U 21, Bushi publikon listën e lojtarëve për sfidën me Islandën

Trajneri i Kombëtares U 21, Alban Bushi, ka publikuar ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen me Islandën.

Në konferencën e sotme për shtyp Bushi shoqërohej nga zedhensja bukuroshe e FSHF, Jona Dervishi, në këtë listë ka një numër të madh lojtarësh nga kampionati shqiptar plot 11 lojtarë.

Bushi theksoi se Islanda është më lart se Shqipëria, por shtoi se nëse ekipi luan me zemër do vijë dhe suksesi.

“Nuk ka ekipe më të dobëta apo më të forta. Iskanda ka më shumë cilësi se ne dhe duhet të luajmë me zemër për të arritur te fitorja”, u shpreh Bushi.

Sfida Shqipëri-Islandë do të zhvillohet me datë 10 tetor në Elbasan në stadiumin “Elbasan Arena”.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Shpresave:

PORTIERË

Elhan Kastrati (Teuta)

Gentian Selmani (Laçi)

Mario Dajsinani (Erzeni)

Mbrojtës

Ardit Toli (Olimpiakos U-20)

Bardhec Bytyqi  (Aalborg)

Shaqir Tafa  (SS Monopoli)

Leonardo Maloku (Santarcangelo)

Marlind Nuri  (Tirana)

Albi Doka   (Tirana)

Enea Mihaj (Panetolikos Agrinio)

Irlian Ceka (US Sambenetettese)

Arnor Duka (Laçi)

Mesfushorë

Ardit Krymi (Vllaznia)

Keidi Bare (Atletiko Madrid)

Qazim Laçi (Ajaccio)

Endri Çekiçi (Dinamo Zagreb B)

Kristal Abazaj (Luftëtari)

Ylber Ramadani  (Vejle)

Sherif Kallaku  (Laçi)

Sulmues

Valdrin Mustafa (Kaiserslautern)

Rubin Hebaj (Domzale)

Florin Durmishaj (Panionios)

Grent Halili (Tirana)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X