Amanda Bennett: Propaganda më e mirë është e vërteta

Drejtoresha e Pergjithshme e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, në RTSH 1 se edhe në kushtet e cunamit të informacionit e vërteta vazhdon të mbetet propaganda më e mirë. Znj. Bennett pohoi se gazetaria po kalon kohë të vështira sa I përket lirisë së medias, në Ballkan, ashtu si edhe në të gjithë globin.

“Shoh probleme me lirinë e shtypit në këto 5 vende, por shoh edhe pak shpresë. Dhe shoh gazetarë të rinj që përpiqen, lexojnë, mësojnë dhe përpiqen të zgjerojnë hapësirën e lirisë së medias”, i tha znj. Bennett gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Zërit të Amerikës, një ndër betejat e gazetarisë së vërtetë është edhe ajo me fake news (lajmet fallco) dhe post-truth (përtej së vërtetës).

“E di që nuk është e lehtë për ta fituar këtë betejë, por nuk dua që njerëzit të përdorin termin fake news. Sepse në momentin që t’i thua fake news, ke hedhur një premisë. Nëse është fake/fallco, atëherë nuk ka si të jetë lajm. Lajm është ajo që është e bazuar mbi një fakt, jo ajo çfarë ti perception apo ajo që ti mendon se është fakt”, u shpreh znj. Bennett në RTSH 1.

“Gjëja e parë që duhet bërë është që nuk duhet pranuar një gjë e tillë si post truth (përtej së vërtetës). Nuk ka gjëra përtej së vërtetës”, tha drejtoresha e Përgjithshme e Zërit të Amerikës.

Znj. Bennet e sheh perparimin e teknologjise, e sidomos internetit, sa si kërcënim për punën e gazetarëve, por edhe si një mjet në shërbim të tyre.

“Tani shohim që interneti dhe cunami i informacionit janë kërcënim për punën tonë, por në anën tjetër është edhe një ndihmë më e madhe sepse ne tani tek Zëri i Amerikës mund t’i arrijmë audiencat shumë më lehtë me mjetet që kemi në dispozicion. Pra, është kërcënim, por në anën tjetër interneti është edhe instrument.”

2 komente në “Amanda Bennett: Propaganda më e mirë është e vërteta”

  1. D.Nerguti says:

    Lirine shtypin ,moj zoje shteti juaj e ka perkrah ne nje menyre shume te cuditshme si ne shqiperi si ne kosove:nuk ka lane gazete pa financuar nga kryqfjale tek gazetat porno ne kosove…Ama te vetmen gazete te pamvarur, nuk e ka perkrah, edhe pse kerkesa jone ishte vetem 3000 marka germane per te financuar formimin e nje grusht studente ne ´faqosjen’ e gazetave nga nje shoqe prej gazetes svicerane le Quotidien,qe ka pas pranuar me punue falas… Republika nuk ishte ne vjen e ´partisé qe donte njereze ´flexible ´ alla baton e veton..
    Njete keni vepruar edhe ne Shqiperi,pra ….
    Shyqyr qe interneti po na mundeson pak liri se po te ju kishim pritur…

  2. Zeri i Vertetes says:

    Kjo zonja amerikane, Amanda Bennet drejtoreshe e VOA duhet ta dije qe po takoi Lutfi Dervishin ne Tirane eshte njesoj sikur te kete takuar dhe folur me tere bagetine e Kukesit. Kjo eshte ngjarrje e rendesishme per Zerin e Amerikes se tregon qe ky program drejtohet per kafshet dhe te takosh Luton me Rudinen ne Albanistan ke takuar edhe Ylli Guren dhe Ervis Nacin dhe tere hoxhallaret e tij qe pellasin perdite dhe dhjesin nga goja kunder perendimit. Kalofsh sa me mire moj Amanda ne Shqiperi e po deshe na bej ndonje nder na mer ndonje nga keta bagetite ne Washington te shpetojme nga marrezite e tyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X