Demarkacioni me Malin e Zi, Rama i përgjigjet Kurtit: Unë nuk fal as det dhe jo më tokë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të ish-kreut të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti lidhur me çështjen e demarkacionit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se faktet nuk mund të interpretohen si opinione.

“I dashur Albin! Faktet s’janê opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë,” shkruan Rama.

Një ditë më parë, shefi i qeverisë e këshilloi homologun e tij kosovar Ramush Haradinaj që të zgjidhte përfundimisht çështjen e vijës kufitare me Malin e Zi.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Demarkacioni me Malin e Zi, Rama i përgjigjet Kurtit: Unë nuk fal as det dhe jo më tokë”

  1. INXHINIER GJEOLOG says:

    @ EDI RAMA
    KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË,
    1- Tregoni me shume respekt & vemendje ne problemet qe ju shpjegoi Zoti Albin Kurti.
    2- Te jeni shume here me mire organizator, punetor dhe praktik, sesa formalist e teorik.
    3- Zoti Piktor, Kujdes poshte te gjitha deteve ka gjithmone toke, dhe ne shume raste kjo toke (underwater land) ka burime te medha minerare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *