PËRPLASJA/ Kërkoi shkarkimin e tij, ministri i Brendshëm "dhëmbë për dhëmbë" me Bashën: Nxin vendin tek ndërkombëtarët, Lazarati mbrohej prej jush

28 Shtator 2017, 14:37Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar menjëherë pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili foli lidhur me krimin e organizuar dhe mbjelljen e bimëve narkotike.

Xhafaj i ka renditur Bashës një sërë mëkatesh që ky i fundit mban mbi supe gjatë kohës kur ka ushtruar punën e ministrit të Brendshëm.

Ai i ka kujtuar fshatin Lazarat ku policia ruante parcelat me kanabis dhe mbronte kultivuesit.

Më tej, kreu i Ministrisë së Brendshme shprehet se po vijon në mënyrë intensive lufta ndaj bimëve narkotike ku sipas tij deri më tani ka një përmirësim të ndjeshëm në hartën e drogës.

Të nxijë realitetin e vendit. Atë që je duke bërë çdo ditë në kancelaritë ndërkombëtare. Anjëherë nuk kemi thënë dhe s’do të themi që s’ka kriminelë dhe grupe kriminale.

Kemi pasur kurajon ta shohim të vërtetën në sy. Kemi pasur dhe do të kemi kurajon ta shohim të vërtetën.

Ka padyshim dy histori ose dy shembuj me trafikun e kanabisit. Një histori kur ju keni qenë në pushtet.

Ju keni qenë ministër i Brenshëm dhe në Dukagjin kanabisi mbrohej nga shteti. Gjithçka bëhej në mbrojtjen e shtetit dhe shteti nuk ka pasur guximin të hyjë.

Sot kemi një pamje tjetër për kultivimin e kanabisit. Ne kemi numrin më të ulët të kanabisit. Që do të bëjë që vendi të mos jetë më në listë,” tha Xhafaj nga foltorja e Kuvendit.

11 komente në “PËRPLASJA/ Kërkoi shkarkimin e tij, ministri i Brendshëm “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën: Nxin vendin tek ndërkombëtarët, Lazarati mbrohej prej jush”

  1. Klea Klea says:

    Ministri sapo erdhi ne detyre dhe i mori masat e duhura. Keto masa duan koh te zbatohen dhe sbehen per nje jav.

  2. ENXHI DEMIRASI says:

    ZOTI XHAFA KA PLOTESISHT TE DREJTE.KUR ISHTE PD NE PUSHTET NUK BERI ASGJE NE LIDHJE ME KETO CESHTJE .LUFTA KUNDER BIMEVE NARKOTIKE KA PATUR NJE PERMIRESIM TE NDJESHEM VERTET, DHE KJO DUKET NGA FAKTET .KESHTU QE BASHA NUK KA FAKTE KA VETEM FJALE VEND E PA VEND

  3. elsa seferi says:

    ne kohen e lulit lazarati ishte mbreteri krimi,ku femijet ishin ne grupet e bandave…me qeverin e rilindjes cdo gje ka ndryshuar,zoti XHafa mos bi pre e fjaleve te LULIT,ate as shoket e partise se tij se duan,vazhdoni punen sic e keni bere deri me sot

  4. Fatjon joni says:

    Thjesht mbetet per t’u pare, ministri basha e dime shume mire sa ‘diti’ ta beje punen e vet, tani ministri xhafaj, ka treguar se do dhe do te punoj per shqiperine, ka besimin e nderkombetareve epo nis te punoj per detyren qe sapo ka nisur.

  5. Anxhi Brahimi says:

    Bej nje krahasim te vetvetes me xhafen dhe dhe pastaj dili para popullit shqiptare!!!!

  6. viktori says:

    rrespekte zoti XHAFA , jeni kopetent per detyren qe ju kan ngarkuar .

  7. Enxhi Saliu says:

    Shum e drejte ajo qe thote xhafaj.Kush je ti qe kerkon llogari kur ne kohen tende mbroje lazaratin??

  8. sherifi says:

    Ketyre te opozites nuk u ka ngelur gje tjeter tani, vetem qe Rama e ka fajin edhe kur nuk bie shi nga qielli edhe kur bie shi.

  9. joel shkodra says:

    Jo zoterinj, te gjitha qeverite e meparshme e kane bere kete pune keq, por opozita e sotme e ka per detyre te kerkoje llogari jo per Xhafen, por per 4 vitet e kaluara, per te njejten qeveri e te njejtin kryeminister, se çfare ka bere per ndalimin e droges. Nese nuk kerkon llogari per kete e per te tjera, do te thote se nuk e kryen mire punen e opozites. E qeveritareve tane me ne krye “kokeministrin” e 4 viteve te kaluara aspak mos t’u vije keq qe u kerkohet llogari e te mos e kalojne lumin me fjalet “po ju me pare ç’keni bere”. Me kete lloj pergjigje asnjehere nuk do te ecim perpara dhe asnjehere asnjera opozite nuk mund te kerkoje llogari.

  10. Ilir says:

    Berisha dhe beniamini i tij, e kane akoma Zotin e Lazaratit ne Kryesine e PD-se, ?
    – Po.
    Atehere jane te pamoral per te kritikuar te tjeret. Ata dhe shpura e tyre nuk kane asnje te drejte te flasin per luften ndaj kanabisit sepse kur ishin ne pushtet, dhe jo pak kane qendruar, krijuan nje ambjent kriminal sepse Policia dhe krere te Politikes se PD-se bashkepunonin me kapot e Droges. Bashkepunim qe ka vazhduar edhe me ardhjen ne Pushtet te “Rilindjes” + LSI e Like Floririt.

  11. Realizmi Socialist says:

    Shume e drejte qe kerkohet llogari,kur kishte Lazarat, pse nuk kerkonte llogari PS e kamunistave dhe tani ankohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje