Danimarka vendos ushtarë në kufirin me Gjermaninë

1 Tetor 2017, 20:02Bota TEMA

Njerëzit që kalojnë nga Gjermania në Danimarkë do të ndeshen tashmë me imazhin e ushtarëve të armatosur.

Një propozim i ri i Bashkimit Evropian parashikon po ashtu që kontrollet kufitare mund të shtohen.

Danimarka vendosi të premten (29.09) ushtarë të armatosur në kufirin me Gjermaninë.

Synohet që ushtarët të përforcojnë kontrollet e policisë që janë akoma në veprim në kufirin me landin gjerman të Schlesëig-Holsteinit afër qytetit të Flensburgut. Kontrollet në kufi filluan në Janar 2016 në kuadër të fluksit të refugjatëve në Evropë.

Zyrtarët danezë thanë, se ushtarët e rinj do të veprojnë në sfond dhe nuk do të marrin pjesë direkt në kontrollin e makinave.

Roli i tyre kryesor është të ndihmojnë të transportohen të dyshuarit dhe të ushtrojnë detyra vëzhguese, tha për reporterët Brian Fussing nga njësia speciale e policisë kufitare të jugut të Jutlandit. Ushtarët do të dislokohen fillimisht për tre muaj. Ata nuk do të dislokohen në terminalet e tragetëve në Rodby dhe Gedser.

Kontrollet në kufi do të zgjerohen

Në fillim të javës Bashkimi Evropian propozoi një zgjerim të kontrolleve të deritanishme të përkohshme në kufijtë e brendshëm të territorit të BE-së, duke synuar sigurinë. Liria e lëvizjes është principi kyҁ i projektit evropian.

Kontollet kufitare në Gjermani, Austri, Danimakë dhe Norvegji janë planifikuar të mbarojnë në Nëntor me një limit dy vjeҁar për vendet e Shengenit.

Në qoftë se do të pranohet plani i ri i Komisionit nga qeveritë e vendeve të BE-së, këto katër vende mund t´i mbajnë kontrollet kufitare edhe për një vit tjetër në qoftë se mund t´i justifikojnë ato me ҁështje të sigurisë.

Komisioneri për ҁështje të brendshme Dimitris Avramopoulos tha se kërcënimi i migrantëve që vijnë nga Greqia dhe Ballkani Lindor nuk është më një arësye e mjaftueshme për kontrollet kufitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje