PËRPLASJA/ Kërkoi shkarkimin e tij, ministri i Brendshëm “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën: Nxin vendin tek ndërkombëtarët, Lazarati mbrohej prej jush

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar menjëherë pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili foli lidhur me krimin e organizuar dhe mbjelljen e bimëve narkotike.

Xhafaj i ka renditur Bashës një sërë mëkatesh që ky i fundit mban mbi supe gjatë kohës kur ka ushtruar punën e ministrit të Brendshëm.

Ai i ka kujtuar fshatin Lazarat ku policia ruante parcelat me kanabis dhe mbronte kultivuesit.

Më tej, kreu i Ministrisë së Brendshme shprehet se po vijon në mënyrë intensive lufta ndaj bimëve narkotike ku sipas tij deri më tani ka një përmirësim të ndjeshëm në hartën e drogës.

Të nxijë realitetin e vendit. Atë që je duke bërë çdo ditë në kancelaritë ndërkombëtare. Anjëherë nuk kemi thënë dhe s’do të themi që s’ka kriminelë dhe grupe kriminale.

Kemi pasur kurajon ta shohim të vërtetën në sy. Kemi pasur dhe do të kemi kurajon ta shohim të vërtetën.

Ka padyshim dy histori ose dy shembuj me trafikun e kanabisit. Një histori kur ju keni qenë në pushtet.

Ju keni qenë ministër i Brenshëm dhe në Dukagjin kanabisi mbrohej nga shteti. Gjithçka bëhej në mbrojtjen e shtetit dhe shteti nuk ka pasur guximin të hyjë.

Sot kemi një pamje tjetër për kultivimin e kanabisit. Ne kemi numrin më të ulët të kanabisit. Që do të bëjë që vendi të mos jetë më në listë,” tha Xhafaj nga foltorja e Kuvendit.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...