Julian Deda, akuza Bashës: Gabove përsëri Lul, ke këshilltarë mizerabël

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rigerta Loku, fermerja e diplomuar shkelqyer ne nje nder universitetet me te mira te Italise, “La Sapienza” te Romes dhe që “përloti” jo vetem socialistët në Kuvend por dhe nderkombetaret, sulmohet nga kreu i PD se fjalimi i saj ishte i dirigjuar nga vetë socialistët.

Për postimin “dixhital” dhe sulmet që kryetari i PD-së  Lulzim Basha i drejtohet vajzës nga Mirdita ka reaguar  edhe Julian Deda, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe Koordinator i Bashës.

Ja çfarë shkruan Julian Deda në rrjetet sociale:

Gabove perseri Lul…!

I gjithe lidershipi i PD-se shperndan me urdher nje shkrim te nje gazetareje, gje qe nuk ka ndodhur ndonjehere ne ate parti. Meqe i pelqeu katit te peste, o burra ta shperndajme dhe ta demaskojme Gerten, qe foli ne Parlament, sepse urdheri i Republikes se re eshte i qarte, “te demaskojme kedo, qe eshte me i vertete se Luli ne ate foltore”. Ky urdher nuk kursen as Sali Berishen, e jo me Gerten.

Gabove perseri Lul, kete ta them sinqerisht. Keshilltaret mizerabel nuk po te lene rehat. Shiko çfare gafe ke bere. Qytetari yt dixhital eshte po aq i fallco, sa ç’eshte strategjia e jote per te rrezuar Ramen nga pushteti. Ai mesazh eshte i sajuar, aq sa eshte e sajuar dhe e pavertete deshira jote per ta bashkuar PD-ne.

Gabove perseri Lul, sepse u more me Gerten si njeri dhe jo me ato çfare tha ajo, qe per fat te mire i shkonin per shtat nje opozite normale. Por me sa duket kjo e jotja nuk eshte normale, por eshte nje opozite e kapur dhe e shitur.

Gabove perseri Lul, sepse sa shperndan nje shkrim qe nuk te nderon, por perkundrazi te ul aq shume pike sa ti nuk e ke idene, mund te shperndaje denoncimin e Doktorit ne Parlament, per te cilin iu pre fjala dhe grupi i PD nuk pipetiu, pjese e strategjise dhe kjo.

Edhe nje lutje kam. Te lutem hap syte, mos shko te biesh vete ne gropat qe hap Rama, lere ate te te shtyj, qe te pakten te na vije keq per ty.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Julian Deda, akuza Bashës: Gabove përsëri Lul, ke këshilltarë mizerabël”

  1. Bizelbub says:

    Sa gabime i lejohen Lulushit ka ndonje numer…

  2. Fiqo says:

    O Lul, po don me e “rregullue” pd, mer keshilltar ket K…., e ke te sigurt qe ky ka me te nxjerr nga haleja ku ke hyr…….

  3. Albmich says:

    Vajza e 🐐🐐🐐 qe foli ne parlament nuk ju afrua vend pune ne administraten shteterore sepse nuk ka fituar konkurset 🤦‍♀️🤦‍♀️dhe per te mos ngelur pa buk hapi nje biznes te cilen po e shfrytezon si trampoline me menyra korruptive per te kapur nje post te majme aty ku synon ajo.
    Jane me qindra ishstudente qe kon mbaru studimet por nuk kan qene te afte te fitojne konkurset per te fituar vendin e punes dhe tani punojne kamarjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *