VIDEO/ Hije skandali mbi aktivitetin “Grassroot-s” të UEFA-s, si zhvillohet në vënde të tjera dhe si e organizon FSHF-ja

29 Shtator 2017, 19:12Sociale TEMA

UEFA ka vendosur që t’i japë Federatës Shqiptare të Futbollit zhvillimin e projektit të aktivitetit “Grassroots” që ka si synim zhvillimin e futbollit tek të rinjtë.

Një aktivitet i tillë që menaxhohet nga ana e insitiucionit të futbollit shqiptar, ka një mbështetje të madhe nga ana financiare e UEFA-s që akordon një fond me shumë prej 100 mijë eurosh.

Ky aktivitet ka si qëllim movimin e futbollit tek fëmijët e çfarëdolloj moshe, në mënyrë që masivizohet si sport dhe fëmijët të mësojnë rregulla,t dhe lojën e futbollit në fusha sportive cilësore.

Një aktivitet i tillë po zhvillohet prej disa ditësh në qytetet kryesore të Shqipërisë, dhe ajo që vihet re është abuzimi i dyshimtë që Federata Shqiptare e Futbollit po bën.

Kjo për faktin se FSHF-ja nuk po i përmbahet rregullave që ka si synim ky aktivitet, pasi ndeshjet e fëmijëve duhet të zhvillohen në fusha të improvizuara mini-futbolli me bar artificial.

Por, ajo që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit është skandaloze!

Siç mund ta shihni dhe nga fotot që janë publikuar nga vetë FSHF-ja, ato jo vetëm që nuk i ka bërë me bar artificial që fëmijët të luajnë në kushte komode, por ka bërë një organizim qesharak duke e zhvilluar këtë aktivitet në trotuarë dhe rrugë.

Diçka që është mjaft e rrezikshme për fëmijët!

Në konferencën e sotme për shtyp sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, u mundua që të justifikohej duke thenë:

“Thelbi i aktivitetit të ‘Grassroots-it’ është zhvillimi i ndeshjeve në rrugë. Në disa shtete zhvillohet në fushë, por në disa të tjera zhvillohet edhe në rrugë. Është aktivitet i përvitshëm dhe është zhvilluar gjithnjë në rrugë në vendin tonë dhe kemi marrë përgëzime nga UEFA”, u shpreh Shulku.

Por, diçka e tillë nuk është aspak e vërtetë pasi në pamjet e më poshtë po ju tregojmë disa aktivitete të projektit “Grassroots” që zhvillohet në vende të tjera ,dhe mund të bëni vet dallimin!

Se ku shkojnë paratë atë vetëm FSHF-ja e di… e cila ka qenë në qëndër të akuzave dhe për abuzimet me fondin e solidaritetit./Përgatiti Fatjon Baze/

3 komente në “VIDEO/ Hije skandali mbi aktivitetin “Grassroot-s” të UEFA-s, si zhvillohet në vënde të tjera dhe si e organizon FSHF-ja”

  1. shqiptari says:

    Mire e ka Shulku,se keshtu shpenzimet jane me te pakta qe te hane te pangopurit.Fatkeqsisht, ky eshte realiteti i hidhur per femijet tane,nuk kane ambiente ku te luajne futboll.Nese zoti Shulku u sugjeron rrugen per te luajtur,le te gjeje nje rruge te sigurte ku nuk qarkullojne automjete.TURP per FSHF qe udhehiqet nga koketrashi i pangopur e fuqiplote.Faji nuk eshte vetem i tij,por edhe i Lali Erit,i cili ne vend te ktheje nje lulishte ne ambient argetimi per femijet,lejon ndertimin e pallateve.Po ku do tu veje shpirti ketyre njerezve qe nuk shohin asgje pertej portofolit te vet?

  2. Lalai says:

    O Ilir Mera ashtu Shulku se u ngaterrova…
    Ti byrazer nuk je vecse nje FESHKULL I FSHF
    Dmth je Mashkull Femër….=Feshkull

  3. Lalai says:

    O Ilir Meta ashtu Shulku se u ngaterrova…
    Ti byrazer nuk je vecse nje FESHKULL I FSHF
    Dmth je Mashkull Femër….=Feshkull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje