mos tregosh qe eshte me rrezikshmeri te larte eshte papergjegjshmeri totale.

    Rasti me Greqine, eshte krejt ndryshe. Mund ta lesh edhe 100 vjet te tjera pa ndarje kufiri dhe Shqiperise nuk i hyn gjemb ne kembe.

    Te dyja rastet ngjajne vetem tek metoda tradhtare qe u ndoq. Basha dhe Berisha u blene nga Athina, Thaci me kompani nga Beogradi dhe Podgorica.

  2. DOKLEATI says:

    Po edhe Mali i Zi ishte pothuajse shtet i ri.

  3. Apo jo? says:

    Pa merak se me nje referendum ku popujt shqiptare votojne per bashkimin e dy sheteve ne nje te vetem rregullohet cdo gje.
    Edhe greku e mbyll gojen, edhe serbi mali i zi maqedonia e keshtu me rradhe.
    Autochthonous!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Ylli says:

    O Mysl Pasha ….me vjen zor se ke floke te bardha ,po meriton sharje rruge.E di cme kujton ….ate llapazanin medioker Artan Lamen .Kur ishte plani i qeverise Berisha per te prishur stadiumin kombetar ,muaj te tere u keshua Artani ,me shkrime e analiza qe prishja e stadiumit nuk duhet lejuar.Kur e prishi Qeveria Rama ,u mjaftua vetem me nje ….ndjese.Nje ndjese legene ,mashtruese dhe manipuluese.
    Dhe Ju shoku komunisto majtist turk mallakastriot fshatar tinzar ,ne asnje rresht nuk flet per tradhti kombetare te Edi Rames.Me ate historine e detit e sponsorizuar dhe financuar nga Turqia per mosperputhje interesash me Greqine ,i helmatiset njetezit me shkrime e analiza bajate e sharlatane.
    Ndersa tani ,jam i bindur qe me kete shkrim sa per te lare gojen ,e bere detyren e “patriotit”.
    Dhe atehere dhe tani Ju jeni nje hipokrit ,manipulues ,dallaverist dhe perfitues nga situatat qe paraqiten ne politiken shqiptare.
    Aman bej nje shkrim per Mehmetin ,se i qan fare kur shkruan per dialoget imagjinat te Mehmetit me Dushanin dhe Miladinin.Mallakastriot dhe malazez ….o Daut ,mut per mut.
    Tema ,mos e botoni se na preket iluministi Myslym

  5. Ledio says:

    Po u terhoq Kosova nga presioni i Malit te Zi , ajo puna e Kombit Shqiptar eshte per ti bere shurren ne te…. Serbia po ju ben lemsh , Greqia po ashtu, Mali Zi po ashtu. Vazhdoni beni mbledhje ne Prizeren edhe Tirane ju qafederra se te tjeret po bejne kerdine. Njerez pa shtylle kurrizore.

  6. komisari lab says:

    qepe gojen plak matuf se ne nuk jemi maloket demokrat ,Ne te deklasojme po ju kundervure partise dhe komandantit tone legjendar

  7. Epo kjo pune! says:

    Rama si gjate ne karrike ndjen presion nga bota, por kjo nuk do te thote se Kosova duhet ta degjoje sepse kufiri vihet njehere e mire. Sa me shpejt te zgjidhet, aq me mire sepse vemendja duhet cuar tek Republika e Camerise dhe te drejtat e arvanitasve ne Greqi.

  8. stolicknaja says:

    o myslim leshi po ti duhesh cuar me carter ne OKB te zgjidhesh problemet e kufinjve ne gjithe boten si specialist i bythes qe je

  9. Aranitas says:

    Kjo verteton se ai eshte nje kryeminister karagjoz (rrugac) qe per interesat e tij personale ( te karrikes) ka bere dicka positive ne vend the po ashtu eshte gati te shesi truaje te vendit po per karriken.

  10. Quo Vadis! says:

    USA dhe BE ju beri shtet. Ndryshe do ishit prape nen Serbi. Apo ju genjen mendja se Kosoven e beri UCK’ja.
    Ulni koken dhe beni si ju thone se mund te kete edhe kthim prapa.
    Pak nuk ia keni shpifur Perendimit zyrtar duke furnizuar ISIS me gjak te ri.

  11. arben says:

    Një shprehje e urtë popullore thotë se për një lugë kripë hidhet një kazan i tërë me gjellë.Edhe Kosova sot nuk e ka luksin që të zvaritë për vite të tëra problemet kufitare me fqinjët e sidomos me ato shtete që njohën pavarësinë e saj.Nuk thotë njeri që të tregohen dorëlëshuar e të falin trojet shqiptare por politikanët të tregohen të përgjegjshëm për rëndësinë që ka konsolidimi i shtetit të ri dhe pranimi në organizmat ndërkombëtare.Me atë që kemi parë deri më sot do të thosha se kemi të bëjmë me një luftë të brendëshme bajraqesh duke dëmtuar interesin kombëtar.Situata gjeopolitike e sotme që është në favor të shqiptarëve nuk ka për të qënë gjithmonë kështu.Shikoni se me sa shpejtësi po ndryshojnë pozicionet e Sërbisë që nga një vend armik para 20 vjetësh sot është shndëruar në të përkëdhelurin e Europës.Jo se u bënë të mirë por dinë të bëjnë politikë e të shfrytëzojnë konjukturat kurse shqiptarët si këtej dhe andej akoma grinden mes vehtes se kush ka qënë i persekutuar dje për të fituar ndonjë kockë apo kush mori më shumë dekorata në luftë kundër sërbit me qëllim për të përfituar ndonjë llokmë nga pasuria e Kosovës.E sa për bashkim të shqiptarëve e interesa kombëtare nuk ka nevojë të na luftojnë të huajt por ne vetë i bëjmë varrin njëri tjetrit e trojeve shqiptare zjarri le tu bjerë.Uroj që të zgjidhen sa më shpejt të gjitha problemet e Kosovës se po ndryshoj drejtimin rrjedha e lumit mjerë ata e ne këtej çfarë kemi për të hequr pasi nuk ka mbetur pikë gjaku në damarët e shqiptarit por vetëm etje për pushtet e para.

  12. freee says:

    as mos e rruni fare dhe as nje meter mos leshoni….kjo eshte politika …kush esht ene hall pranon.

  13. Adi says:

    Shume hapesirenmediatike i jepet z. Pashaj. Ky person po e tepron duke u hequr sikur vetem ky e dashka Shqiperine e Kosoven bashke.Edhe shkrimi eshte nje hartim adoleshenti, asgje me teper.
    A ka ndonje qe mund ta besoje se ata qe e shpetuan Kosoven nga vdekja e sigurt, qe e krijuan si shtet, qe po e rrisim dhe po e mbrojne, tani do ti sulen ti marrin ca km katrorw toke ?? Kush e paguan Meron ti botoje shkrimet ketij personi ?

    1. ILIR says:

      @ lamash grek me pseudonim (adi),
      Në ç’date e merr pagesën 300 evro ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje