Disa mite për fshatin shqiptar dhe histeria pas lotëve të vajzës në Kuvend

30 Shtator 2017, 20:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një vajzë e rikthyer nga Italia me një projekt biznesi modest në blegtori, ka tronditur opinionin publik, përmes fjalës së saj para deputetëve të Kuvendit, lidhur me gjëndjen e fshatit shqiptar. Ishte një tregim i vërtetë, që më së shumti ka çuditur ata që nuk shkojnë kurrë në fshat. Ata që shkojnë në fshat, dhe që jetojnë aty, nuk çuditen.

Unë jam nga ata që shkoj në fshat dhe ndaj shumë fundjava të vitit aty. Por jo si hallexhi. Nëse do t’i bësh një vizatim emocional fshatit, janë pikërisht ato që tha ajo vajza. Fshatrat shqiptarë, në shumicë nuk kanë rrugë, nuk kanë ujë, nuk kanë rrjet energjie elektrike normal dhe mbi të gjitha, nuk kanë më njerëz.

Retorika e rikthimit të vemendjes nga fshati përmban disa mite, që duhet t’i rrëzojmë dhe të merremi seriozisht me faktin se sa mundësi ka fshati shqiptar për të mbajtur njerëz që të jetojnë normalisht dhe ku duhet ta orientojmë zhvillimin e fshatit.

Fshati nga unë kam origjinën, ka pasur 170 shtëpi në vitet ‘30, 70 shtëpi në diktaturë dhe 30 në demokraci. Shkolla ka pasur 150 nxënës në Monarki, 40 në diktaturë dhe 4 në demokraci. Kur ka pasur më shumë banorë, pra gjatë Monarkisë, nuk ka pasur drita elektrike dhe rrugë, por shtëpi trekatëshe, rrugë me kalldrëm, porta madhështore dhe njerëz të veshur më mirë se sot. Tani ka dhe rrugë, dhe drita elektrike, dhe ujë, por ka më pak banorë dhe 4-5 nxënës, thuajse tek pragu i analfabetizmit. Pra, problemi nuk është aq patetik sa të përlotemi në Kuvend, por është ekonomik, social dhe mbi të gjitha, strategjik.

Shpopullimi i fshatit nuk është një dramë, por është një nevojë nga pafuqia për të mbijetuar në kushtet e reja të zhvillimit të shoqërisë. Fshati në vitet tridhjetë nuk ka qenë i varfër, pasi shtëpitë e viteve tridhjetë janë më të mira se ato që bëjmë sot. Por fshati ka qenë vital, pasi orientimi i thellë i tij drejt blegtorisë dhe bujqësisë, mbijetesa me këto biznese, nuk mbante në fshat thjesht banorë, por njerëz të aftë për atë punë.

Sot problemi i fshatit nuk është që ka pak njerëz. Ndoshta edhe më pak duhet të ketë, me ato shanse që ka për të jetuar. Problemi i fshatit është që aty janë njerëzit më të paaftë të mundshëm. Gjithkush tjetër që është ndjerë pak më i aftë dhe i zoti, ka ikur ose në emigracion, ose në Tiranë.

Ndaj rikthimi i asaj vajzës në fshat, pas një shkollimi në Itali, është mbreslënës, por nuk është zgjidhja. Ajo vlen për të të impresionuar si rast i rrallë mbijetese dhe vullneti personal, por jo si zgjidhje.

Zgjidhja është kur fshati të shikohet si treg pune dhe biznesi real, dhe jo si mbijetesë. Të gjithë ata që punojnë e jetojnë në fshat, thjesht mbijetojnë, por nuk fitojnë. Nuk fitojnë as ata që kanë shumë bagëti, as ata që mbjellin domate, as ata që nuk bëjnë thuajse asgjë. Njësoj dalin në fund të vitit.

Fshati shqiptar duhet të ristrukturohet qartë drejt prioriteteve fitimprurëse të tij, bujqësor, blegtoral, ose turistik. Vetëm kjo mund të rikthejë në fshat projekte serioze, me njerëz të aftë, të cilët duhet ta shikojnë fshatin si treg.

Parakushti i parë i kësaj është infrastruktura, dhe këtu ajo vajza ka të drejtë. Fshatrat shqiptarë duhet të lidhen me rrugë, ujë e drita për të qenë njerëz normalë. Por kjo nuk i shpëton.

Pas kësaj, qeveria duhet të orientojë politika të tilla biznesi për t’i bërë fitimprurëse bizneset në fshat. Në Maliq, në Myzeqe, në Vurg, në Cakran, apo Myzeqenë e Vlorës, duhet të investojë fort në bujqësi intensive, në një skemë moderne të administrimit të sistemit të ujitjes dhe bonifikimit, dhe në mbështetjen financiare për bujqësinë.

Në Kurvelesh, Zagori, Dangëlli, Skrapar, Kolonjë, Martanesh, Librazhd e krahina të tjera malore, duhet të investohet për blegtorinë, duke forcuar investimet në veterineri, zooteknikë dhe duke i kthyer ato në biznese fitimprurëse. Në zona të veçanta me bukuri natyrore, duhet të investohet në turizmin malor, duke ndalur çdo investim industrial që shkatërron të ardhmen e tyre. Nivicën e Kurveleshin nuk e zhvillon hidrocentrali që duan të ndërtojnë atje, por e vdes, se ja heq të vetmin shans që ka për zhvillim. Zagorinë po ashtu mund ta vrasë tentimi për të ndërtuar hidrocentrale. Valbonën është duke e vdekur. I vetmi lumë i egër i Europës, i njohur zyrtarisht si i tillë, Vjosa, është përballë vdekjes zyrtare të tij nga licensat e hidrocentraleve. Qeveritarët shqiptarë të thonë disa shifra me leverdi ekonomike kur u flet për këtë masakër, por askush nuk më thotë dot mua, sa vlen Vjosa e egër dhe pa hidrocentrale, për të ardhmen e asaj lugine, nga më turistiket në Ballkan. Askush nuk ka një çmim për këtë dhe s’ka për të pasur kurrë. Ndaj kurrë s’duhet të lejohet.

Nuk mund të bëhet pak turizëm, pak industri, por ose turizëm, ose industri.

E rëndësishme është të rrëzohet miti që fshati është diçka romantike, ku ka domate bio, mish me shije të mirë, dhe ca njerëz që mezi presin të shkosh.

Nuk është e vërtetë. Fshati shqiptar nuk ekziston më. Ato që ju quani fshatra, janë ca njerëz të mbetur pa përkahje maleve, që mbijetojnë në gjendje thuajse natyrale, që janë të pakualifikuar dhe të paaftë, dhe që nëse u çon ujë, drita dhe rrugë, pa çuar aty zhvillimin dhe rregullat urbane, i bën dhe më keq.

Edhe vetë legjislacioni shqiptar është ende diskriminues për fshatin. Fjala vjen, një shtëpi në fshat me 1000 metra oborr, mund të hipotekohet vetëm me 300 metra oborr, se kështu është një vendim i vitit 1974, kur fshati ka qenë kooperativë. Askush nuk është kujtuar as ta heqë këtë rregull idiot, dhe fut në sherre pa fund gjithë fshatarët me njëri- tjetrin. Pronat janë lëmsh nga mbivendosja e 7501-s me trashëgiminë dhe kërditë e gjykatave. Hipotekat kanë bërë veprime kriminale, duke vetëregjistruar fshatra të tërë gabim, duke përzierë njollat e shtëpive në hartë, dhe të nxjerrësh hipotekën e një shtëpie në fshat, është më zi se të regjistrosh një pallat pa leje në Tiranë. Shteti shqiptar ka ende një frymë raciste ndaj fshatit, dhe një mosvëmendje deri në bezdi, siç e ka pasur komunizmi.

Por mbi të gjitha, shteti shqiptar e ka përjashtuar fshatin shqiptar nga të qënurit pjesë e shtetit shqiptar. Fshati shqiptar thuajse nuk ka asnjë lidhje me shtetin. Ai thuajse s’ka taksa për asgjë, s’ka shërbime, s’ka punë, s’ka raport tregëtar me shtetin. Ai është në gjendje natyrale, parashtetërore dhe investimet sporadike janë ose emocionale dhe nostalgjike, ose lobime, por jo politika të qarta.

Ajo që ne duhet të bëjmë, është të lidhim fshatin shqiptar me shtetin shqiptar dhe ta kthejmë fshatin shqiptar në një treg me leverdi për bujqësinë, belgtorinë dhe turizmin. Vetëm kështu ne do të kthejmë njerëzit e aftë në fshat, biznesmenët e rëndësishëm dhe do ta kthejmë atë në një pjesë të pasurisë sonë kombëtare. Toka e parcelizuar e fshatit shqiptar, është e papërdorshme, e pamenaxhueshme, e pataksuar dhe kësisoj e zhvlerësuar. Politika duhet të imponojë bashkimin e saj, në kooperativa biznesi, jo vetëm përmes taksimit, por mbi të gjitha përmes leverdisë për ta bashkuar.

Unë i respektoj shumë lotët e asaj vajzës në Kuvend dhe sidomos vendimin e saj për të mbijetuar në fshat, por ne do ta shpëtojmë fshatin dhe atë vajzën, kur fëmijët tanë, ata që shkollohen jashtë dhe pjesa e aftë e shoqërisë, të kenë në planet e tyre të biznesit edhe mundësinë e investimit në fshat. Atëhere e kemi futur fshatin brenda shtetit shqiptar dhe e kemi bërë pjesë të tregut të tij. Tani janë thjeshtë ca njerëz të harruar dhe shtëpi të braktisura, që çuditen shumë, që ne qajmë për ta. Ata duan të jenë si ne, në qytet, me ujë, drita dhe punë. Aty rrinë, se s’kanë ku të shkojnë. Ata nuk janë atje për të jetuar, por për të mbijetuar!

Foto 1. Shkolla ne vitin 1930. Ka pasur rreth 150 nxenes. Foto 2. Shkolla me 2016. Ka pese nxenes.

38 komente në “Disa mite për fshatin shqiptar dhe histeria pas lotëve të vajzës në Kuvend”

    1. Flutura says:

      Rrofte monarkia e mbreti. Poshte demokracia e komunizmi. Bravo Mero. Enveri do te te conte kryetar ne fshat, mbreti do te te jepte dhe ca toka e kullota si coban i mire qe je.

  1. Elton says:

    Ske cfare te shtosh dhe te heqesh nga ky shkrim…por sic thote pupulli cudia 3 dite ose edhe me pak zgjat…do harrohet edhe kjo teme si gjithe te tjerat..
    SUKSESE ASAJ ZONJES PO TE TJERAT VARJA SI PERHERE DO BJEJNE MAKINA NGA 200MIJE EURO PER VETE…!!??

  2. Ne fakt asnje nga ata barkderrat fshatar injorant nuk u perlot,por por ata e njohin fshatin shume mire se te gjithe jane me origjin nga fshati te mos themi qe shumica i kane te afermit fshatar.
    Por keta lloj injorantesh qe kur veshen nga nje kostum firmati dhe rriten barkun me prodhimet qe kjo dhe te gjithe fshataret i prodhojne me djerse e mund,e harruan fshatin dhe njerezit e tyre dhe hiqen si smart ass thone amerikanet,dhe nuk duan tja dine me per fshatin dhe popullin.
    E kam thene edhe dje diku se ne 90 91 kishim shume shprese se do behej dicka,por kur ne krye ngelen po ata komunist servil propogandus se do e benin fshatin s iqyteti,ata sekretar partish qe llomotisnin se ishim populli me i lumtur ne bote,atehere cdo shpres u shua.
    duke pare me syte tone se cfare ben keta ish sekretar partish te tipit sali,qe luftuan bllokmenet per tu bere vet bllokmen,duke pare se sa vodhen dhe sa vila kane,eshte qesharake te thuash qe keta u perloten.
    Keta jane ca hajdut e kriminel qe po luftojne njeri tjetrin per nje cop karrike(qe ajo sjell miliona) dhe nuk mund te mallengjehen nga hallet e popullit qe e ropen ne menyr te pa meshireshme

  3. Epirioti II says:

    Nje nga artikujt me te shkelqyeshem te Meros.
    Shume e veshtire ti heqesh apo shtosh dot gje.

  4. Nje shqiptar says:

    Ke te drejte Mero per tere problemet qe analizon. Rigerta mirditore e shkolluar ka pare dhe studiuar edhe historine e zhvillimit te fshatit ne Itali qe sikurse edhe tek ne ne fillim u braktis dhe pastaj gradualisht u ripopullua, dhe prandaj ajo thekson qe duhet te fillojme sa me shpejt nga : rruga dhe uji.

  5. ish anti enverist says:

    Zoti Mero

    Une i respektoj shume antienveristet pasi kam qene dhe vete i tille ,
    .
    Por ka nje dallim te madh.
    .
    Ndryshon shume nje antienverist fisnik qe nuk jane zhurme-medhenj nga
    antienveristet artificjale qe te bejne gjemen si puna e berishisteve ku perfshihet dhe Baze.
    .
    Le ta argumentojme ne kete artikull
    .
    Pikesepari nga fotot
    Pse mungon fotoja e shkolles ne kohen e socjalizmit (ne kohen e diktatures qe i thone elezbiberistet)
    .
    Dhe e dyta
    .
    NQS ka nje merite madheshtore koha e Enver Hoxhes ajo eshte se ne fshatin me te humbur coi doktorrin -agronomin-zooteknikun
    -mesuesin-gjellollogun etj etj
    .
    I vetmi gabim qe beri enveri jo ai personalisht) me fshatin ishte shkurtimi i oborrit kooperativist dhe mbledhja e bagetive
    sidomos ne zonat malore qe shenoi rreth viteve 76-80.
    .
    Zoti Mero

    NDOSHTA MUND T E JEMI MIQ SE NJERZIT I KAM NE TREKENDESHIN PERMET-TEPELENE-SKRAPAR.
    .
    DHE UNE NGA 1960 DERI SOT EDHE PSE JETOJ NE AMERIKE PAS 1997 I KAM VIZITUAR ATO FSHATRA
    POR KJO PERIUDHA QE I TE QUAN DEMOKRACI ESHTE NJE “DARK AGE” NGA ME TE FELLIQURAT NE HISTORINE
    E SHQIPERISE SIDOMOS PER FSHATRAT MALORE QE JANE KTHYER NE FANTAZMA.

    pra quaje periudhen 1945-1990 koha e socjalizmit per te qene i sakte me fjalorin enciklopedik… pasi quan vitet berishiste me nder me thane demokraci
    qe fshatin tuaj nga 300 nxenes e ka cuar ne 4 veta ,,,edhe serbi me grekun te na kishte pushtuar nuk do ishim me keq

    mos harro se kane filluar njerzit e kazase tuaj dhe times

    ISHIM MIRE KUR ISHIM KEQ……SE DE UNE CUDITA ME ATE FISNIKEN NGA PROSEKU..ME DUKEJ SI NJE BLEGERIME E DELEJE NE PARLAMENTIN E UJQERVE DHE PESHKAQENEVE QE KANE HUMBUR CDO LIDHJE ME REALITETIN DHE SIDOMOS FSHATIN QE SHKOJNE VETEM PER VOTA

    pra mos e dashnorkalocizo apo kastriotdervishizo gazeten….

  6. nord.al says:

    Mero, pse thua ” ose ne Tirane ose ne emigracion” dhe nuk thua” ose ne qytet ose ne emigracion”, apo vetem Tirana te duket qytet ty?

  7. Jak Boston says:

    Mero mire e ke qendisur, por u desh ajo mirditorja qe te dilte gjumi i servilizmit.
    Sa per ate qe fshati s’ka taksa e ke plotesisht gabim.
    A e di ti se fshati paguan takse pastrimi dhe gjelberimi, kur shteti apo bashkia as nuk pastron dhe as nuk gjelberon asgje. Kjo eshte shume komike po Rama dhe Veliaj te Rilindjes mund te te tregojne barsaleta sa te duan, por realiteti eshte me qesharak se barsaletat e tyre.
    Edhe nje gje do te shtoja qe biznesi duhet te bashkepunoje me fshatarin qe jeton atje se ndryshe komercializohet dhe ne vend qe te terheqesh touristsa i thumb ata, pra e thene popullorce ne vend qe te heqesh vetullat nxjerr syte.
    Gjithesesi keni bere nje trajtim te mire te problemit me disa mangesi nga distanca e jeteses.
    Uroj qe te mos ma censurojne komentin tim pasi une nuk kam asgje me askend thjeshte dua qe gjerat te trajtohen dhe levizin ashtu sic me shpirt te gjithe i duam, por si thote populli jone i mencur dy mendje me shume se nje dhe tre mendje me shume se dy.
    Uroj qe ata censuruesit e tu, qe me kane censuruar shume here, me apo pa dijenine e mbikqyresve te mos vazhdojne me ashtu, pasi debati sjell permiresim te diskutimit edhe kur dikujt mund ti duket i papershtatshem.
    Mero qendise dhe nje per ata dy taksat qe sipercitova se do jete superhit i javes.
    Pershendetj nga larg.

  8. 111 says:

    MOS U MUNDO TE MBULOSH PROBLEMET NE FSHAT ,Z.MERO POR PRANO QE PROBLEME KA DHE QEVERIA DUHET TE MARRE MASA../////

    1. Flamur says:

      111 qa lexove more vlla, se ky koment I joti nuk është per kte temë.

  9. Lili says:

    Mero,duhet te shetisise boten pak ma shume e te shikojsh se si ne vendet si svicera austria tyroli fshtati eshte i zhvilluar e ka te gjitha: njerezet as nuk mendojne me shkue ne qytet se exposita kane ne fshat, pishina kane etj… pas pasur nevoje kooperativa po vetem disa mjete te perbashkta ..
    Politika e zhvillimit harmonioze te shtetit eshte ne pyetje: investimet behen vetem per Tiranen,me ba sa ma pa te banueshme per qytetaret e vete ne vend se me ba shume qytete ma te zhvilluar,per te mos pasur nevoje me ardhur ne Tirane..
    Shiko kosoven : ku njerezet vazhdojne me jetuar ne fshat se kane ne shumicen e rasteve rruge edhe tash mbas luftes shumica te asfaltuara…

  10. BUJARI JU DEGJON says:

    Mero,nuk di te numurosh… ?

  11. opinionist bjond fevzi kaqureli says:

    Mero more mero more. Skisha nerva te lexoja megallomanine qe te ka kapluar

  12. spartaku says:

    A mund tja dij Albana Vokshi per ato qe tha vajza ne parlamentin rural? Fare.Vokshi di vetem te lahet e te lyhet me kremra te jashteme,te vishet sa me mire,te krehin floket me parukere,kepucet te shtrnjta,makine luksoze,shtepi banimi vile,etj. Ajo dhe shume te tjere nuk duan t’ja din fare sa tha vajza ne parlamet.Pas tre ditesh ato do harrohen.

  13. Vlora-Vlora says:

    Mire qe e the nje llaf per te qene o Mero.
    Nuk e di cfare te preku sedren ne kete rast.
    Fakti qe u bere zuzar dhe i mbajte ison cdo pushti dhe pushteti qe erdhi ne qeveri? Qe nuk u bere dinjitoz si kjo kocja dhe te mbaje dhen e dhi?
    Ia ke dale dhe ti, mos u bej merak. Nuk ti ha njeri meritat.
    Posedon cdo lloj talenti per ti qendruar larg kakerdhive dhe per ti qene afer eres se felliqur te pleres se quhet qeveri.
    Je i shtrembert. Po sot ke folur drejt.
    Vetem kujtoje pak kete popull te humbur se ljo qeveri e pruri kete zonjen perpara parlamentit me nje qellim te vetem: qe te lajne duart nga pergjegjesia qe kane peroata popullit per ti siguruar kushtet per mireqenie.
    Morali i kesaj fabule eshte : ” Qeveria- Ne do vjedhim.. ju po te jeni te zote hani, po nuk jeni te zote vdisni.
    Na i le opsionet dhe perspektiven maleve e livadheve, sidomos po ke dhe ndonje diplome .
    Qellimi eshte ti bejne njerezit te ndihen me faj pse kerkojne pune. Dhe me e bukura eshte qe fshataret ne Vjose e Valbone po i shpronesojne duke jua prishur arat dhe kullotat me hidrocentralet qe po ndertojne. Ketej thone po te keni deshire te punoni beheni pronare.
    Tallen apo nuk tallen.

  14. PJ says:

    Etiketimi ” ajo vajza” eshte minimalisht i paedukate.

  15. Bimi says:

    zoti Mero!Lexoj cdo gje qe shkruan ti.Ky shkrim bie ere asgje sapo ti fillon dhe merr fshatin tend si krahasim ai I kohes se Ahmet Zogollit ,nje obskurantizem I pa shoq.Pa drita thua ti,po shtepite ishin lere mos e nga me qemere…Me rruge me kalldrem thua ti,po ku mo I nderuari Mero ishin ato te flamosura rruge me kalldrem ne ate fshtin e vidhisur mes maleve,ku??Kur vete Tirana nuk kishte asnje meter rruge me asphalt.Dhe te shkoje nga kryeqyteti I atij gjytyrymit tend,hajdutit,ne Tiranen qe nuk kishte as nje shenje te nje qyteti modern,europian.Pa universitet,pa opera e balet,pa teater te drames pa,pa…..asgje.Vetem, nje grusht teveqelesh e dallkaukesh te lindur ne ca shtepi te larta por te qelbura stil Osman qe perbenin nje grusht njerzish qe vinin nga OXHAQET.E ti thua fshati im.Si fshati I Andon Zako Cajupit e te tjereve qe ne ate periudhen qe ti e larteson aq shume nuk gjeje kembe burri ne fshat se te gjithe ishin ne kurbet…lere Mero mos ia fut kot ndonjehere.Fshati I Zogut nuk hyn ne asnje anale…pa drita,pa buke,pa arsim e mbi te gjitha patriarkal dhe ku shendetisia ishte zero.

    1. Vlora-Vlora says:

      Fshatrat e Jugut ashtu kane qene, me kalldrem dhe me shtepi 2-3 kateshe. Me dhoma te zbukuruara me tavan druri te gdhendur.
      Fisniket jetonin ne fshat ku kishin nderin dhe lezetin.
      Po ato nuk i beri Zogu. Ato i trasheguan nga te paret qe dhe kishin emigruar ose kishin qene ne sherbim ushtarak.
      Fakt eshte qe Tirana nuk krahasohej per nga sera me familjet e fisme si ne jug si ne veri.
      Ato kishin ruajtur traditat qe nga kohera te lashta.
      Problemi eshte qe komunizmi e prishi kete lloj hierarkie dhe i vuri dermen fisnikerise.
      Pastaj Tiranen e ndertuan italianet. Ajo Tirane qe je pare ti si qytet. Me pare njerezit ishin akoma me brekushe

  16. artan says:

    Z. Mero. Eshte mese e vertete ajo qe thua se fshati shqiptar eshte inegzistent dhe se nuk ka asnje lidhje me shtetin, ashtu sic eshte e vertete se atje kane mbetur me te paaftet dhe te pamundurit per te filluar nje jete te re diku tjeter. Edhe kjo qaramanja e parlamentit eshte pikerisht nje nga keto persona, e cila ka lene Italine per t’u kthyer ne ate humbetire per nje tufe dhi.

  17. Ylli says:

    Po te ishte Saliu ne pushtet ,do lexonim nje artikull komplet ndryshe..Shkrimi do karakterizohej nga nga togfjaleshat ” paaftesi qeveritare” “neglizhence qeveritare ” ,”krim qeveritar” “fajin e ka Saliu” ,etj etj.
    Ketu Mero ja kalon dhe Fate Velajt.Justifikime bajate per paaftesine e qeverise ,qe Mero adhuron ose qe i dhurojne.
    Migrimi ka ndodhur ne te gjithe boten.Pse ne duhet te bejme perjashtim.Vetem po qe se fshatarer adhurojne skllaverine e Kooperativave ose buken e misrit apo te thekres ,se te grurit e hanin keta analistet e mesiperm te Temes.
    Ky idiotizmi i shkolles qe duhet te jete se sben ne fshat me 5 banor ,me kujton ate pakacon Marin Memen ,me emisionin “Shqiperia tjeter” qe gjente shkolla me 5 nxenes dhe uleriste si trap qe qeveria Berisha nuk ben shkolla qe te vine nxenes ,d.m.th. qeveria te bente shkolla ne fshatin e Marinit qe nxenesit te shkojne nga Tirana ne maje te malit ,qe ti behej qejfi Marinit te mamit ????.Tani Marini i harroj shkollat dhe merret me histori Camerie ,Lunxherie ,Dangellie.
    Zhvillimi te imponohet ,nuk i imponohesh ,sidomos ne nje vend di i yni.Si tu thonte qeveria fshatareve , ne fillimet e demokracise ….rrini dhe nje 20 vjet ne maje te malit ,se nga 2017 do ju sjellim ujin dhe rrugen.Mos shkoni ne qytet ku mund te filloje pune pernjehere kamarier ne ndertim ose diku tjerer ,por rrini atje sa te behen kushtet dhe vdisni per buke ???
    Cdo gje ka kohen e saj ,dhe me shtimin e rrugeve ,stabilizimin e energjise dhe furnizimin me uje ,fshataret do kthehen prap ne fshatra ,jo se do kryetari i kooperatives apo sekretari i Partise ,por do shikojne mundesi zhvillimi.
    Ndersa Mero eshte katandisur amortizator i qeverise.Dikur e akuzoje Edin qe dilte nudo ,kurse tani je frike se ftohet Edi.

  18. Elton says:

    Po mire o zoti Gazetar , ajo vajza ajo vajza lotet e asaj vajzes ……ndryshe nuk mund ta therrasesh apo fshatare nga Mirdita ajo ? Po zonje , Rigerta , Gerta apo seksismi qe keni ne tru nuk ju Ben te mendoni ndryshe . Kur fillon Gazetari e quan ajo vajza komentuesi vazhdon merdotorja fshatarja etj etj . Te dhjefsha ne inteligjencen tende o zoti Mero Baze .

  19. Malltezet e informacionit says:

    THUHET:Kau i parmendes po nuk u mesua deri 3 vjeò nuk mesohet me per te leruar edhe ti Mero kohen kur duhej te beheshe gazetar aqe me teper per problemet e politikave ekonomike financiare e bankare ne ‘Ekonomine e tregut’ ti beje ideologun e kreut te krimit shqipetar duke propoganduar ìterapine e shokut’ dhe thirrjet ne gjendje deliri te serb Berishes:
    ”SHQIPNIJA NJI EURO’!!!!!Si e ka emerin sistemi ekonomik ne kete vend 27 vjet para se te perrallisesh per ‘kAmunizem’?

  20. Faro says:

    E keqja e madhe eshte se nje analize te tille te thelluar, nuk e ka bere deri me sot asnje drejtues i M.Bujqesise.
    Te lumte Mero!

  21. Plaku Xhuxhumaku says:

    Kthim ne origjine, dmth kthim ne Komunitetin Primitiv. Prej ketu ne Komunizem nuk eshte larg, nje hap dhe fap e ndjen vehten te uritur.

    1. Ai says:

      Mire qe kemi ty o plak xhuxhum dhe na mbron nga komunizmi.Fleme te qete!
      Na mborn duke u q ne bythe por sidoqofte ne mbron.

  22. kleptofagos says:

    Sikurse edhe ne shkrime te tjera, Mero ka reflektuar probleme madhore qe ekzistojne vecanerisht per fshatin shqiptar. Por mjedisi i problemeve te fshatit nuk eshte i shkeputur nga problemet e qyteteve dhe nga shkaktaret e gjitheckaje te keqe ketu ne vendin tone. Sigurisht qe nuk mund te zhvillohen fshatrat pa infrastruktura dhe politika zhvillimi, ashtu sikurse edhe qytetet nuk transformohen me “rilindjet urbane” te qendrave, pa plane urbanistike komplekse dhe politika sociale te studjuara ne perspektive. Nuk mund te kete politika zhvillimi ne fshat dhe as ne qytet, me pushtetare te korruptuar dhe te paafte. Keta pushtetare nuk mendojne per asgje tjeter, vecse si te mashtrojne dhe vjedhin popullin. Do te shikoni qe edhe kjo vajze e cila “perloti” parlamentin, do te perdoret nga politika, ndoshta edhe pa dijenine e saj, per tu dukur para publikut se sa “te ndjeshem dhe te perkushtuar” jane qeveritaret apo politikanet tane. Vetem deklarata, debate e replika pa fund dhe asgje nuk ka per te ndryshuar. Edhe sikur ta ndihmojne me rruge e favore te tjera, fshatin apo krahinen e personazhit qe po i bejne (per qellimet e tyre) kaq shume reklame, populli thote se “nje dallendyshe, nuk e sjell pranveren”.

  23. Tak tak says:

    I vetmi gabim i Meros eshte: thote se nuk po kthehen ne fshat por po kthehen disa qe skane se ku vene.Nuk eshe e vertete!Po kthehen enigrat dhe “tiranas”,po kthehen me plot kuptimin e fjales.Nuk kthehen vetem per nostalgji por po kthehen te bejne fshatarin- bisnezmen me cfare dolloj nenkuptoimi permban fjala.
    ______________
    Para 2-3 ditesh ishte ne ” mode” imami qe u flet shqiptarve,arabisht.Komenti im ishte se kur nje paterjot flet gjuhen e atdhedashurise kuptohet shume lehte se te mbushen syte me lot.Sic duket Zoti me degjoje dhe na dhe i dergoi kete gruan mirditore…qe te kuptojme thjeshte e sakte kush eshte shqiptar dhe cfare ndjenjash perciell tek bashkekombasit.

  24. Atdheu says:

    Mero ske thene asgje me teper se cka thend Rigerta. Ndryshimi i vetem eshte se ajo vajze ishte e emocionuar dhe kjo per arsyen se i perjeton veshtireshite cdo dite. Kurse ti qe shkruan dhe ne qe lexojme na duken si perralla.

  25. dede says:

    mero i ke ofruar nje plaforme strategjike per zhvillimin rural qeverise. nese ka sy e lexon

  26. Fshatari i afte dhe punetor says:

    I ke hedhur veres uje , o Mero! Ke thene te verteten me argumentin se shteti shqiptar ” e ka braktisur fshatin” se “fshati s’ka lidhje me shtetin” POR ja ke futur si kau peles kur thua “se ne fshat kane mbetur te paaftet”!!
    Ne fshatin shqiptar jeton gati gjysma e popullsise. Aty ka qe mbajne syte nga qielli mos bie ndonje pike shiu se sistem vadites nuk kane. Dhe kjo nuk eshte paaftesi por pune e shtetit.
    Ne fshat ka dembele qe preferojne asistencen lemoshe dhe nuk punojne tokat. Sikurse ka me qindra mijra qe u bie bretku ne pune , prodhojne sa per te ngrene por edhe kur prodhojne per treg, malli ose u kalbet, ose e shesin per nje cope buke. Seose prodhimin vendas qe mezi po rimekembet e mbytin produktet e grosisteve me te sjella nga shtetet fqinje. Ku jane politikat mbrojtese dhe subvencionuese te shtetit? Ku jane premtimet per tregjet e organizuara? Ku eshte roli shtetit per mbeshtetje dhe lehtesira per imputet, mekaniken, sherbimet, naften?
    Ne fshat ka dembela stambolli dhe te paafte e te pakualifikuar, sikurse dhe ne qytet por ka me mijra njerez te afte qe kane bere prokopi. Dil e shiko vilat, fermat e vogla, pemishtet dhe jazek te qofte qe ate zonjen qe ka ngritur nje ferme me dhi, e quan me percmim “vajzuke” qe ka lene Italine dhe ruan dhite !
    Ajo eshte akuze per shtetin e miqve sepse aplikoi per nje vend pune ne administrate por pa dhene para dhe p…ne shtetin e korruptuar , nuk fillon dot pune!
    Ne fshat ka plot xhepa varferie dhe mjerimi jo vetem nga pazotesia e tyre por edhe per faj te politijes qe mbeshtet kapitalistet dhe nuk nxit politika zhvilkimi ne fshat e qytet. Miti i Enverit per mbipopullimi e fshatit ra bashke me sistemin. Fshati u zbraz. Iken ne emigracion dhe qytet. Ata qe kane mbetur aty jane ata qe kane lidhur jeten me token, punen, qe kane bere njefare prokopie. Sikurse kane mbetur edhe ata qe s’ kane nga ja mbajne .
    Je shume kontradiktor kur akuzon fshataret si te paafte dhe pastaj analizon politikat e munguara te qeverive per zhvillimin rural.
    Realizmi e ke nakatosur me nihilizem. Fshati qe duket nuk do kallauze te rreme si ty por do njerez patriote, do politikane dhe gazetare me ndjeshmeri per hallet e vendit. Jo gazetare studjosh qe i lepihen politikes dhe atdheun e shikojne tek xhepi i tyre i mbushur fale te qenurit sherbetore te zengjineve te medias dhe politikes.

    1. LORA says:

      Ndaj ekzaktesisht te njejten bindje me ju,”Fshatari i afte dhe punetor” .

  27. zi says:

    [Ata qe ngelen ne fshat jane te pa zote,
    tu veme taksa,tu rembejme pronen dhe tua japim hajduteve].
    Bravo Mero!
    Llogjika e elites se paskrupull, pa ngopur,pa pare,pa ide, pa din e iman.
    Vampire.

  28. komisari lab says:

    Kryekomisari Omer , e kuptoi qe ishte nje propogande tip enveriste me ate maloken me keca dhe po mundohet ta zbusi ,por njerzit me bisht qe ka ky vend nuk pranojne,duan medoemos nje Mrike heroine ,dicka dinte Komandant Gramozi per trurin e njerzve parahistorik dhe u serviri nje mbes te Mrikes dhe te Dranes.Fatkeqsi ,popull me zhvillim trusor te vonuar 200 vjet mbas botes perendimore.

  29. Jkoreshi says:

    Ka mjaft te verteta ne ato qe thote Baze, por menyra e paraqitjes si nje katastrofe e pa evitushme e te ardhmes se fshatit nuk I afrohet realitetit, deshires e vullnetit te shqipetareve.
    Pleqte po vdesin por trashegimtaret e vegjel te pronave nuk e shkojne neper ment qe tja shesin pronen oligarkeve, shqipetare apo te huaj qofshin qe do te mund te ndertonin agrobiznesin e sukseseshem.
    100 kilometra me tutje matane Adriatikut kemi nje shembull konkret.
    Modeli I suksesit 60 vjecar Italjan, model capitalist Koperativave agro-bletorale ku pronaret jane gjithashtu edhe te punesuarit, eshte modeli qe po ofron qeveria Rama dhe qe ne shumicen dermuese mbeshtetet nga opinion publik Shqipetar.
    Me keqardhje shoh qe opozita, medja dhe kam pershtypjen (por mund te jem edhe gabim) ne hije ndonje ambassador jo pa peshe, jane hedhur ne sulm total per te shkateruar qe ne embrion zgjatimin e projektit te Rilindjes Urbane, qe eshte Rilindja Rurale.
    Une po I sugjeroj zotit Baze te heqe dore nga perkrahja pa sens e nje projekti globalist me paqartesi e rishikime te vazhdueshme, per mbreterimin absolut te korporatave, te perpunuar e propoganduar ne Shqiperi, me sa shoh tani se fundi edhe me nje fare dhune mediatike.

    Asje nuk eshte e pa mundur.
    Bashkim pronash dhe krijim fermash nga vete fshataret, me kredimarje na shteti.
    Periudha fillestare te jete

  30. Vedat Shehu says:

    Pse eshte shpopulluar fshati?
    – Fshati u shpopullua sepse u shpronsua nga monizmi bolshevik dhe fshataret, nga pronar dinjitoz (persona juridik) u kthyen ne argat te etiketuar kooperativiste (analoge te kolkozianeve te stepave ruse). Brezi i fundit iketyre

  31. Vedat Shehu says:

    Pra, keta ergate te rinj nuk qene mesuar, nuk kishin pervojen e pronarit dhe te administronin pronen private bujqsore me veprimtari te shumeanshme. Kjo ishte katastrofa edhe per kombi. Sot nuk ka kuptim nostalgjia per personin juridik te cdo regjimi qe quhej fshatar dhe shtepia e tij gjeneronte njerez per qytetrimin, sikurse fshati Frasher i Dagllise, Sheperi i Zagorise, apo Borshi e Vunoi te regdetit Jon. Le te kenojme Kengen e Vajit “Qaje vashe, vajto mushken, se dushmani na e preu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje