Disa nga pikat e debateve që Kunati shpërndau për deputetët në Kuvend

Para debait të sotëm në Kuvend, Kunati shpërndau disa nga pikat për të cilat do të debatohej për deputetë të ndryshëm. Me qëllim që debati të bëhej i plotë dhe serioz, Kunati bëri kujdes që temat më serioze t’i referonte Luli, kurse pjesa tjetër do shërbente si sfond.

Luli: Diskutimi do përqëndrohet tek lidhja e politikës me krimin, sulmi ndaj Gramoz Ruçit, derisa ai të pranojë publikisht që nuk ka qenë në dasmën e Lulit, por ka qenë Musa Ulqini, si dhe sulmi ndaj Fatmir Xhafajt, derisa të pranojë që nuk ka dhënë rekomandim nga Komiteti i Rinisë, që Luli të shkojë kamarier në Rinas në vitin 1990- 1991.

Tritan Shehu: Debat kundër Tërmet Peçit, i cili ka vizatuar një portret të Edi Ramës duke luajtur basketboll tek palestra e shkollës në Tepelenë. Debati do përqëndrohet tek disa elementë. E para, fakti që Edi Rama luan aty me brekë, mund të konsiderohet ngacmim seksual për vajzat e shkollës. E dyta, që Rama luan me uniformë të kuqe, të Partizanit të Olsit, ndërkohë që ai ka qenë me Dinamon dhe ka pas uniformë blu. Dhe e treta, që ka shumë rëndësi, është se aty duhet të vizatohej Zaçja, se ai është basketbollist tepelenas, dhe jo Rama. Por meqë Zaçe ka qenë burri i Marjeta Zaçes, deputete e PD, nuk e kanë vizatuar.

Myslim Murrizi: Ky duhet të merret gjerësisht me faktin që një mësuese në Lushnjë, kur është ulur në karrige, i janë dukur shalët nga poshtë. Në qoftë se nxënësit do të ulen poshtë tavolinës dhe do shikojnë nga mësuesja, ka shumë mundësi që t’i shikojnë të brendshmet, pasi ajo është veshur me fund.

Nga kjo duhet të nxjerrim udhëzim që mësuesja të shkojë në shkollë me pantallona, ose nëse është me fund, të mos ulet në karrige, pasi nxënësit në shumicën e kohës, rrijnë poshtë tavolinave. Myslimi duhet të përmendë faktin që kjo mësuese është militante e PS dhe e bën këtë për të joshur fëmijët demokratë në klasë.

Enkelejd Alibeaj: Ky duhet të shpjegojë se për të mos u akuzuar se ka lidhje me krimin, e ka çuar vëllain në Gjermani. Kjo, sipas tij, është garanci, që PD është e distancuar dhe larguar nga krimi.

Valentina Duka: Kjo duhet të flasë rreth situatës në Elbasan dhe faktit që ajo nuk shkon dot pranë popullit në Korçë, se ka frikë të kalojë në Elbasan. Për këtë, ajo duhet të kërkoj nga qeveria të shoqërohet me policë deri sa të kalojë Librazhdin. Nëse kundërshtohet kërkesa e saj, atëhere të akuzohet Taulant Balla si person me rrezikshmëri publike, pasi siç ka thënë Doktori, ai përdhunon femra të infektuara me SIDA.

Grida: Kjo të mësojë përmendësh fjalimin para se të flasë, duke bërë prova nga vendi. Të bëjë kujdes t’i referohet Lulit në fjalimn e saj, dhe jo Doktorit. Kjo duhet të bjerë në sy në sallë doemos. Të tjerat i ka merak vetë ajo, se nuk kuptohet çfarë thotë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *