Frika mos i “vjedhin” opozitën!

Nga Mero Baze

Fjalimi i Rigertës në Kuvend ishte kundër qeverisë. Ishte kundër qeverisë në formë, në përmbajtje dhe patetizmin e saj. Problemet e fshatit janë përgjegjësi e qeverisë. Natyrisht që ato janë probleme të akumuluara për 27 vite, por aktualisht ato janë sfidë e qeverisë, e kësaj qeverie që ka nisur vitin e pestë të saj.

Është e vërtetë që ajo nuk foli as për vizionin e saj për fshatin dhe as për gjithë problemet e fshatit shqiptar. Ajo foli për disa halle të fshatit, për problemet që ndesh një njeri i zakonshëm atje. Askush më shumë se qeveria nuk ka përgjegjësi për to.

Por çudia është se nga fjalimi i saj u revoltua opozita. Dhe jo persona afër saj, por vetë kryetari i opozitës dhe nënkryetari i Kuvendit. I vetmi që nuk ka reaguar është Berisha, i cili me siguri turfullon me diletantizmin e pasardhësve të vet.

Kjo është më shumë se sa qesharake, banale, vulgare dhe tregon se çfarë lidershipi idiot i ka rënë në pjesë opozitës.

Kjo opozitë që i është bashkuar çdo kauze banale në vend, që nga halli i furgonave “8 plus 1” para katër vitesh, deri tek halli se mos ndërtohej një kënd lojrash për fëmijë, jo vetëm që refuzon një tablo të errët sociale të fshatit shqiptar, por sulmon me një gjuhë të ndyrë, atë që e prezanton këtë tablo.

Kjo duhet të jetë opozita e vetme në botë, që kur një qytetar i zakonshëm vizaton një pamje të zymtë të realitetit ngrihet e proteston kundër qytetarit.

Po përse ndodh kjo?

Ajo që shqetëson Lulzim Bashën nuk është realiteti i zymtë i Shqipërisë në fshat dhe më tej, por fakti se mos dikush i vjedh “opozitën”. Fakti që Rigerta u bë popullore me fjalimin e saj, me një gjuhë krejt të ndryshme nga e opozitës dhe me shumë here më pak mundim se spitullaqet e tij që bëjnë prova para pasqyrës, duket se e ka futur në panik.

Ideja e tij nuk është të bëjë opozitë, por ti rrijë si gjahtari në pritë, kur të vijë vetë gjahu dhe ta marrë si trofe. Ai mendon se duhet luftuar çdo element opozitarizmi në vend që nuk është pjesë e tij.

Ky është profili i një lideri që nuk i intereson opozitarizmi, por opozita zyrtare, ajo që ka vulën dhe firmën e opozitës. Atij nuk i intereson halli i Kristinës që s’ka rrugë dhe ujë, halli i fshatarëve që nuk dinë ç’të bëjnë me tej me jetën e tyre në fshat, por halli i tij se mos ata bëhen një zë më i fuqishëm se Basha në opinionin publik.

Unë nuk u preka nga fjalimi i Rigertës. Madje as nuk u emocionova. Po jo për arsye politike. Unë shkoj në fshat dhe kam parë halle shumë më të mëdha dhe drama të njerëzve në fshat që të lënë pa frymë. Fshati shqiptar është i mbushur me pleq dhe plaka që dergjen vetëm pa njeri, me fëmijë në emigracion, pa infermiere në fshat, që nuk kanë provuar prej vitesh as një kokërr aspirine, që vdesin vetëm në shtëpi dhe i gjen pas disa ditësh. Kam parë të rinj që të shikojnë në sy si t’i shpëtosh nga ai ferr duke u gjetur një punë a mundësi larg fshatit, prindër të moshës thyer që nuk ja dalin dot të mbajnë askënd pranë vetes për të mbajtur bagëtitë ose për të punuar tokën. Në fshat ka drama të forta sociale larg syve të publikut, dhunë në familje, përdhunime, uri seksuale, divorce të dhunshme  dhe frustrime që të lënë pa frymë. Fshati shqiptar është në agoni dhe do zgjidhje. Ai do investitorë të rëndësishëm ta rikthejnë jetën atje. Ai duhet të bëhet kapitalist, pasi dështoi forma komuniste e kooperativave.

Rigerta nuk jep zgjidhje dhe nuk është për atë punë. Ajo maksimalisht mund të bëjë një fermë me dhi, siç ka bërë dhe mund të qajë nga mërzitja siç qau. Mua as aq nuk ma mban të bëj. Dështimin e ke tek dera.

Zgjidhje duhet të japë politika dhe në këtë rast njeriu që duhet të ishte në krah të Rigertës është Lulzim Basha. Jo se ai dhe të tjerë nuk janë përgjegjës për këtë gjendje të fshatit, por për pozicionin politik, ai duhet të jetë në anën e atyre që duan të ndryshojnë situatën.

Nëse ka një talent Edi Rama këtu, është që edhe dikë që i del kundër në Parlament arrin përmes Bashës ta kthejë në pikë për vete.

Vetëm një lider opozite si Lulzim Basha, mund t’i kundërvihet një fryme opozitare në vend, vetëm se ajo nuk kalon nga listat e tij. I vetmi mëkat i Rigertës, është që nuk është në listat e Bashës si opozitare pasi problemi që ajo ngre dhe gjuha me të cilën flet e tejkalon fuqinë e gjuhës së opozitës. Dhe arsyeja është tek besueshmëria. Njerëzit nuk u prekën nga lotët e saj, por besuan atë që tha ajo. Problemi që ka Basha dhe opozita e tij është pikërisht kjo: Nuk e beson njeri për asgjë, edhe kur thotë ndonjë të vërtetë.

Është koha të mësojë si bëhet opozitë e besueshme dhe të mos frikësohet se ja vjedh kush atë që ka. Nuk i duhet njeriut ajo parti. Sidomos siç e ka keqkatandisur ky!

 

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Frika mos i “vjedhin” opozitën!”

  1. Pershtypje says:

    Z.Mero
    Mendova te shkruaja ne email personal te Temes,por nuk e di sepse nuk mu duk e sakte.
    Po shpjegoj
    Gazeta TemA ose me sakte faqia TemA nuk eshte me ajo qe njoha.Faqia ku temat kryesore qe paraqije nuk nderroheshin per tre dite,sepse ishin me te vertete KRYSORE.
    Tani i nderon- nderroni cdo pese minuta dhe kjo nuk me pelqen.Me e keqia eshte se pavarsisht se ndyshojne” lajmet” kaq shpejt,mua me duket se prap ngelem i pa informuar nga faqia,kur behet fjale per te perditshme.Nuk e di si? Por kete pershtupje kam.
    Kam me shume se dy vjet qe nuk lexoj tek faqia nji reportazh- lajm ekskluziv te Temes.
    Tema ishte faqia ku komentusit nxirrnin me shume te palarat e qeverrise sesa vete shkrimet.Komentusit debatonin,ne shume raste per te miren e vendit,ndersa tani nuk gjej dot asgje te sakte.
    Nejse,Ti i di e i shikon vete gjerat dhe e jotja eshte faqia e si te duash e ben…por une mendimin tim e dhashe.

  2. LUJA -LULI-LILI says:

    Ketu nuk eshte problem I zonjes Rigerta qe eshte bareshe me patente nderkombetare.
    .
    Duket qe dhe mediat me 500 anal-istet e saj jane te lumtur se i zgjoi nga gjumi kjo zonje…lexoni pasarelat e tyre qe ta peshtirosin sikur bejne gare kush te beje me “interesantin”
    .
    Ketu eshte halli I nje mjerimi migjenian.
    .
    Eshte akoma me e thelle katastrofa kombetare vecanerisht ne fshatrat malore dhe ne zonat urbane.
    .
    Ka ardhur koha te behet nje gjyq Nurembergu per at ate cilet e katandisen ate vend ne kete katastrofe biblike
    Le ti referohemi disa shembujve
    Standardi ndërkombëtar i vendosur nga Banka Botërore për varfërinë ekstreme është niveli i të ardhurave 1.9 dollarë në ditë për person.
    Të dhënat e fundit statistikore për nivelin e varfërisë i përkasin vitit 2012.
    Në këtë vit, sipas Bankës Botërore, Shqipëria kishte 51 mijë persona ose 1.06 për qind të popullsisë që jetonte me më pak të ardhura se 120 lekë në ditë.(nje dollar ne dite)
    Por një pjesë e madhe e popullsisë, edhe pse nuk figuron nën nivelin e varfërisë, i ka të ardhurat vetëm pak mbi këtë nivel.
    Mbi 45% e popullsisë shqiptare aktualisht jeton me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standardit të fuqisë blerëse, që në Shqipëri përkthehet më pak se 325 lekë në ditë për person.
    Parashikimet zyrtare të bëra nga ekspertët e bankës tregojnë se për të zhdukur përfundimisht mjerimin, Shqipërisë do t’i duhet të paktën një dekadë.
    Por me një kusht.
    Rritja ekonomike duhet të jetë cdo vit rreth 4%, dhe të shpërndahet në një mënyrë të drejtë tek të gjitha shtresat e popullsisë..
    PO A E CAN TRAPIN LULUSHI
    Por cfare ndodh me Lulin ?
    Me nder me thane ai NUK E CAN trapin per njeri ne bote:qe kur I dhane nga bodrumet e beogradit nje pashaporte amerikane ne Hollande…..pra ai e ka kartabjanken
    Deri sa ai mori NE MAJ 2011 bashkine e Tiranes bashke me Arvizune dhe Ilir METEN akoma pa u thare gjaku ne boulevard ..ai eshte padiskutim k/m I ardhshem dhe do jete rasti I vetme ne bote per te gjitha kohrat qe nje kriminel si lul basha ka mbeshtetje nderkombetare.
    Rasi I djeshem ku Kryekari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në Facebook njoftoi praninë e tij ditën e sotme në akademinë e lidershipit të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) me të rinj nga Ballkani.
    Në postimin e tij, Basha shkruan se nenvizoi se keta te rinjtë “një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore po rritet në Ballkan. Ata do t’i çlirojnë shoqëritë tona nga mentalitetet e qasjet e vjetra, do t’i sjellin integritet dhe vlera demokratike politikës.”.
    .
    Pra nqs se ka akoma republikane ne Amerike qe mbeshteseni DEVILUL BASHEN….
    .mos u shqetesoni pse ai popull ka filluar te respektoje enverhoxhen
    si perendi te shqiptareve.
    .biles dhe me pro-amerikanet dhe dikur antienveriste te thekur

  3. zi says:

    Une e bej cobanin, z Mero.
    Te fishkelloj tufen e derave qe ndodhen ne parlament dhe politike,
    tu fershellej dhive e deleve qe quhen gazetare e dine vec te mburen e te bejne hartim,
    te perze ujqerit e cakenjte,gjyqtaret e prokuroret,avokatet e noteret.Sa per hajdutet e kriminelet skam cbej,
    gjejne pa bejne.

  4. Jimi says:

    Per keto qe evidentoi Rigerta, Lulja ne parlament mund ti thote me forte, duke trashur edhje zerin, madje duke goditur edhe foltoren me grusht, por askush nuk tutet dhe nuk e beson! Njera nga arsyet qe nuk e besojne eshte se pikerisht ai dhe skota e tij jane njeri nga shkaktaret e kesaj drame dhe ai kete e di shume mire ndaj dhe revoltohet, si nuk e besojne kur ai genjen?
    Rigerta u ftua ne parlament dhe ajo thjesht dhe pa ego percolli nje mesazh te fuqishem, jo per parlamentaret e per politikane te cilet kane patur ne dore shume gjera dhe nuk i kane bere, por ajo kete mesazh ua percolli njerezve te zakonshem te cilet duhet te ndergjegjesohen, qe fatin e tyre te mos e lene ne duar te njerezve te papergjegjshem, qe aksidentalisht jane te veshur me petkun e politikanit, apo shtetarit. Per cudin e Lules keto qe tha Rigerta i ka then edhe ai ne parlament, por cudia qendron tek ajo qe ate s’e beson askush kurse Rigerten e mirkuptuan dhe e besuan te gjithe ata qe e degjuan dhe e pane! Ajo nuk pati ndonje pretendim personal. Njerezit le ta gjykojne si te duan.

  5. Ladi says:

    Ndoshta nuk ja vlen me te shkruhet per Bashen!! Jane pafund provat qe ai eshte kokebosh, nje lider sa deshtak po aq dhe qesharak. Ndoshta mund te shkruhet dhe nje here, por vec nje here; nekrologjia e tij politike

  6. Adi says:

    Hej na cate k… me kete Rigelten!!! Po pse mo kaq te rrjedhur jini sa nuk e shihni dot vete mjerimin e ketij vendi ne fshat, qytet e kryeqytet!!! Po ku jetojne keta njerez keshtu?!!! Vetem nga nje kazino ne tjetren te nje restorant ne tjetrin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *