SKEMA/ Pensionet nga Italia, pagesat edhe nëse jeton në Shqipëri

30 Shtator 2017, 17:26Ekonomia TEMA

Shqiptarët që kanë jetuar dhe punuar në Itali kanë mundësinë të fitojnë pensione sipas kohës që kanë paguar edhe kontributet. Drejtuesja e zyrës së hapur nga shteti italian në Shqiperi thotë se e drejta vjen nga ligji italian i pensioneve.

“Sistemi kontributiv fillon që nga data 1 janar 1996, ndërsa sistemi retributiv përfshin pensionistët që kanë filluar punë në vitet ‘90-‘91, kur ka qenë fluksi i emigrantëve të parë”, deklaron Beskida Aliaj, drejtuese e Patronato INAS CISL Albania.

Por çfarë kushtesh duhet të përmbushin pensionistët shqiptarë për të marrë pension edhe nga Italia? “Kushti i parë është mosha 66 vjeç e 7 muaj dhe kushti i dytë është minimumi 5 vite kontribute”, sqaron Aliaj.

Aliaj thotë se për të aplikuar në IMS, ndryshe instituti i sigurimeve shoqërore taliane, që është ekuivalent me institutin shqiptar të sigurimeve, kandidatët për pension italian duhet të ndjekin këtë rrugë institucionale.

“Duhet që këta persona të çregjistrohen nga komuna ku kanë jetuar më parë, mbledhja e të ardhurave të familjes, një kod fiskal dhe një kartë identiteti”, nënvizon Aliaj.

Këtë rrugë kanë ndjekur dy shqiptarë të rikthyer në Shqipëri pas emigrimit. Dy histori sa të ngjashme edhe të ndryshme, por që në thelb ka dy kryefamiljarë që emigruan në Itali për arsye ekonomike.

“Në vitin 2002 emigrova në Itali për arsye ekonomike, për të shkolluar fëmijët në Austri. U çoja fëmijëve 1.400 euro në muaj. Pas 7 vitesh, kur fëmijët e mbaruan shkollën, u ktheva në Shqipëri. E mbylla ciklin e Italisë”, thotë Gëzim Peti.

Sot Gëzimi merr 2 pensione, një shqiptar dhe një italian. “149 euro marr nga Italia për  8 vjet dhe 130 mijë nga Shqipëria për 27 vjet”, thotë ai.

Ndërsa Brahim Muça e la Vorën për Italianë përmes bashkimit familjar që i siguruan dy djemtë, që kishin emigruar për punë para tij.

Megjithëse në moshë të madhe për të punuar, aq sa italianët e shihnin me dyshim e madje shumica kishin refuzuar t’i firmosnin kontratë pune, ai arriti të punonte si punonjës i ligjshëm për 9 vite në vendin fqinj. 71-vjeçari sot merr 306 euro pension nga Italia dhe 22.5 mijë lekë pension nga Shqipëria.

“Kam punuar në një kompani që merrej me pjesë mobiljesh, punëtor i thjeshtë. Nga makineria dilnin copat e veshura me rimeso, të cilat i merrja unë, i prisja dhe i sistemoja”, tregon zoti Muça.

10 komente në “SKEMA/ Pensionet nga Italia, pagesat edhe nëse jeton në Shqipëri”

  1. arsela says:

    Normalisht qe te behet qefi kur degjon raste te tilla dhe ndihesh krenar qe shteti i ndihmon keto emigrante. Bravo qeverise qe po nenshkruani marrveshjet per te drejtat e pensioneve qe ti perfitojne ne vendet ku punojne.

    1. Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

      madje nga pasardhesit e Duces parashikohet nje projektligj ku u siguron pencion gjithe bashkepuntoreve te tyre sunite[muslimoneve shqipfoles] ne luften pushtuese ndaj popullit greke………..

  2. kasem gahinji says:

    faleminderit per informacionin,por duhet te jeni te sakte,aq e teper zonja qe citohet me siper.ne itali sot ne fuqi eshte ligji Bosi-Fini.sipas tij duhet te kesh keto kushte:-mosha 66e 7 muaj,minimumi 2a vite kontributive per pension minimal.per ata qe nuk ploteojne keto kushte,pra nuk kane vitet kontributive per pension minimal,gezojne te drejte per te fituar pension per aq vite kontributive(ic thote zonja x) vetem kur te mbushin moshen 70 vjec.kam infurmacion te sakte nga dy sindikata,cgil ,cisl.punova deri 67 vjec dhe akoma nuk e marr.edhe zoterinjte e siperpermendur,jam i sigurt qe e kane marre kur kane mbushur moshen 70 vjec.

  3. kasem gahinji says:

    faleminderit per informacionin,por duhet te jeni te sakte,aq e teper zonja qe citohet me siper.ne itali sot ne fuqi eshte ligji Bosi-Fini.sipas tij duhet te kesh keto kushte:-mosha 66e 7 muaj,minimumi 2a vite kontributive per pension minimal.per ata qe nuk ploteojne keto kushte,pra nuk kane vitet kontributive per pension minimal,gezojne te drejte per te fituar pension per aq vite kontributive(ic thote zonja x) vetem kur te mbushin moshen 70 vjec.kam infurmacion te sakte nga dy sindikata,cgil ,cisl.punova deri 67 vjec dhe akoma nuk e marr.edhe zoterinjte e siperpermendur,jam i sigurt qe e kane marre kur kane mbushur moshen 70 vjec.deri tani qe po shkruaj,nukka asnjemarreshje mes dy qeverive.

  4. kasem gahinji says:

    faleminderit per informacionin,por duhet te jeni te sakte,aq e teper zonja qe citohet me siper.ne itali sot ne fuqi eshte ligji Bosi-Fini.sipas tij duhet te kesh keto kushte:-mosha 66e 7 muaj,minimumi 2a vite kontributive per pension minimal.per ata qe nuk ploteojne keto kushte,pra nuk kane vitet kontributive per pension minimal,gezojne te drejte per te fituar pension per aq vite kontributive(ic thote zonja x) vetem kur te mbushin moshen 70 vjec.kam infurmacion te sakte nga dy sindikata,cgil ,cisl.punova deri 67 vjec dhe akoma nuk e marr.edhe zoterinjte e siperpermendur,jam i sigurt qe e kane marre kur kane mbushur moshen 70 vjec.deri tani qe po shkruaj,nukka asnjemarreshje mes dy qeverive.pra nuk ka asnje bravo.vetem biseime dhe kaq.

  5. kasem gahinji says:

    zoti redaktor,beji publike komentet,sidomos te tretin.jne me vlere per publikun.

  6. ja u futi Kasemi says:

    hahahahaa i modh Kasem ,ja u theve hunden gebelsianeve.

  7. Treviso says:

    Ky Esther lajm per te mbushur faqet e gazetave, por i pa vlere.

  8. pjeter says:

    66 vjet e 7 muaj eshte deri ne 2019, me pas ligji aktual parashikon rritje te moshes per dalje te pensionit te pleqerise. Kasemi me te drejte komenton te verteten, nuk ka akoma nje akord bilateral midis dy vendeve, dhe kjo vjen ne interes te inps-it italian e jo te shqiptareve, ka shqiptare qe po te ishte ky akord mund te kishin edhe mbledhje te viteve punes, gje qe nuk eshte e mundur tani. imagjinoni nje 60 vjecar sot, qe ka bere 30 vjet ne shqiperi dhe 10 vjet pune te rregullt ne itali, do i duheshin 3 vjet e 7 muaj ose 4 vjet pas 2019, qe te dilte me pension te plote sipas ligjit aktual, po te ishte ai akord i shume kerkuar nga shqiptaret. Kurse sot per sot 65 vjet ne shqiperi,ne itali sic thote Kasemi, duhet te presi deri ne 70 vjet sepse nuk ka minimumin e 20 viteve qe kerkohen per te dale( 67 vjet pas 2019)ne pension pleqerie.

  9. Rita says:

    S”ka asgje cuditese per ligjin e vendosur ne marrjen e pensioneve te emigranteve ,por cudi eshte pohimi i nje pensionisti qe ne vitet -2002 thote emigrova e femijet studionin ne Austri e une i dergoja 1400 euro ne muaj . Cjane keto perralla ?? Marangos e fitonte mijera eura ne muaj ,se plus dergimit mujor femijeve per studim po kaq i duheshin e mos me shume per te jetuar ne Itali !! Si duket kemi te bejme me nje baron i droges apo deputet i Italise !! Dhe e fundit me daljen ne pension askush nuk te detyron te c”rregjistrohesh ,ne se i ke mundesite ekonomike jeto ku te duash ,,mbaj dy shtepija i thone fjales !!Gazetare qe artikullojne keto lajme te jene me korrekte ,e reale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje