Bie nga kati tretë nëna e foshnjës 8 muajshe, Spitali Amerikan i përgjigjet thirrjes për ndihmë. Kirurgët e mirënjohur 8 orë operacion

Spitali Amerikan  i përgjigjet  thirrjes për ndihmë të familjes së gruas  e cila u rrëzua pak ditë më parë nga kati i tretë i banesës, duke pësuar fraktura të rënda në trup dhe fytyrë.

Me anë të një video e cila u bë virale në rrjetet sociale, rasti i nënës së re që ka një foshnje tetëmuajshe,u bë i njohur edhe për stafin e këtij spitali dhe reagimi ishte i menjëhershmëm. Brenda pak kohësh Najada Çelsula, do ketë mundësinë të rekuperohet plotësisht duke mbajtur sërish në duar vajzën e saj të vogël.

Gruaja i është nënshtruar për 8 orë me rradhë dy operacioneve paralele nga dy kirurgët e specializuar, të cilët me sukses arritën të bëjnë të mundur që shumë shpejt ajo t’I kthehet normalitetit.

Familja në pamundësi ekonomike kërkonte ndihmë,pasi operacione të tilla kushtojnë shumë dhe ne me ndërhyrjen e sotme jemi të kënaqur që i kemi ardhur në ndihmë jo vetëm kësaj gruaje të re, por edhe atyre mijra shqiptarëve të cilët u prekën nga ngjarja”,shprehet kirurgu ortoped Tonin Alia, një prej kirurgëve që e operoi për frakturat në trup,ku në pjesën e gjurit gruas iu vendos edhe një protezë, pasi këmba i ishte thyer tërësisht.

“Puna ime ishte më e vogël në krahasim me nderhyrjen e kirurgut maksilofacial austriak i cili qëndroi në sallë për më shumë se 5 orë, pasi frakturat e fytyrës që kishte gruaja ishin tepër të rënda. Doktor Emeka Nkenke me të cilin bashkëpunon spitali Amerikan erdhi enkas nga Viena për këtë rast”,sqaroi kirurgu Alia.

Ndërkohe Dr . Emeka Nkenke shton se frakturat e pacientes në pjesën e nofulllës ishin shumë të rënda. Nofulla kishte pësuar dëmtime të shumta e shpërbërë totalisht. Ndërhyrja konsiston në bashkimin e këtyre pjesëve të thyera duke i lidhur ato me një material i cili është komplet i pa dukshëm nga jashtë dhe duke bërë që zonjës Najada të mos i mbetet asnjë shenjë e dëmtimit.

E gjithë kjo ndërhyrje në një zonë shumë të vështirë të trupit të njeriut siç është nofulla do të merrte rreth 8 orë operacion shton Dr. Emeka Nkenke. Falë sensibilizimit dhe gadishmërisë së Spitalit Amerikan,Najada do të ketë një jetë normale. Ky është vetëm një nga dhjetra persona në nevojë, të cilët kanë pasur nevojë për shërbim të specializuar mjekësor, të cilëve i është përgjigjur me solidaritet Spitali Amerikan.

Operacione të vështira dhe shumë të shtrenjta janë kryer falas nga stafi më i specializuar i mjekëve të këtij spitali. Muajt e fundit pjesë e ekipit mjekësor janë bërë disa mjekë të mirënjohur të cilët kanë punuar në spitalet më me emër të Europës.

Falë këtij vizioni dhe solidaritetit që tregohet, Spitali Amerikan sot nuk ka asnjë dallim për standarded me spitalet europiane. Qytetarët nga ana tjetër,munden të marrin në vendin e tyre ato shërbime mjekësore, për të cilat më herët duhet të shpenzonin më shumë para dhe kohë në spitalet jashtë vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X