Vasili: Rama u flet inspektorëve për veshjen, vetë shëtit në takime i veshur si damlla

29 Shtator 2017, 15:52Politika TEMA

Kreu i grupit Parlametar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të  kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, lidhur me veshjen e punonjësve në dogana.

Përmes një postimi në facebook Vasili i kujton Ramës stilin e tij të veshjes kur shkonte në takime zyrtare në botë.

“Ky për vete bën lajm kur vete nëpër bote i veshur si damlla dhe për këtë është bërë njeriu-barcaletë botërore, po për të kjo është normale, bile është edhe qejf i madh, megjithëse Shqipërisë i nxihet faqja për shkak të këtij”- thotë Vasili.

POSTIMI I VASILIT

Kryeministri-barcaletë u flet inspektorëve për veshjen…

Ky shkollëpakti paska hallin e veshjes së inspektorëve. Humor që të gajas…

Ky për vete bën lajm kur vete nëpër bote i veshur si damlla dhe për këtë është bërë njeriu-barcaletë botërore, po për të kjo është normale, bile është edhe qejf i madh, megjithëse Shqipërisë i nxihet faqja për shkak të këtij.

Këtë standard karagjozësh dhe shteti karagjoz ka vendosur pa kthim po vetë ky njeriu-barcaletë, ndaj çfarë u kërkon të tjerëve?

Sa për përgjegjësinë për biznesin e ka të gjithën po ai, pasi po vetë e ka pasur timonin dhe tepsinë e tatimeve, doganave e gjithçka dhe po ai, duke i përdorur ato, dhunoi bizneset dhe u shkatërroi besimin e tyre.

Lajmërojeni shkollëpakun që i ka pasur vetë tatimet, doganat etj. Pasi ky s’di gjë dhe bëhet qesharak në llafazanërinë e tij ambulante

6 komente në “Vasili: Rama u flet inspektorëve për veshjen, vetë shëtit në takime i veshur si damlla”

  1. agron says:

    KY NJERIU BARCALETE ISHTE KRYEMINISTRI YT PER SHUME VITE DHE TI I DASHUR HAJDUT NUK BEJE GEK MEK KUR TE LEVERDISTE MOS FLISJE!!!
    PRANDAJ DUHET TE LASH GOJEN KUR FLET PER RAMEN! SEPSE EDHE NJE FEMIJE E KUPTON QE JU SHANI DHE LAVDERONI NE VARESI TE FAKTIT NESE KENI FETA NGA PUSHTETI PER TE SHQYER APO JO! KUR JENI NE PUSHTET TE KEMI PARE QE EDHE RAMA ESHTE I SHKELQYER, PO EDHE BERISHA ESHTE I MIRE! SA BINI NGA PUSHTETI MENJEHERE FILLONI OFENDIMET! TI JE THJESHTE KARAGJOZ ME SHKOLLE DHE NEN UDHEHEQJEN E MONIKES TA KENI TE SIGURT QE DO SHKONI PER LESH SI PARTI!
    SUKESE NE JETE

  2. Populli says:

    I gjori Vasil i gjori qe s’gjen dot tjeter motiv te beje opoziten!

  3. LSI dhjere says:

    Vasil, je nje BOLE e madhe ose koqe. Zgjidh e merr.

    Po ske pune tjeter o debil, megjithe keto problematika qe ka vendi po do shofesh breket dhe kepucet e Rames.

    Shif floririn e Likes, sa po rrtet ne tregjet valutore

  4. Adi says:

    Je shume injorant ne te shprehur!

  5. miku says:

    Po le nam o lofoqe ……………. qe na venc buzet aty ku ben perrrrrrrrrr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje