Atentati në Vlorë, mes të plagosurve dhe një i mitur

1 Tetor 2017, 12:19Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka reaguar pas lajmit të publikuar në meida për plagosjen e një djali  8-vjeçar gjatë atentatit të sotëm  në Vlorë.

Sipas policisë, djali 8-vjeçar i Ferdinat Llanajt ka shkuar të marrë ndihmë mjekësore në spital pasi ka marrë dëmtime në krahë.

Informacion paraprak i policisë

Në vijim të informacionit paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, Vlorë ku prej të shtënave me armë zjarri mbetën dy shtetas të plagosur, njoftohmi se në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore edhe një fëmijë.

Konkretisht shtetasi B.Ll., 8 vjeç,(djali i shtetasit F.Ll), i cili prej të shtënave me armë zjarri ka marrë dëmtime në krahë, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur edhe një armë zjarri tip Pistoletë, ende e paidentifikuar se kujt i përket.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje