FOTOT fantastike nga kishat e shpëtuara,  gati për “12 muaj në Voskopojë!”

Këto foto fantastike që tregojnë transformimin e Voskopojës janë publikuar në faqen Facebook të Ministrisë së Kulturës.

Pak ditë më parë ministrja Kumbaro pa nga afër ecurinë e punimeve ku theksoi se ndërhyrja që po bëhet  për restaurimin e objekteve të kultit është pjesë e programit  për Rilindjen Rurale me synimin, që pika si Voskopoja të jenë destinacion turistik në të 12 muajt e vitit.

Në Voskopojë janë katër kisha të cilat janë nxjerrë nga rreziku me një investim me mbi 12 milionë lekë të reja. Faza e parë e projektit për qendrën historike të fshatit turistik, ka përfunduar me restaurimin e strukturave në kishën e Shën Nikollës dhe Shën Marisë, ndërkohë që janë në proçes edhe manastiri i Shën Prodhomit dhe kisha e Shën Ilisë.

Projekti për rehabilitimin e qendrës historike të Voskopojës kap vlerën 365 milionë lekë të reja dhe përveç rikonstruksionit të 4 kishave përfshin edhe investime në infrastrukturën rrugore të fshatit.

2 komente në “FOTOT fantastike nga kishat e shpëtuara,  gati për “12 muaj në Voskopojë!””

  1. Flm says:

    12 miljon lek te reja per 4 kishat ?????…. investim qesharak sa per te thene qe ja “investuam”.
    Me ato leke vetem kangjellat mund te behen dhe te lyhen, pa le po te restaurosh mure dhe cati.
    Shiko o Edo mos te terheq veshin Erdogani qe i shperdorove donacionet.

  2. toni says:

    per VOSKOPOJEN duhet investim madheshtor se eshte qendra e dijes ne SHQIPERI e dini shkaterimet djegjen nga gjasme shqipetar

Lini një Përgjigje te Flm Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X