DOKUMENTI/ Përplasja me Bedri Spahiun, Mehmeti letër Mugoshës: I paaftë

Letra e Mehmet Shehut për Dushan Mugoshën, që publikojmë sot, mban datën 29 janar 1944. Në cilësinë e komandantit të Brigadës së Parë, por më së shumti falë miqësisë personale me misionarin jugosllav, Shehu e gjykon të arsyeshme të vërë në vëmendje të tij një mori pakënaqësish që lidhen me organizimet më të fundit të formacioneve partizane.

Shkëmbimi i kësaj korrespodence përkon me kulmin e operacionit të dimrit, kur kishte nisur krijimi i shtabeve të përbashkëta që realizonin bashkimin e tre-katër brigadave, çfarë parashikonte dhe varësinë e Brigadës së Parë nga njëri prej tyre. Tashmë, njësia që komandonte Mehmet Shehu nuk do të varej direkt nga Shtabi i Përgjithshëm, por nga një shtab operativ që do të drejtohej nga Bedri Spahiu.

Këtu zinte fill pakënaqësia e parë e kreut të Brigadës së Parë: Mehmet Shehu do të komandohej nga Bedri Spahiu! “Nuk është Bedriu kurrsesi kompetent të drejtojë një Brigadë, jo më shumë Brigada” shprehet Shehu në letrën në fjalë dhe, aty për aty, shtjellon arsyetimin e vet për paaftësinë e Spahiut.

Gati me të njëjtat argumente kundërshton ai edhe emërimin e Islamit në shtabin e përbashkët. Interesante në letrën e Shehut është pakënaqësia e tij për misionin britanik që operonte në Shqipëri.

fax

“Tash është koha -shkruan Shehu, -t’u themi haptas englezëve o ndihmë ushtrisë NÇL, ose udhë e mbarë andej nga kanë ardhur”. Po cili ka qenë qëndrimi i Mugoshës për pakënaqësitë e Shehut. Korrespodenca në vijim tregon se miku jugosllav ka arritur t’i zbutë në maksimum tonet emocionale dhe ambicioze të kreut të Brigadës së Parë, aq sa ky i fundit i ka shprehur jo vetëm dakordësinë me sqarimet e bëra, por edhe mëndjelehtësinë me të cilën ka operuar gjatë komunikimit me të…

LETËR E MEHMET SHEHUT DËRGUAR SALIUT (DUSHAN MUGOSHA)

MË 29.1.1944

1)I dashur Sali! Letrën që më dërgoje me Axhemin e mora vonë, mbrëmë natën. Erdha edhe vetë në Miçan t’ju takoja, por juve u vonuat dhe më duhet të nisem poshtë mbasi forcat i kam vënë në lëvizje qysh dje në drejtim të Skraparit (Çorovodë, Vërzhezhë) dhe drejt Vëndreshës e Therepelit. Dëshiroja të takoheshim para se të ndaheshim për më shumë arsye:

bedri-spahiu

I. Kemi ndenjur bashkë kaq kohë, kemi kapërcyer kaq pengesa e halle bashkë e para se të ndaheshim duhesh ta puthnim njëri+ tjetrin sepse shpresojmë të takohemi prapë, por vallë a takohemi?! Luftë është kjo e shkretë! Nëse Partia ka nevojë që aktiviteti yt të derdhet në një sektor tjetër, Brigada s’është më foshnje, por është ngritur e rritur, mundet t’eci me këmbët e saj; duhet të mësohen si të ecin me këmbët e tyre edhe kalamajtë e tjerë.

II. Desha të takoheshim me Bacën për të biseduar rreth lëvizjes dhe sektorit të veprimit të Brigadës I.

III. Desha të protestoja pranë Aliut, Tyja e Bacës kundër misionit englez që nuk e përkrah kurrsesi Brigadën I dhe, simbas mejtimit tim, tash është koha t’u themi haptas “O ndihmë ushtrisë NÇL, ose udhë e mbarë andej nga kanë ardhur”. Juve ndoshta e quani marri dhe mejtim të gabuar këtë, porse mua, ja që kështu më duket e arsyeshme dhe kam të justifikoj arsyetimin tim.

2) IV. Desha t’u thoshja dhe të arsyetoja me juve se nuk jam dakord me formimin e shtabit të përbashkët që do të drejtojë të tre brigadat njëherë edhe për disa sektorë. Nuk jam dakord për sa u përket personave të Islamit dhe Bedriut. Nga ana tjetër, jam plotësisht dakord me pjesëmarrjen e Bacës n’atë Shtab, si përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm. Nuk jam dakord dhe mund të bisedojmë gjerë e gjatë, për këta ja u jap skeletin e arsyetimit tim:

Enveri dhe Dushan Mugosha
Enveri dhe Dushan Mugosha

1) Për Bedriun:

a) Nuk është Bedriu kurrsesi kompetent për të drejtuar një Brigadë apo shumë Brigada, të paktën i mungon eksperienca luftarake e duhur, nuk i njeh hallet e një brigade, për mua s’mundet të manovrojë forcat e 3 brigadave dhe të koordinojë veprimet e tyre, sepse nuk ka pasur asnjë rast ku të jepte prova të goditjeve të tij taktike dhe strategjike. Të mos lozim për të përfituar eksperiencë mbi kurrizin e 3 brigadave.

b) Sado që ajo është punë për Partinë dhe jam i sigurt që ajo e ka mejtuar, por mua më duket si detyra më imediate e Bedriut duhet të jetë të kthehet në terrenin e zonës parë e të grumbullojë e riorganizojë energjitë tona atje në vend, që terreni ta shikojë me dylbi që këtej dhe të merret me brigadat, të cilat në të vërtetë kanë nevojën e ndonjë shoku me eksperiencë luftarake, por që ky të dijë diçka më tepër se Bedriu.

2) Për Islamin:

Pjesëmarrja e Bedriut në Shtabin e Përbashkët mund edhe të shkojë, vetëm si komisar politik e jo si kompetent ushtarak, porse pjesëmarrja e Islamit, për mua s’ka as anë, as udhë.

a) Nuk jam kurrë dakord që komanda e një brigade t’i dorëzohet një komandanti që s’është anëtar Partie i provuar e besnik e aq më tepër nuk jam dakord kur i besohet komanda e 3 brigadave një zabiti të vjetër që nuk mund të ketë kurrë pikpamjet tona dialektike rreth problemeve me rëndësi si manovrimi e konservimi i 3 brigadave në një moment kaq delikat. Sa për zabit kemi plot, por neve kemi nevojë që të krijojmë e të zhvillojmë elementë që çvillohen dhe që e çvillojnë gjendjen. Ushtarakisht, për mua, Islami bën vetëm si një zabit, komandant i Shtabit të zonës, por jo shokë, kurrsesi si komandant brigade dhe aq më pak si komandant i 3 brigadave.

b) Po përsëritim gabimet: po u japim kredi më tepër se ç’e meritojnë personave që nuk i kemi në dorë, po e bëjmë frontin Nacional- Çlirimtar fabrikë Mestan Ujaniksh, që një ditë të bukur të na lënë me gisht në gojë! Shokë! Unë kështu mejtoj e ky është skeleti i mejtimit tim rreth këtyre pikave; do dëshiroja të shpjegohesha para jush për sa them, porse jam i sigurtë, se ç’mejtoj unë mund ta interpretoni.

Mund ta interpretoni edhe më keq: mund të mejtoni se unë kundërshtoj kështu se kam ambicien që të isha vetë në krye të komandoja të tre brigadat. Unë ja ku ja u them: unë kam shumë të meta borgjeze, por ambicien s’e kam e as që kam patur, kam luftuar 6 muaj në vijë të parë në Spanjë si ushtar i thjeshtë e kurdoherë i kënaqur, pastaj m’u besua përgjegjësia. Nuk jam bërë komandant Brigade pa patur kaluar një herë, shumë herë nëpër vrimë të gjëlpërës si ushtar, partizan i thjeshtë.

Në qoftë se juve mejtoni se unë kundërshtoj se dua të komandoj vetë, aherë s’duhet kurrë të çfaqim mejtimin tonë, para shokëve përgjegjës, duhet të mbyllemi në vetvete e në atë rast tregohet se o unë jam me të vërtetë arrivist, ose juve s’më njihni, dhe n’atë rast e ardhmja do provojë të vërtetën. Çfaq këtë dizakord me vendimin tuaj se më dhimset Brigada, se nuk dua që puna të mos vejë mirë. Çfaq këtë kundërshtim se e dua Partinë dhe forcën e saj ushtrinë, koordinimin e veprimit të 3 brigadave mund ta bëjë më mirë përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm, shoku Baca, në bashkëpunim me shtabet e të 3 Brigadave të cilët shtabe janë më kompetentët për hallet dhe problemet e Brigadave të tyre.

Ky shtab prej 3 – ve jo vetëm që brigadat ka mundësi të futen në ndonjë pozitë të keqe nga do dalin me dëme, por edhe puna e terrenit Z.I. do çalojë, do shkretohet me mungesën sidomos të Bedriut.

Këto desha t’u parashtroja dhe vetëm juve mund t’ia u parashtroja, askujt tjetër ndenë juve. Duke qenë se nuk mu dha rasti të takoheshim e të më mbushnit mendjen, unë do veproj në bazë të udhëzimeve tuaja, të Partisë, do i bindem edhe shtabit të Islamit, por vetëm për disiplinë e jo se më është mbushur mendja.

Sa për disiplinën time u siguroj shokë e të mos dyshoni aspak. Juve, do ishit mirë të më dërgonit sqarim, të paktën me letër. V.F.L.P. 29.1.1944

Të fala e ju puth Mehmeti

P.S. Armiku mbasi dogji Stratobërdën, u tërhoq për fushën e Korçës, porosit Nexhipin të mbajë lidhje të rregullt me neve e të na informojnë mbi çdo ndryshim të gjendjes.

Fondi Nr. 177 Brigada e parë, dosja Nr. 13

(Është dorëshkrim e me firmën e tij)./Panoram/

4 komente në “DOKUMENTI/ Përplasja me Bedri Spahiun, Mehmeti letër Mugoshës: I paaftë”

  1. Kalvari i Partise says:

    Udheheqja “Shqipetare ” e Beogradit
    Spiunuan e Vrane njeri tjeterin ne shrbim te Jugosllavise.
    Nuk e menduan qe krimi ndjek nga pas,
    menduan se nga krimi do beheshin legjendare
    Na hapet barkun me “bemat heroike ” te memetit.
    Tamam si vrases me pagese, qe me vone
    vazhdoj rrugen e krimit nga frika. Paranojaku
    monster,komandanti i tije, e hjihte shume mire bashkepuntorin
    e tije te ngushte, kur i erdhi koha si duhesh me,e qeroj si qen.

  2. Bregu says:

    Xhihadisti sllavo-komunist kriminel Mehmet Shehu 1937 = xhahadistin vahabist kriminel Lavdrim Muhaxheri 2017

  3. Oshetimat e ulkonjave te rena nga humnera says:

    Perplasja vetem me Bedri Spahiun ? ate pune bene gjithe jeten debilat, dersa i thyen,
    hengren kokakat e njeri tjetrit,deri sa vajten ne te semes nje nga nje si gicat ne thertore.

  4. Serisha says:

    Vegla te serbit, vegla te turkut, vegla te grekut.
    Ishin, jane e do te jene laperat politikane bythe .
    Ka vetem dy zgjithje. Te gjithe ne kooperative ose te gjithe
    ministra e presidente dhe te drejtoje ai qe ngelet pa pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X