Ju flet radio Edi Rama

28 Shtator 2017, 17:52Politika TEMA

U takuan sërish qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës. Nuk folën për problemet e të dyja vendeve, por argëtuan opinionin me parulla patriotike. Në ditën kur u takuan matadorët tanë politikë, Gjermania nga aeroporti i Düsseldorfit i dëboi me një avion 106 shtetas të Shqipërisë dhe 44 shtetas të Kosovës. Ata nuk shkuan nga qejfi në Gjermani, por për shkak të varfërisë.

Nga Enver Robelli

Edi Rama bën atë që di më së miri: performansa artistike në skenën politike. Gjatë takimit me kolegun e tij kosovar ai tha se duhet të bashkohen ambasadat e dy vendeve. Foli për rëndësinë e Skënderbeut. Paralajmëroi themelimin e një akademie të përbashkët të shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë. Na tregoi se Ramush Haradinaj qenkësh bërë shtetas i Shqipërisë. (Sa për krahasim: një politikan zviceran, me prindër italianë, para se të merrte postin e ministrit të punëve të Jashtme të Konfederatës zvicerane dorëzoi pasaportën italiane). Me nonshalancën e tij tashmë të njohur Rama i dha një flakaresh Ramush Haradinajt sa i përket demarkacionit me kufirin me Malin e Zi, duke thënë se pret që shefi i AAK-së të shkëputet nga qëndrimi i tij opozitar lidhur me vijën kufitare me Malin e Zi. Ndërsa Haradinaj mund të jetë i lumtur me këtë kërkesë të Ramës, sepse mund të argumentojë para opinionit se edhe Shqipëria po insiston të tërhiqet nga pozicioni i tij, Lëvizja Vetëvendosje reagoi vakët – edhe pse shuplaka e Ramës e godet edhe këtë parti, e cila e ka kundërshtuar ashpër demarkacionin.

Në përgjithësi takimi i dy qeverive në Tiranë ishte një koncert me parulla patriotike dhe me përbetime simbolike, pa ndonjë vendim konkret. Ishte në vazhdën e takimeve, të cilave Edi Rama u jep shumë shkëlqim të rrejshëm, me flamuj me shkaba e me yje të Europës, me brohoritje për bashkim dhe me shtrëngim të muskulaturës atdhetare.

Për ekonominë nuk u fol. As për projekte të përbashkëta infrastrukturore. Ajo që quhet Rruga e Kombit ka mbetur e papërfunduar dhe sidomos segmente në rrethin e Kukësit janë tepër të rrezikshme për çdo udhëtar. Viadukte të mbetura në gjysmë apo të pafilluara fare, ndërprerje autostrade pa asnjë paralajmërim, lopë e kafshë të tjera që bëjnë korzo në autostradë, njerëz që ecin nëpër rrugën e shpejtë si të bënin një shëtitje në trotuar të bulevardit, vetura e kamionë që natën ecin pa drita dhe askund nuk shihet policia për t’i dhënë fund kësaj katrahure.

Për problemin e patateve të Kosovës që herë eksportohen në Shqipëri, herë bllokohen nga dogana shqiptare nuk u tha asgjë. Të dy vendet prodhojnë pak dhe importojnë shumë – nga Serbia, Greqia, Maqedonia, Italia, Kina, Gjermania. Nuk bëhet fjalë për teknologji, por për artikuj kryesisht ushqimorë, për biskota e makarona. Sepse kombi i madh shqiptar, kombi i Skënderbeut dhe i Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt s’ka kohë të merret me zhvillim të vendit. Kombi ka tema të mëdha. Sepse temat e mëdha na bëjnë të harrojmë se në vitin 2013 është nënshkruar një marrëveshje mes Tiranës dhe Prishtinës për heqjen e romingut. Natyrisht, nuk është hequr ende.

Para Haradinajt në Tiranë ishte për vizitë ministri i Jashtëm. Pastaj vrapoi atje edhe ministri i FSK-së. Në ditët në vijim me gjasë edhe ministra të tjerë do të shkojnë në Tiranë. Pa plan, pa ide, pa projekte, pa marrëveshje. Thjeshtë sa për të dalë në media, sa për të krijuar përshtypjen se po bëhet diçka. Një ish-koleg imi dikur saktësisht e pati përshkruar këtë fenomen: ekipet tona politike janë bërë si pleqtë e Bokshiqit. Njëherë vijnë për vizitë pleqtë e njërës mëhallë te mëhalla tjetër. Kur e mbarojnë vizitën, pleqtë mikpritës i përcjellin mysafirët deri te mëhalla e tyre dhe vazhdojnë atje vizitën. Pastaj kur të mërziten kthehen në shtëpi, por të shoqëruar me pleqtë e mëhallës mikpritëse. Kështu vizitat nuk ndalen kurrë, as pritje-përcjelljet. Këto gjëra edhe kushtojnë, dorën në zemër. Kolona me vetura, delegacione të mëdha, truproje, bujtje në hotele, dreka, darka, kafe, mëditje. Të ngjan Kosova si të ishte e pasur si Japonia dhe Shqipëria e pasur si Singapori. Në të vërtetë janë ndër vendet më të varfëra në Europë sa i përket të hyrave vjetore për kokë banori (Kosova me 7800 euro, Shqipëria me 8700 euro). Po Sllovenia? 24’400 euro. Më larg nuk po shkojmë.

Në ditën kur u takuan matadorët tanë politikë, Gjermania nga aeroporti i Düsseldorfit i dëboi me një avion 106 shtetas të Shqipërisë dhe 44 shtetas të Kosovës. Ata nuk shkuan nga qejfi në Gjermani, por për shkak të varfërisë. Një zëdhënës i policisë federale gjermane tha se avioni ishte nisur në drekë.

Para se të takoheshin qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës televizioni gjermano-francez emitoi një dokumentar mbi mbjelljen dhe kontrabandimin e kanabisit në Shqipëri – një biznes miliardash i mafias shqiptare. «Viteve të fundit vendi në brigjet e Adriatikut është shndërruar në prodhuesin më të madh në botë të kësaj droge – kjo favorizohet nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e shtrirë gjithandej». Sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar Kosova dhe Shqipëria janë një, vëllezër dhe aleatë.

Meqë klasat politike mbesin kryesisht të kontrolluara nga grupet e oligarkëve ekonomikë dhe nga strukturat parapolitike, gjasat për t’u integruar në BE po zbehen për çdo ditë, përkundër retorikës së Edi Ramës në Twitter dhe vajtimeve pothuaj të përditshme të politikanëve të Kosovës se Brukseli «po na trajton padrejtësisht». Ballkani perëndimor sërish është zhytur në tollovi, por për këtë nuk mund të kritikohet Europa, por oligarkët lokalë, të cilët po e udhëheqin Ballkanin dhe po i dëmtojnë proceset demokratike. Kështu tha Judy Dempsey në një intervistë për Radion Europa e Lirë. Dempsey, ish-korrespondente e Financial Times në Bruksel, është hulumtuese në Carnegie Europe dhe kryeredaktore e Strategic Europe. Oligarkët tanë politikë këto mendime nuk i marrin seriozisht. Janë të zënë me recitim parullash. Deri në emisionin e radhës: «Ju flet Radio Edi Rama». Propaganda e përparimit dalëngadalë ka filluar t’i përngjajë emisioneve të dikurshme të Radio Tiranës.

16 komente në “Ju flet radio Edi Rama”

  1. BB says:

    Robell, cke te na thuash per radion Sali Berisha, se me ato qe po na thua per Ramen, qe mori voten popullore je i pabesueshem e kopuk.

    1. AZ... says:

      Cdo te thote “BB”? MOS do te thote BIR BUSHTRE

    2. Endri says:

      BB. Nje person I zgjuar zotrote kur e voton qeverine te nesermen kalon direkt ne opozit me qeverine ne menyre qe ti behet presion qe ti te jetosh me mire. Sipas mendimit tend prej BLOZETARI nuk do besh kurre perpara. A nuk ben te njenjten gje prinderit tane me Enver Hoxhen?

    3. Raimond vlonjati says:

      Ato qe thote per Ramen i ka super te sakta

  2. oldman says:

    Nuk e di dhe nuk me intereson se ne cilin mulli e con ujin ky Enver Robelli, por ato qe shkruan ketu jane mjerisht te verteta qe nuk i ndryshon dot as demagogjia e Rames dhe aq me pak prezantimi i Haradinajt. Gjynah per shqiptaret, ne Ballkanin e shekullit XXI, qe jane akoma ne kerkim te identitetit europian!
    Pse Europa, nuk i bashkon Shqiperine me Kosoven nen protektoratin e saj? Te gjithe do te ishin te fituar:
    1.Kosova do te fitonte statusin e pavaresise pa kthim nga Serbia dhe njohje nderkombetare.
    2.Te dy provincat do benin realitet pa lufte dhe mundime endrren shekullore te bashkimit kombetar.
    3.Protektorati i perkohshem do ti mesonte shqiptaret qe te kuptojne prej verteti se cfare do te thote shtet.
    4.Por dhe Europa do ta kishte me te lehte per ti integruar me shpejt, te gjithe shqiptaret ne familjen europiane.
    5.Te vetmit qe dalin te humbur ne kete mes jane gangsterat e politikes qe kane uzurpuar pushtetin dhe pasurite kombetare. A nuk do ishte me mire per popullin shqiptar, ne te dyja anet e kufirit?

  3. genti says:

    Car kujton ti se ka ne dore me shume qeveria te beje per individin ?
    Nqs nuk rregullohet infrastruktura the ligji asgje nuk e ndihmon individin ne kuadrin e shtetit.
    Po te lene ca hale te besh shtet me ligje qe kur te vije e te investoje dikush ta kete mese te lehte punen te pakten nga ana ligjore.
    Ju nallanet e PeDes doni anarki dhe jo ligj .Sa qete ne pushtet i pate investitoret e huaj si sheh cakalli prehen dhe tani i fusni dhe nje
    pamflet qe te duket sikur po jua ndjen per vuajtjet e popullit. Pse nuk kerkoni me insistim ndeshkimin e shkaktareve te gjendjes duke filluar qe nga 1991 e deri tani ?
    Apo su vjen zeri ?
    Pse nuk cirreni per reformen ne drejtesi?
    Apo prap su vjen zeri?
    Nuk keni ju faj jo ,e ka fajin shtypi qe do te mbushe faqet.

  4. Zig zag says:

    Prodhuesi me i madh ne bote, po cllafos mor derezi. Po kanabisi yne eshte i colesise se ulet, i sasise se paparashikuar, dhe eshte pak. Pak or pak sben dot asgje me ate aq pak sa eshte…po boll me keto perralla. Prodhon, spanja, greqia, italia, maroku, libia per te mos folur per azine. Vetem me kte une them qe ti zoteri je thjesht mashtruesi i rradhes….pac sa me shume klikkme

  5. vito says:

    O Robell po çfar pret me shum nga ky sistem or amon , ky sistem nuk jeton dot pa korrupsion drog krim prostitucion pa antishqiptarizem pa mashtrim e pa vjedhje ,kto jan osionet qe ne i kemi pelqyer me shum kti sistemi , se qe the zotrote po tja heqesh kto opsione kti sistemi ky pastaj quhet komunizem , pikerisht kto qe permenda e ndajn kapitalizmin nga komunizmi , se komunizmi nuk ka as njeren nga kto opsione qe permenda lart , prandaj ne nuk e duam a kuptooove.

  6. aa says:

    Gorovelli eshte vertet kopik

  7. Flutura says:

    Enver (jo ai po ti) torobelli.

  8. Ylli says:

    z.Robelli…..ja ke fut kot.Qe te jesh i pelqyeshem ,duhet te shash Berishen.Kur televizioni gjermano -francez flet per kanabis ne mbare Shqiperine ,ju duhet te thoni ,po per Lazaratin e Saliut pse nuk thane gje ??.Kur lajmet flasin per 100 mije shqiptare qe kerkojne azil ,ju duhet te thoni ,vete iken ,si perzuri njeri ,tani qe kemi Rilindjen Urbane sa i papergjegjshem je qe iken nga Shqiperia.Kur pagat ,pensionet ,pagesat e Kempit kane 4 vjet qe bejne vendnumero ,ju duhet te shkruani ,po Pazarin e Ri pse nuk e vleresoni o mosmirnjohes qe vetem para doni.Kur paguajme me shume korent se 4 vjet me pare ,ju duhet te thoni ,mos i lini dritat ndezur sic i linit me Saline.Kur karburanti eshte me i shtrenhte se 4 vjet me pare ,ju duhet te thoni ,perdorni bicikletat qe sja u linte Saliu.Kur shqiptaret thone qe paguajme gjoba disafish me shume se 4 vjet me pare ,ju duhet te thoni ,po 5 mije lekshat qe ju merrte polici i Sales
    I harruat ?. Ka plot shembuj per tu ankuar ,por si kunderargument mos harroni te shkruani se fajin e ka Saliu.E keshtu z.Robelli do jeni ne rregull.Do ju duan ,do ju thurrin lavde si psh ” tu befte pena pushke” ,”bjeri qenit Sali” ,”je i madh” ,”je me Edin ,je me Zotin”,e te tjera dacibai majtiste.
    Porti i Durresit eshte i kosovareve tha Edi.Cudi se 4 vjet me pare zinin be ,qe ishte bere per serbet.Prandaj bej nje shkrim qe Sala e beri per serbet ,por ishte zgjuarsia e Lali Edit dhe e Lali Erit qe rruga u be per kisovaret.Te shohesh kur te te shkruajne ….marrsh nga ditet tona lali Robelli.
    Vetem mos guxo te shash Enverin (Dullen) ,Nexhmijen ,Lali Edin dhe Lali Erin ,se dhe kockat e stergjyshit do levizin ne varr.Kishte Spartak Ngjela qe shante Salen 10 vjet.E bene shqiptari me i zgjuar dhe me trim qe kishte pare historia e Shqiperise.Ka nje jave qe kritikon Edin ,e quajne te rrjedhur ,budalla ,psikopat ,skizofren.
    Llogjiken ,majtistet e kane amanet nga Enveri i cili mengjesin e hante me Dushanin ,dreken me Hrushovin, kurse darken me Cu En Lain.Ndersa mengjesin tjeter e kalonte me Zhoao Amazonas dhe shante 3 te paret.

  9. Ladi says:

    Respekte z. Robelli. Me mire se i ke thene s’ka me. Me keto “kaposhet maje plehut” kombi shqipetar (ose me saket ata pak banore qe vazhdonje te jetoje akoma ne trojet e vet) rezikon me shume se kurre te kaloje ne “patronazhin” Serb e Grek. Vetem zhvillimi i shpejte ekonomik dhe drejtesia per te gjithe jane faktoret qe na afrojme me Europen dhe me boten e civilizuar. Por fale ketyre poshtersirave qe drejtojne, s’ka gjasa qe keto te ndodhin.

  10. alphade says:

    Z. ” BB ” , Robello s’ ka cfare te thote per Sali Gerdallen. Shqiptaret
    po presin me ankth kur do ta shohin monstren e Vicidolit ne qeline
    313 ?!.

  11. Jimi says:

    Teper antipatik! Shkurt “torobell”

  12. M.1 says:

    SHOW nga te gjitha anet
    Ky kombi iSkenderbeut, iEdit, i Ramushit eshte dhe kombi yte apo jo?
    Korrupsioni dhe krimiduke par dhe show qe bejne politikanet per te gjitha ato akuza qe degjojme 27 vjet dhe asnje nuk ka aritur ne bangon e te akuzuarve shto ketu varferine detirojne shqiptaret te emigrojne,kerkojne azil ne mbar boten.
    Per sa i perkete mbjelljen e kanavisit nuk ndikon keq ne varferine qe ka pllakosur kudo,por kondrabanda eshte ajo qe flet Evropa se nuk eshte eligjeshme pa shikoni ne shtetin fqinje(Greqi)eshte eligjeruar dhe kontrolluar nga shteti
    Klasa politike ne Shqiperi bene sow por nje dite te gjitha ketu paguhen
    Per sa i perket 2 shteteve shqiptare urime dhe sa me shume bashkepunime.

  13. Toni says:

    Po te drejt ke more vella po ca te bejm nga e keqja me e madhe zgjodhem me te voglen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje