Zbulohet letra e fshehtë e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën: Dy herë e vura koburen në kokë dhe ...

28 Shtator 2017, 10:51Politika TEMA
Zbulohet letra e fshehtë e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën: Dy

NGA Dashnor Kaloçi

Letra e Mehmetit: “Në Përmet, në vend që shokët të më ndihmonin për t’u shprehur lirisht e pa kërcënime, për të thënë atë që mund ta quaja si të vërtetë, ata, në të kundërtën, më morën, më torturuan shpirtërisht, ma mbyllën gojën e më flakën prapë atje ku isha në ferrin prej nga vija”.

Dokumenti që po publikojmë më poshtë në këtë shkrim është një dokument arkivor, i cili i përket datës 10 dhjetor të vitit 1944 dhe aty bëhet fjalë për një letër autokritike të ish-Komandantit të Brigadës së Parë Sulmuese dhe njëkohësisht një prej udhëheqësve kryesorë të Divizionit të I-rë Sulmues të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe drejtuesit të luftimeve për çlirimin e Tiranës, Mehmet Shehut, drejtuar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare rreth gabimeve të tij, apo më saktë, ajo letër i drejtohej direkt Enver Hoxhës.

Në këtë letër autokritike të thellë, që gjeneral-major Mehmet Shehu i bën vetvetes, përpiqet të shpjegojë me pak fjalë të gjitha gabimet dhe fajet e tij të bëra gjatë periudhës së zhvillimit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri, ku ai komandonte njësitë kryesore ushtarake partizane, siç ishte Brigada e Parë Sulmuese apo Divizioni i Parë Sulmues, i komanduar nga gjeneral-major Dali Ndreu, ku Mehmeti ishte zv./komandant.

Nga vetë përmbajtja e letrës së shkruar nga Mehmet Shehu, duket qartë dëshpërimi i tij në lidhje me disa episode të ndodhura gjatë kohës së luftës, kur ai ishte Komandant i Brigadës së Parë Sulmuese, si p.sh, disa ekzekutime masive të bëra në Dumre, Orenjë, Martanesh, Divjakë etj. Por më shumë, bie në sy ndjesa e thellë që ai i kërkon Enver Hoxhës, në lidhje me çështjen e “Shpartallimit të Fraksionit Antiparti të Sadik Premtes dhe Anastas Lulës”, në vitin 1943.

Dhe kjo, pasi vetë Mehmet, Shehu që gjatë asaj kohe drejtonte Çetën e Mallakastrës, e cila në bashkëpunim me atë të Tepelenës, Skraparit dhe Vlorës, do të kishin nën përgjegjësi vëzhgimin dhe eliminimit e të gjithë pjesëtarëve të këtij fraksioni. Pikërisht për këtë arsye, Mehmet Shehu kërkon falje pasi edhe pse me ekzekutimin e Anastas Lulos, Xhemil Çakërrit, Neki Ymerit dhe Pali Terovës në vitet 1943-1944, nuk kishin mundur dot që të kapnin udhëheqësin kryesor të këtij grupi, Sadik Premten, i cili ishte arratisur në drejtim të Jugosllavisë.

Nga të gjitha sa shkruhen në këtë letër, ajo që dallohet në mes rreshtave është egoja e Mehmetit lidhur me qëndrimin që është mbajtur ndaj tij gjatë periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare, ku ai duket se e ka ndjerë veten të anashkaluar dhe mosvlerësuar nga udhëheqja e lartë, apo më saktë Enver Hoxha. Dhe siç e thotë edhe vetë, nga sedra e sëmurë, ai ka tentuar të vrasë dy herë veten duke vënë koburen në kokë, apo në të kundërtën, të tradhtonte duke u bashkuar me Harry Fultz-in…?!

Nuk dihet me saktësi se sa të vërteta ka brenda kësaj që shkruan ai, por po të kemi parasysh ngjarjen e 17-18 dhjetorit të vitit 1981, duket qartë se ajo çka ka shkruar në atë letër të dhjetorit të vitit 1944, nuk ka qenë thjesht një sajesë prej tij, por një e vërtetë e hidhur për të personalisht. Letra në fjalë, që po publikojmë në këtë shkrim, nuk është ajo origjinalja që ka shkruar Mehmet Shehu, por ajo është një përmbledhje e asaj letre, e bërë nga dikush pranë kabinetit të Enver Hoxhës apo Komitetit Qendror, ndërsa letra e Mehmet Shehut mungon në dosjen përkatëse nga është nxjerrë ky dokument.

Në pamje të parë, po të shikojmë me kujdes germat e makinës së shkrimit me të cilën është shkruar ajo letër, nxjerrim konkluzionin se ajo nuk është shkruar më pas, pra, nuk është e sajuar më pas për të rënduar pozitën e Mehmetit, por i përket dokumenteve të asaj periudhe. Por edhe nga sa më sipër, përsëri kjo duhet marrë me rezerva, pasi po të kemi parasysh lidhur me atë që shkruan Mehmeti: “…do të tregoja shenjat e para të tradhtisë duke u bashkuar me Fultz-in”, lë shumë hije dyshimi.

Kjo për faktin e thjeshtë se, në dhjetorin e vitit 1944, ende Harry Fultz nuk shihej plotësisht si armik e tradhtar nga ana e Enverit, ashtu siç edhe e shkruan Mehmeti në letrën në fjalë?! Gjë, e cila, pra letra e Mehmetit, duket se është e kurdisur apo më saktë e sajuar pas vdekjes së tij, (nga organet kompetente) për ta pasur si dokument origjinal të fajësisë së tij.

Kjo dhe për faktin, se një nga akuzat kryesore që i bëri atij Enver Hoxha, ishte ajo si “agjent i Fultz-it”. Gjithsesi, po ta marrim të mirëqenë këtë dokument, ajo nuk do të ishte hera e fundit që Mehmet Shehu do të shkruante letra të tilla apologjie. Një e njëjtë për të gjithë veprimtarinë dhe jetën e tij, do të shkruhej tri dekada e gjysmë më vonë, në 17-18 dhjetor 1981, natën e vrasjes misterioze të tij, e cila do të ishte letra e fundit dhe e lamtumirës së tij.

LETRA E MEHMET SHEHUT, DREJTUAR KOMITETIT QENDROR TË PKSH, MË 10 DHJETOR 1944.

Në letrën që Mehmet Shehu i drejton KQ të PKSH, më 10 dhjetor 1944, midis të tjerave shkruan: “Kam dëgjuar andejkëndej, por pa asnjë hollësi, se Partia jonë në këto kohët e fundit është duke bërë një kthesë me shumë rëndësi… Që nga Kongresi i Përmetit e deri më sot, një luftë e tmerrshme më ka brejtur brendësinë time. Kjo luftë ka pas qenë në mua edhe më parë, qysh kur isha në Brigadën e I, madje edhe më parë se të formohej Brigada, porse gjatë kohës në Divizion u gjenda në pozita shumë të vështira.

Gjendja ime u bë kritike dhe tragjike, dy herë kam vënë koburen përpara për të përfunduar njëherë e mirë në mënyrën më të turpshme për një komunist, të zhdukja veten time. Të vajtuarit si foshnjë, ishte bërë një zakon dhe i vetmi mjet shfryrjeje ngushëlluese për mua… Kushdo që reflekton pak mbi këtë gjendjen time tragjike, mund të pyesë dhe duhet të pyesë se si është e mundur që unë të kem mbërritur në një gjendje të këtillë, cilat janë shkaqet e kësaj gjendjeje.

Në Përmet, në vend që shokët e Komitetit Qendror ta bënin këtë pyetje seriozisht, në vend që të më ndihmonin për t’u shprehur lirisht e pa kërcënime, për të thënë atë që mund ta quaja si të vërtetë, ata, në të kundërtën, më morën, më torturuan shpirtërisht, ma mbyllën gojën e më flakën prapë atje ku isha në ferrin prej nga vija. E kur shoqja ime, Fiqreti, që ishte më afër se kushdo tjetër tek unë, më shihte duke vuajtur si ndonjë foshnjë. Atëherë cilat janë shkaqet?”.

Pastaj Mehmet Shehu thotë:

“1-Qysh përpara Konferencës së vendit, që u mbajt në Labinot, unë isha sekretar organizativ i Qarkorit të Vlorës. Në Labinot mora direktiva për të asgjësuar Xhepin, që kishte kurdisur komplotin kundër Partisë. Por meqenëse në atë kohë Xhepi punonte në Mallakastër, dhe largimi i tij nga Vlora e pati vënë në dyshim familjen, ky përfitoi nga rasti dhe më kërkoi leje për të shkuar për disa ditë në shtëpi. Unë i dhashë leje për pesë ditë që të qetësohej familja e tij. Ky, gabimi im, thotë M. Shehu, shkaktoi që Xhepi të na shpëtojë nga duart aty për aty”.

Pastaj ai thotë se, pas gjyqit që u zhvillua kundër fraksionistëve, “unë u hoqa nga përgjegjësia si organizativ pa asnjë shpjegim, pa asnjë sqarim. Jo vetëm kjo, porse aty-këtu ndiheshin fjalë se unë nuk kisha ditur si ta mbroja Partinë… Heqja e përgjegjësisë që kisha, për mua konsiderohet si masë e Partisë karshi meje, dhe mosdhënia shpjegim mbi këtë masë, më ka lënë të pakënaqur”.

“2- Kur isha komandant i Brigadës së I-rë, thotë ai, kam bërë faje të rënda, duke ekzekutuar elementë përgjegjës për faje dhe krime në Dumre, Orenjë, Martanesh, etj.”. Pastaj vazhdon, “faktet e njëpasnjëshme ma shtojnë pakënaqësinë dhe bindjen se Partia nuk më do dhe më shikon me sy të keq.

“3- Mbas luftës në Tendën e Qypit dhe forcat armike u dëbuan edhe nga Këlcyra, Brigada I, IV, dhe VI, u vunë nën urdhrat e një Shtabi Operativ, i cili do të koordinonte veprimet e të tri brigadave në sektorët Gjirokastër-Berat-Korçë. Në këtë kohë i shkrova një letër konspirative Dushanit, duke i shpjeguar se mendimi im ishte në kundërshtim me vendimin që ishte marrë mbi përbërjen e këtij shtabi”.

“4- Gjatë kohës në Brigadën e I-rë, m’u la përshtypja se Partia mund të kishte marrë ndonjë masë kundër meje, duke më përjashtuar pa më vënë në dijeni. M’u shtua akoma më tepër dyshimi kur pashë se në mbledhjen që u bë në Skrapar, me pjesëmarrjen e Tukut (anëtar i KQ), Fiqretit (përgjegjëse e Seksionit Politik) dhe timen (kandidat për në KQ) e Sadik Bocajt, mbledhja kryesohej nga Sadiku dhe si përgjegjëse e asaj celule u caktua Fiqreti.

Në Seksionin Politik shikohej konspiracion aq i madh e aq i kalbët, sa të linte të kuptoje se Partia s’kishte besim te mua, sa ai refuzonte t’i thoshte komandantit të Brigadës se cili partizan ishte anëtar partie. Pra, thotë ai, persekutim armiku, persekutim nga miqtë, persekutim nga shokët e Partisë. Po izolohem, po mbetem vetëm, njeri pa njeri si qyqar i përbuzur, i hedhur poshtë, i persekutuar”.

“5- Kur ishim në Verçë, thotë Mehmet Shehu, na vjen një urdhër operacioni nga Shtabi i Përgjithshëm, me anën e së cilit i caktohen detyrat Brigadës së I-rë, i caktohen objektivat si Polisi, Shkumbini, dhe Dumreja, të cilët duhet të mbërrinin në një datë të fiksuar rreth një muaji pas urdhrit të operacionit. Mbasi e mora dhe e shqyrtova këtë urdhër operacioni, konstatova se përcaktimi i objektivave në një mënyrë të tillë skematike, një muaj më parë se të mbërrinin, ishte i paarsyeshëm dhe se kjo gjë nuk mund të caktohej në një mënyrë të atillë.

Për këtë, thotë ai, i shkrova një letër shokut Enver se do të shkoja vetë në Shtabin e Përgjithshëm, por kur mbërrita në Shtabin e Përgjithshëm, gjendjen e gjeta të përgatitur kundër meje. Aty, pashë hapur se diçka po kurdise mbi mua në mënyrë përfundimtare.

6- Kur u formua Divizioni i I dhe u caktuan Dali Ndreu si komandant dhe Mehmet Shehu si zëvendëskomandant, Mehmet Shehu shkruan: “Unë isha i bindur, jo për mburrje ose për mbivlerësim të vetes, por në bazë të eksperiencës dhe të fakteve të luftës, se Daliu nuk ishte kurrë më i aftë se unë ushtarakisht. Për këtë gjë i ka kërkuar sqarime shokut Enver dhe pasi është thirrur, thotë se në atë mbledhje nuk u përfundua asgjë konkretisht. Por u mora, u torturova, m’u mbyll goja e u flaka prapë në kazanin e ferrit”.

“7- Kur po niseshim për në Veri, fillova të mbaj një ditar me shënime të përditshme. Në faqen e parë të ditarit dhe në shumë faqe njëra pas tjetrës, bëra një autokritikë, një rishikim të vetvetes dhe konstatova se ato që kisha thënë më parë nga gjaknxehtësia e kritika pa vend, herë-herë nënvlerësimi i mendimit të të tjerëve, të shpejtuarit në mendime etj. Pastaj thotë se këtë ditar me shënime e dogja më vonë. Nga të gjitha këto shënime, askush nuk di gjë, përveç Fiqretit.

8- Gjatë kohës në Divizion, kam qenë herë në një Brigadë e herë në një tjetër. Kjo ka qenë me të vërtetë një marrje nëpër këmbë, gjë e cila më ka dëshpëruar pa masë dhe më ka katandisur në gjendjen që parashtrova në fillim. Kur pashë se pranë meje u dërgua edhe misioni amerikan, atëherë m’u mbush mendja se dikush interesohej që unë të bija në grackë, të gjejë shkak që unë të tregoj shenjat e para të tradhtisë (të lidhem me Fultzin)”.

11 komente në “Zbulohet letra e fshehtë e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën: Dy herë e vura koburen në kokë dhe …”

  1. PO kur letra e publikuar nuk eshte orgjinalja. pse thoni ne titull ” Zbulohet letra e mMehmet Sheut derguar Enver Hoxhes ? Shkrime mashtruese ,ashtu su mashtron e shtremberon historine ku Dashnori i Kaloceve …….. Ne rastese e marimte vertet letren.athere pse duhej te bashkpunonte me Fullcin? Qemka e vertet se ai ka qene agjent i Fullcit. Pra Enver Hoxha ka patur te drejte kur e quane poliagjent…

    1. xhaferr deva says:

      te na rroje partia..desh me thone

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Mwhmeti dhe fiqireti mbanin rradhe per te hyre ke Fultzi.
    Persa i preket D’ali Ndreut ai vinte nga Akademia Ushtarake ne Rome
    Kurse Mehmeti nga shkolla bujqrsore e fulzit.
    Ne veri Mehmetit ja shpetoi bythenDaliu.
    Por ai nuk ja fali kurre Daliut.
    Dhe me vone Daliu bashke me te shoqen u Shperblyen me nga nje plumb mbas koke.
    Po’ Zoti eshte i drejte
    Mbas shume vitesh Mehmeti gjendet
    I mbuliar me batanije por para se tembulohej ja kishte fut vetes.Tani kjo letra nuk qenka me shkrimin e Mehmetit
    Kush p semes e ka shkruar.
    Ky milet ka ngrene bar tash 75 vjet.
    Po’ keto permbledhjet qe beni ju nuk hahen as me hudhra.
    Kjo leter duhet te jete futur aty ne kohen kur ky shpirtvogel, vrases u gjet i vrare.

    1. Lugati says:

      ku je firak e te rujte zoti….perhere i thjeshte dhe sakt..respekte

  3. Lisi says:

    Kjo nuk është letër e Mehmet Shehut !
    Kjo është një paçavure e montuar sipas oreksit të Kaloçëve .
    Jemi ngopur deri në fyt me dredhitë dhe intrigat e tyre desinformuese !
    Gazeta bën gabim që boton ” pa doganë ” shtrëmbërime të tilla !
    Refuzoj të komentoj këtë sallatë , që s’mund të quhet Letër e M. Shehut !

  4. Mentari says:

    Mehmet Shehu ishte negativizmi me i madh i Kombit shqiptar .Instigues i pameshirshem i Luftes se Klasave (Vellavrasje shqiptare) ne Shqiperi.Karrierist i terbuar per pushtet,Hipokrit dhe njeriu me i pa shpirt i kurtheve kunder shokeve te tij te Luftes dhe me ne fund na del e plote ajo qe ai vet ka deklaruar se do te Bashkohej me Harri Fulsin neqoftese ai nuk ngrihej ne pozita me te larta.D.M.TH ai a nuk donte ta e dinte per interest e shqiperise dhe as nuk ishte patriot etj. por ishte nje spekullator ne shtetin shqiptar dhe besoj se e meritoj ate Fund te keq qe pesoj nga Vepra edhe dora e tij famekeqe antishqiptare.Iku si qen sepse ishte qen. Mehmet Shehu ka vrare me doren e tij mbi 1000 shqiptare,ka djegur me doren e tij mbi 800 shtepi shqiptaresh qe edhe Serbi do ta e kishte zili si antihqiptar.

  5. Tarasi --- i Partise says:

    Nuk ka pasur ide te keqe,Ju tha dora ti kishte futur nje plumb komandantit qe atehere
    e pastaj t’ja hiqte edhe vetes e te shkonin ne picke te semes te dy bashke.

  6. Shoku shpati says:

    Dy here paska dashte te ” vrase” veten
    Te trete ja “paska mate”tamam.
    O mortja qe su ha
    Megjithate ai ishte kriminel

  7. Ylli says:

    Meqe disa nuk bunden qe nuk eshte leter e Mehmetit ,lexoni letren e Mehmetit per Dushan Mugoshen dhe letren po te Mehmetit per Enver Hoxhen naten para vetvrasjes.
    Te e para te vine zorret ne fyt kur ky ( Mehmeti) i shkruan Dushanit…..sa dua te vish perseri brate ,e te shikosh me syte e tu sa jemi rritur !!!.Ishte viti 44 dhe Mehmeti ishte bere nje kriminel profesionist.Donte qe Dushani te shikonte me syte e tij monstren qe kishte edukuar.
    Te letra e dyte ,ndermjet qurravitjeve dhe lepirjet qe i bente Enverit ,nga fundi shkruan ….Enver ,amanet femijet dhe Fiqireten.Kishte harruar monstra qe Enveti ishte perbindesh.Enver Hoxha e shkerdheu familjarisht Mehmet Shehun shokun 40 vjecar te armeve.
    Ky ishte Mehmet Shehu….kriminel ,xhelat dhe mizor ,nje monster i krijuar nga Dushan Mugosha dhe i shfrytezuar nga Enver Hoxha .

  8. korani myzeqes says:

    SI ka mundesi qe historin e PPSHse dhe antarve te byros politike te sistemit te shkuar e bejn vetem te persekutuarit familjaret e te pushkatuarve nga ai regjim dhe zogistet te gjith antishqiptaret shkruajn per kohen e xhaxhit ,kaq mir e kan studjuar politiken e tij kta kopila , si duket qenka e vertet kur thon qe te persekutuarit kan qen bashkepuntor te sigurimit te shtetit ,kte e tregon fakti se politiken e athershme e kan pas per zemer.nuk thon kot gjarpri si tregon kurr kembet e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje