DETAJET/ Vijojnë hetimet mbi "luftën" në Laprakë, ja si u "sharrua" lokali me plumba

30 Shtator 2017, 13:29Kronika TEMA

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë qe ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 4 persona u plagosën me armë zjarri në ambientet e një lokali.

Dy vëllezër, tashmë të shpallur në kërkim, dyshohet të jenë autorët e sulmit, që fatmirësisht nuk pati viktima. Dyshohet se motiv ka qenë një konflikt i ndodhur 24 orë para ngjarjes mes dy vëllezërve dhe pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja.

Sipas burimeve, objektivi ka qenë pronari, por nga të shtënat janë plagosur edhe 3 klientë që nuk kishin lidhje me përplasjen e mëparshme mes protagonistëve.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën “Gjergj Legisi”, në Laprakë, kohë kur në sallën operative ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Eljon Leka, 31 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, dhe klientët Avni Biberi, 46 vjeç, Bujarin Mrisha, 39 vjeç, e Bledar Gusturami, 33 vjeç. Policia tha se të katër të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa po punohet për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, vëllezërit Arben e Astrit Seferi, 35 e 32 vjeç.

NGJARJA

“Rreth orës 18:40, kemi marrë njoftim se në rrugën ‘Gjergj Legisi’ janë plagosur me armë zjarri disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E.L., 31 vjeç, B.M., 31 vjeç, B.K., 33 vjeç, dhe A.B., 46 vjeç. Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre”.

Ky ishte njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës në lidhje me ngjarjen. Burimet thanë se dy autorët e dyshuar, vëllezërit Arben e Astrit Seferi, nga Puka, kanë shkuar te lokali me emrin “Arlind”, tek ishkombinati “Josif Pashko”, që është në pronësi të familjes së njërit prej të plagosurve, Eljon Leka, po ashtu nga Puka.

Njëri prej vëllezërve ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të lokalit, ku ndodheshin edhe klientë të tjerë, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur. Plumbat kanë goditur edhe një makinë që ndodhej e parkuar para lokalit. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe 31-vjeçari Eljon Leka, i cili ishte objektiv i sulmit.

HETIMI

“Lufta” në lokalin e familjes Leka, tek ish-kombinati “Josif Pashko”, në Laprakë, dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti që Eljon Leka ka pasur me vëllezërit Seferi. Ky konflikt ka ndodhur një ditë më parë, në lokalin e dy vëllezërve, që ndodhet pranë gjimnazit “Aleks Buda”, po në Laprakë.

Nuk dihet me saktësi se për çfarë arsyesh ka ndodhur përplasja mes tyre, por megjithëse ishte menduar si i mbyllur ky konflikt, gjakrat janë nxehur kur palët u panë dje rastësisht në rrugë. Pas këtij momenti, dy vëllezërit kanë qëlluar me armë në drejtim të lokalit të Lekës, duke plagosur atë dhe 3 klientë që ndodheshin brenda.

Rruga nga ku janë larguar autorët është e monitoruar nga shumë kamera sigurie që kanë filmuar ngjarjen. Dy vëllezërit janë fiksuar që largohen me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Mercedes”, me ngjyrë gri. Policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës, fillimisht në lokalin që ata kanë në pronë- si dhe në banesat po në të njëjtën zonë./Panorama

2 komente në “DETAJET/ Vijojnë hetimet mbi “luftën” në Laprakë, ja si u “sharrua” lokali me plumba”

  1. xiu says:

    vetem rivenija ne fuqi e denimit me vdekje I ben zap maloket.
    pse budallenj jan amerikanet qe mbajn ne fuqi dhe aplikojn denimet me vdekje a?
    po te hiqet denimi me vdekje,behet muti mullar n amerik. si n shqipni me malokt.
    qe s ka ngel malok pa bo prona dhe pare me krime duke ju hy n hise njerzve t nershem.
    enver hoxha ishte I vetmi qe I vuri nen zap maloket dhe a e dini si? me dhun. esht e vetmja gjuh qe njef maloku. dhe dhuna me e mir esht denimi me vdekje.

    1. xiu xiu says:

      Mbiemri …Seferi….nuk eshte mbiemer malokesh por b…q…nga Jugu dhe Lapraka ka qene gjithmon qender e ketyre b…q…nga Jugu mos ja rrasni te gjitha malokve se ka edhe nga Jugu qe jane me …malok ae maloket..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje