Vasili mesazh për amasadorët Lu dhe Vlahutin: Mos heshtni, ja se ç'duhet të bëni

30 Shtator 2017, 17:38Politika TEMA

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili, i ka bërë thirrje krerëve të delegacioneve të BE dhe SHBA në vendin tonë, që të mos heshtin për procesin e vettingut, por ta shpëtojnë atë.

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, thotë se kryeministri Rama për shkak të frikës nga vettingu, futi duart në këtë proces.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili i bën thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin që t’i kërkojnë maxhorancës të anullojë vendimet e fundit të marra në Kuvend me 73 vota.

REAGIMI I PLOTË

Lu dhe Vllahutin, mos heshtni dhe shpëtojeni Vetingun.

Për shkak të frikes së shkollëpakut nga Vetingu qeveria e tij e vogel futi duart e medha te Vetingu.
Qeveria tashme i kontrollon strukturat e Vetingut, u jep personel dhe para aq sa do ajo’ dhe me anë të Ministrisë së Drejtesise u administron investimet dhe informacionet, pra u kontrollon gjithçka.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin ishin garantët e pavarësisë së plotë dhe të pakushtëzuar të Vetingut.

Si anëtar i komisionit të reformës në drejtësi, personalisht e votova vetingun në atë kohë (kujtoj që vota ime bënte diferencën) vetëm pasi besova totalisht garancitë e plota që dy ambasadorët e nderuar Lu dhe Vllahutin qe perfaqesojne SHBA dhe BE më dhanë edhe mua personalisht.

Te nderuar Lu dhe Vllahutin, votimi i fundit i dhunshem i maxhorances në parlament për strukturat e Vetingut :

1.është falimentimi i një ideje pozitive,

2.është perëndimi i një shprese të fundit për një drejtësi të pavarur dhe me integritet,

3.është pushtimi prej qeverisë i mundësisë së fundit për ringritjen e shtetit të së drejtës.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin në kohën e miratimit të kësaj reforme

1. garantuan publikisht se reforma në drejtësi ishte nje produkt i perbashket edhe i SHBA dhe BE, e ku Vetingu ishte zemra e procesit.

2.Garantuan gjithashtu se qeveria s’kishte te drejte te propozonte reformen, por Kuvendi i Shqiperise dhe Komisioni i Posacem.

3.Garantuan gjithashtu qe Ministria e Drejtesise nuk do te kishte asnje rol sepse organet e reja do te ishin krejt te pavarura ne vendimet e tyre por edhe ne administrimin e tyre.

4.Garantuan qe qeveria do te paguante te gjithe kostot financiare pa nderhyre ne kete proces.

Ka vetëm një shpresë të fundit për të shpëtuar asgjësimin përfundimtar të Vetingut.

Lu dhe Vllahutin kanë sërish në duart e tyre një mundësi të fundit që ta shpëtojnë Vetingun, që zemra e reformës në drejtësi të mos pushojë ende pa filluar mirë dhe qe Shqiptaret te mos zhgenjehen perfundimisht.

Le ti kerkojne maxhorances t’i anulloje vendimet e fundit te mara ne kuvend me 73 vota duke asgjesuar te gjitha garancite qe vete ambasadoret u dhane te gjithe shqiptareve ne korrikun e 2016.

Ne te kundert do te thote se gjithçka ishte nje demagogji, farse dhe riciklim i te njejtes drejtesi te kapur e te korruptuar si dhe qe kete fat te Vetingut do te kete edhe SPAK-u etj organe te drejtesise.

4 komente në “Vasili mesazh për amasadorët Lu dhe Vlahutin: Mos heshtni, ja se ç’duhet të bëni”

  1. Meta ik says:

    Ambasadoreve nuk ju takon te bejne opoziten, por te vezhgojne me diplomaci. Amerika eshte e ashper dhe nuk japin gje te lire, ne Amerike njerzit vdesin nga varferia dhe per qe nuk kane inshorens per shendetin, aty ne fund te koridoreve te hedhin neqofse s’ke dollar ?.

  2. angjelini says:

    Ah sa I neveritshem je bere or Vasillaq. Monika te rrahe dhe del e qarravitesh. Ju doni drejtesi te paster me Moniken, gruan ma te korroptuar te shqiprise? Cfare hipokrizie. Aman mos na irrito me shum se populli nuk eshte idiot.

  3. Sal Daja says:

    Po mer “Vasil Petriti”, per men do me i dhon te gjithve se je pre Vunoi afer Jalit tina ene tduket sikur Lu-ja dhe Vlahutini jane shoqnia e Shrekut dhe Mones te Leshelise.

  4. uskania says:

    E nxori kryet legeni i përherëpushtetshëm e LSI-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje