Pas LSI-së edhe Basha pajtohet me deklaratën e ambasadorit Lu: Ashtu siç ka premtuar Partia Demokratike…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mesazhi i Ambasadorit amerikan Donal Lu që dha për të rinjtë në një takim në Rrëshen, duket se është shndërruar në frymëzim për opozitën.

Pas LSI-së, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me të duke thënë se ambasadori ka të drejtë.

Kryedemokrati shprehet se po ashtu ka premtuar edhe forca politike që ai drejton.

Ambasadori theksoi se:

“Ju jeni te rinj. E ardhmja juaj është në Shqipëri dhe e ardhmja e Shqipërisë është tek ju.”

Basha tha se Ambasadori ka të drejtë, kështu funksionon demokracia teksa u ndal edhe te përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë.

Postimi i plotë

Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: ” Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju.”

Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë:

Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:

1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë.

2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.

Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë.
Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Pas LSI-së edhe Basha pajtohet me deklaratën e ambasadorit Lu: Ashtu siç ka premtuar Partia Demokratike…”

  1. Voica says:

    Vetëm se ka një problem. Ambasdori ju a tha të rinjve ato që tha. Këta të vjetrit, me Bashë dhe Ilir Moniku, ka kohë që i njeh dhe është lodhur së llafosuri me ta. Ka pak dallim në këtë mes…

  2. taraboshi says:

    Z.Lu si ambasador i Sh . B .A se a mund te na thoni : Ne cmenyre me e rrezu qeverine me REVOLUCION ? se po te jete ne menyre demokratike zgjedhjet per deri ne v .2021 u bene ndersa per me REVOLUCION sic po porositni ju ose ne koken tuaj ose me porosi te Shtetit Amerikan kur te duash na ke gadi per se se keni mbush kupen e keni mbush si ne kete rast si aj mjeker cjapi ARVIZU qe diten per diell perveshi menget dhe i tha popullit shqiptare keshtu vidhen zgjedhjet dhe duhet te fitoje aj qe duam ne dhe jo aj qe don populli .GJITHASHTU i thate popullit shqiptar qe populli duhet te ngrihet kunder qeverise kur duam ne e jo kur duani ju se per ndryshe i themi qeverise te ju vrasin ne bulevzrd se nuk keshillojme te cohet kunder qeverise vetem elektorati i djathte e jo i majti !!!!!?.

  3. taraboshi says:

    Nxirreni komentin e taraboshit o frikacake se do ta bejme ne forme fletpalosje qe do tju drejtohena qjithe popullit shqiptar me ate permbajtj qe ju postuam .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *