Vasili: Rama u flet inspektorëve për veshjen, vetë shëtit në takime i veshur si damlla

Kreu i grupit Parlametar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të  kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, lidhur me veshjen e punonjësve në dogana.

Përmes një postimi në facebook Vasili i kujton Ramës stilin e tij të veshjes kur shkonte në takime zyrtare në botë.

“Ky për vete bën lajm kur vete nëpër bote i veshur si damlla dhe për këtë është bërë njeriu-barcaletë botërore, po për të kjo është normale, bile është edhe qejf i madh, megjithëse Shqipërisë i nxihet faqja për shkak të këtij”- thotë Vasili.

POSTIMI I VASILIT

Kryeministri-barcaletë u flet inspektorëve për veshjen…

Ky shkollëpakti paska hallin e veshjes së inspektorëve. Humor që të gajas…

Ky për vete bën lajm kur vete nëpër bote i veshur si damlla dhe për këtë është bërë njeriu-barcaletë botërore, po për të kjo është normale, bile është edhe qejf i madh, megjithëse Shqipërisë i nxihet faqja për shkak të këtij.

Këtë standard karagjozësh dhe shteti karagjoz ka vendosur pa kthim po vetë ky njeriu-barcaletë, ndaj çfarë u kërkon të tjerëve?

Sa për përgjegjësinë për biznesin e ka të gjithën po ai, pasi po vetë e ka pasur timonin dhe tepsinë e tatimeve, doganave e gjithçka dhe po ai, duke i përdorur ato, dhunoi bizneset dhe u shkatërroi besimin e tyre.

Lajmërojeni shkollëpakun që i ka pasur vetë tatimet, doganat etj. Pasi ky s’di gjë dhe bëhet qesharak në llafazanërinë e tij ambulante

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...