Grushtoi Milaim Zekën "live" në emision, Krasniqi lirohet nga paraburgimi por...

1 Tetor 2017, 16:04Rajoni TEMA

Deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi është liruar sot nga mbajtja edhe pse Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit për të pasi që sulmoi fizikisht Milaim Zekën në një emision televiziv.

Avokati i Krasniqit Tomë Gashi ka thënë se Krasniqit i është caktuar masa e ndalimit të ofrimit fizik të Milaim Zeka në Kuvend në distancë prej 5 metra dhe jashtë Kuvendit në distancë prej 100 metra.

Konflikti në emision erdhi fill pas fyerjeve që Zeka filloi t’i adresonte bashkëbiseduesit të tij duke e provokuar me fjalë të rënda.

“Frashëri është liruar nga masa e arrestit të caktuar dy ditë më parë. Prokurori i çështjes ka nxjerr vendim për zhvillimin e hetimeve për Frashër Krasniqin për lëndim të lehte trupor shkaktuar në incidentin në debat televiziv ndaj z. Milaim Zeka , por Prokurori i shtetit po ashtu ka nxjerr vendim për zhvillim të hetimeve kundër z. Milaim Zeka për vepër penale të kanosjes ndaj deputetit të Lëvizjes Frashër Krasniqi. Kanosjen ndaj Frashërit sipas prokurorit e ka kryer Zeka në po të njëjtin emision, kështu që të dy deputetët janë në hetime për incidentin ku edhe njëri edhe tjetri janë edhe të dyshuar edhe të dëmtuar në raport me njëri –tjetrin”, ka thënë Gashi në Facebook.

 

3 komente në “Grushtoi Milaim Zekën “live” në emision, Krasniqi lirohet nga paraburgimi por…”

  1. anton says:

    po shka kini o vllaznia koqovare.po kush a ka u shti me u perla me njani tjetrin,apet shkiet a ?

  2. Fatosi-kosove says:

    Po zeka qe ishte arrogant,sulmoi,shau,fyeu e njollosi Krasniqin,cila eshte masa qe ka marre drejtesia ne kosove!

  3. Kombi says:

    MKLAKM ZEKA ESHTE NJE ZOTNI , POR OPOZITARET KANE KOHE QE KANE FILLUAR ME SHARJE . ZEKA I THA QE TI JE NJE RRUGAC , POR KRASNIQI E VERTETOI ME GRUSHTAT E TIJ QE ESHTE VERTET RRUGAC .
    MILAIM ZEKA PATI TE DREJTE !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje