RAPORTI/ OSBE/ODIHR “vulos” zgjedhjet elektorale: Marrëveshja e 18 majit garantoi garë të lirë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin final për zgjedhjet e 25 qershorit, duke vlerësuar arritjen e marrëveshjes politike mes palëve për futjen e opozitës në zgjedhje, në bazë të të cilës garuesit zhvilluan një fushatë të lirë, ku u respektuan  liritë themelore.

Në raportin e OSBE vlerësohet se marrëveshja politike e 18 majit krijoi sfida për administratën zgjedhore, e cila rezultoi me një aplikim selektiv dhe të papajtueshëm me ligjin.

Sipas raportit politizimi i vazhdueshëm i organeve dhe institucioneve të lidhura me zgjedhjet, si dhe akuzat e gjera për blerjen e votave dhe presionin ndaj votuesve, hoqën besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Ndërsa vlerëson se dita e zgjedhjve ka qenë e rregullt, raporti vë në dukje edhe moszbatimin e plotë të disa procedurave në disa prej qëndrave të votimit, ku theksohet se ka pasur vonesa në fillimin e procesit.tch

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “RAPORTI/ OSBE/ODIHR “vulos” zgjedhjet elektorale: Marrëveshja e 18 majit garantoi garë të lirë”

  1. Dn says:

    Edhe ketu gjithe shqiptaret shperthejne gaz… kurse duhet me vajtuar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *