Dënglat e Lulit si opozitar i “fortë”

29 Shtator 2017, 19:42Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Luli të enjten në Parlament, kërkoi të na mbushte mëndjen me dëngla se “ishte një opozitar i fortë, se denonconte krimin, bandat”, madje kërkoi me ultimatum edhe shkarkimin e Ruçit dhe Sejdinit, dy titullarëve legjitimë të zgjedhur me votën e lirë, i pari nga shumica e deputetëve, madje edhe nga PD, kurse i dyti nga shumica e qytetarëve të Elbasanit.

Dënglat e Lulit nuk kishin të mbaruara ditën e seancës parlamentare, madje ai kërkoi të ndërsente edhe ndonjë prej “prurjeve të reja”, por u duk qartë se gjithçka ishte bllof dhe turp për PD. Luli foli gjatë në foltoren e Partlamentit për “lidhjet e pushtetit me bandat”, por nuk tha asgjë për bandat në kohën e qeverisjes së tij, nuk tha asgjë për rolin e bandave në kohën e qeverisjes tij, në zgjedhjet vendore dhe qëndrore, nuk tha asgjë për lidhjet dhe rolin e “të fortëve” gjatë qeverisjes tij në emërimet , largimet dhe tenderimet që bëheshin me celularë nga kafenetë dhe restorantet.

Dënglat e Lulit, dukeshin më tepër si “shpërthime nga zori, nga sikleti, nga turpi”, duke dashur ti tregojë Ramës, dhe më tepër se atij, servilëve të tij se “ja edhe unë po bëj opozitë të fortë”. Ngritja dhe trashja e zërit nga Luli, të kujtonte çadrën, pasi ishin po ato denoncime dhe akuza nga ku ai kërkonte “largimin e qeverisë, të kryeministrit, zgjedhje të lira, votimin elektronik” apo dhe kur nisi dëshpërimisht ti bënte karshillëk edhe ndërkombëtarëve, dhe broçkulla të tjera. Duke dashur të bëjë opozitën apo edhe opozitarin, Luli po kërkon të krijojë mendimin se e ka “seriozisht” për të larguar vëmëndjen nga kriza e thellë që ka në gjirin e PD, e cila duhet thënë se me situatën në të cilën gjendet kjo parti, ardhja në pushtet duket dekada larg.

Opozita e Lulit sot është me një këmbë jashtë dhe me një këmbë brenda Parlamentit, është e vakët dhe krejtësisht një lojë e trashë. Asnjë demokrat dhe më e keqja, asnjë prej të vetëve në grupin e tij parlamentar, nuk e beson më Lulin, pasi e ka kuptuar se opozita e tij imposton veten duke u bërë i pabesueshëm, dhe kompromentues. Kjo situatë e krijuar ka ardhur nga problemi themelor që ka sot PD me liderin e saj të vetëzgjedhur, me legjimitetin e tij. Kauza e shumicës dërrmuese të demokratëve sot është vota e lirë, humbja e thellë e 25 qershorit, manipulimi me zgjedhjet farsë të 22 korrikut, dhe degradimi i strukturave në rrethe.

Duke u ndalur tek dënglat e Lulit, mjafton të kujtojmë se, dy pika të rëndësishme të marrëveshjejes Basha –Rama, ishin ndryshimet Kushtetuese dhe ato Zgjedhore, por duket se gjithçka po zvarritet nga vetë ai. Nga ana tjetër, duke parë rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, Luli e kuptoi se nuk e rrëzon dot Ramën nga pushteti, sepse nuk ka shumicën e votave, ndaj po orvatet që të krijojë aleanca të reja opozitare për të synuar pas 4 viteve pushtetin. Duke parë se Ramën nuk e rrëzon kollaj nga pushteti, Luli pothuajse e ka grisur marrëveshjen me të, dhe po tenton të bashkohet me LSI. E gjitha kjo mund të bëhet (sipas planeve të Lulit) për të marrë kryeministrin pas 4 vitesh, sepse nuk shihet si zgjidhja e duhur, pasi ndryshimet Kushtetuese dhe ato Zgjedhore janë kërkuar pikërisht nga demokratët.

Duke parë Lulin se si bën “opozitarin” në Parlament, mendoj se ka ardhur koha që kjo farsë dhe shfaqje e shëmtuar të marrë fund. Kjo për faktin se PD sot, është e mbushur me sherre dhe qejfmbetjet brenda kryesisë, brënda strukturave dhe degëve të saj, dhe do të zgjatin pafundësisht deri në ardhjen e një kryetari legjitim. Kjo natyrisht kërkon një betejë jo të mbyllur, jo një fitore pa lavdi të Bashës, (duke përdorur si vegla Jeminët) dhe humbje të kundërshtarëve të tij që janë shumica në parti. Pavarsisht se Luli u ka thënë “të qëndrojnë e të kontribuojnë brenda PD pa mbjellë përçarje e shpallur fraksione”, duket se shumica e antibashë, nuk duan të kthehen mbrapsht, ata nuk do t’i binden Lulit, ashtu si edhe prurjet e reja, po mërziten para kohe me dënglat e tij. Çarja e madhe ka nisur, ajo ka ardhur pas krisjes, dhe ka gjasa të përfshijë brënda saj të parët pakicën e jeminëve, që besojnë akoma tek Luli dhe kunati i tij.

3 komente në “Dënglat e Lulit si opozitar i “fortë””

  1. agimi says:

    IK MOR LUL MUTI ..IK MOR QEN SE DHE MIJTE E PARLAMENTIT NUK TE BESOJNE LE ME POPULLI…////

  2. Lola says:

    Kot e ke zoti Ajazi, që kërkon ta paraqesësh PD-në si Parti normale, ku problemi është Basha… PD u krijua si një çerdhe hajdutësh, kriminelësh, ish (llumi) sigurimsat, fundi i kazanit i shoqërisë së degraduar shqiptare të diktaturës, një gropë septike që,… thjesht tani ju hoq “kapaku” dhe u dukën krimbat dhe era kutërbon gjithandej…! Politika shqiptare e këtij “tranzicioni” të famshëm, është e kalbur, por PD-ja është llumpeni i saj…(!) Ç’mu kujtua tani barsoleta: Ndryshimi i putanës nga karaputana, është se … karaputana është përjashtuar nga bordellua për… imoralitet…(?!) . Kuptohet që “karaputana”, është PD-ja e shpellarit, që tani është bërë si “muti pas shiut”… ! (Të më falin lexuesit për fjalorin banal…)

  3. Anna says:

    Interesante…si upuqen idete ketyre morrave qe nga shkrusi i artikullit tek komentueseit ptu sherbetore te gjerizeve mete qelbura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje