Përshkallëzohen tensionohet në Katalunjë, Madridi shton masat policore për të frenuar ngjarje të rrezikshme

Policia kombëtare spanjolle ka mbyllur 1,300 nga 2,315 shkolla në Katalunjë të caktuara si vendvotime për referendumin e pavarësisë.

Kjo është lëvizja më e fundit nga qeveria e Madridit, ndërkohë që autoritetet kanë shtuar përpjekjet e tyre për të ndalur referendumin e ditës së dielë.

Policia tashmë ka bllokuar qendrën e telekomunikimit të qeverisë rajonale, ndërkohë që Madridi ka urdhëruar këto forca të pastrojnë shkollat e zëna nga qindra aktivistët që kaluan natën në këto godina e që duan të sigurohen se shkollat do të përdoren si qendra votimi.

Mediat spanjolle kanë raportuar për 4 persona të plagosur lehtë si pasojë e përballjes mes policisë dhe aktivistëve në një shkollë në Manlleu.

Oficerët gjithashtu kanë konfiskuar materiale si fletët e votimit, ndërkohë që prokurorët spanjollë kanë urdhëruar mbylljen e faqeve të lidhura me votimin dhe arrestimin e zyrtarëve organizatorë të referendumit.

Por presidenti i rajonit Carles Puigdemont është shprehur se votimi gjithsesi do të zhvillohet. Një ditë më parë, mijëra katalanas u mblodhën në një tubim përmbyllës përpara referendumit të shpallur si ilegal nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Katalunja, një rajon i pasur me 7,5 milionë banorë në Spanjën veri-lindore ka gjuhën dhe kulturën e veçantë si dhe një shkallë të lartë autonomie, por nuk njihet si një komb i ndarë në kushtetutën spanjolle. Në bazë të sondazheve paraprake të kryera në rajon, pritet që shumica e votuesve të mbështesin shkëputjen nga Spanja.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *