Beteja kundër informalitetit, Ahmetaj mbledh administratën fiskale: Aksioni nis nesër

1 Tetor 2017, 15:24Politika TEMA

Një ditë para fillimit të aksionit kundër informalitetit, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ndau mesazhin e tij për administratën fiskale dhe inspektorët në terren.

“Aksioni anti-informalitet, nuk është një aksion për të mbledhur para për buxhetin e shtetit, sepse mbledhja e taksave dhe të ardhurave ka në themel parimin e vetëdeklarimit dhe vullnetarizmit. Aksioni anti-informalitet ka në fokus kryesisht korsinë e komunikimit dhe të edukimit të tatimpaguesit dhe sigurisht, të sondimit të zbatueshmërisë së ligjit në sektorë të ndryshëm të cilët dalin në platformën tonë të menaxhimit të riskut, me risk më të lartë sesa dilnin më parë, për shumë arsye të cilat janë të kategorizuara dhe të standardizuara brenda asaj që ne e quajmë platforma e menaxhimit të riskut”

“Është detyrë e administratës fiskale, e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Inspektoritatit të Punës, që të reflektojnë në terren një zbatueshmëri shumë këmbëngulëse të ligjit dhe një modesti maksimale në përqasje me qytetarët dhe sipërmarrjen, për të reflektuar filozofinë e një qeverie të tërë, e Kryeministrit, që administrata të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të sipërmarrjes. Ju garantoj që nuk do të tolerohet asnjë sjellje e padenjë, e jashtëligjshme, arrogante, e administratës tatimore, doganore apo inspektoriatit kundrejt tatimpaguesve. Kjo është taksative” – tha ai.

Ahmetaj thirri sot në një takim zyrtarë të lartë të Administratës Tatimore, Doganore dhe Inspektoriatit të punës së bashku me grupet e zbatimit në terren, për të ndarë udhëzimet mbi planin e veprimit dhe mbarëvajtjen e aksionit.

Grupe të përbashkëta pune do të bashkërendohen mes tatimeve doganave dhe inspektoriatit të punës, duke pasur kryesisht në fokus biznesin e madh, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe biznesin e vogël, duke realizuar kontroll të plotë në gjithë zinxhirin e transaksioneve deri tek konsumatori final. Përmes platformës së menaxhimit të riskut në DPT, janë identifikuar sektorët me risk dhe bizneset që shfaqin shmangie të përgjegjësisë tatimore e doganore, të cilët do të jene edhe subjekte kontrolli. Por Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se paralelisht me aksionin kundër informalitetit, do të zhvillohet edhe një tjetër reformë e rëndësishme për deregulimin, në favor të lehtësimit të shërbimeve publike dhe uljes së burokracisë për sipërmarrjen dhe qytetarët.​

9 komente në “Beteja kundër informalitetit, Ahmetaj mbledh administratën fiskale: Aksioni nis nesër”

  1. u bo nomi says:

    ca ore? …….do bahet nomi….

  2. Edisoni says:

    Nje nga reformat me te mira qe qeveria Rama ka ndermarre. Ju zoti Ahmetaj po beni nje pune te hatashme per ti mesuar shqiptaret te jene te ndershem ne deklarime dhe te paguajne detyrimet e tyre.

  3. Marigleni says:

    Kjo puna e burokracive eshte nje gje shume ebesdisur. Sa me shume te lehtesohen keto aq me mire do jet. Rrofsh qe po merr parasyshe edhe kete pike zoti Ahmetaj.

  4. Marli says:

    Ministria e Financave po tregon nje vullnet per ti ndryshuar gjerat. Shpresoj shume qe qytetaret e ketij vendi te jene sa me bashkepunues dhe te shmangin hedhjen e baltes vetem se nuk jane mesuar me rregul.

  5. Fatmiri says:

    Ky aksion do te jete shume I rendesishem. Qytetaret ndryshuan shume qe nga aksioni I fundit I informalitetit, besoj se qe pas tij gjerat jane permiresuar por sigurisht duhet qe kjo culture te ngjizet ne cdo individ. Boll me informalitet, evasion dhe vjedhje aman. Le te paguaj secili ate qe I takon.

  6. Elona says:

    Qe ne fillim me ka pelqyer ideja e luftimit te informalitetit. Zhdukja e ketij fenomeni con ne rritjen e ekonomise dhe sjell mirqenie tek populli. Suksese

  7. Altini says:

    Suksese ne kete pune te dobishme per ekonomine qe keni nisur. Do jete nje pune qe do sjell rezultate pozitive.

  8. Sirius says:

    Filloi diharrea hamuti te komentet.

  9. fierakja says:

    Te lumte Beno je i mire ne gjithcka .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje