Kunati zbulon komplotin me dhitë e Rigertës

1 Tetor 2017, 18:26Antena TEMA

Pas fjalimit prekës të Rigertës në sallën e Kuvendit, Kunati ishte i trazuar. Në fillim i pëlqeu. Mori Lulin në telefon dhe i tha se ajo vajza ia kishte dhjerë keq qeverisë.

-E vërtetë,- tha Luli. Ishte fjalim i madh shumë.

Pastaj thirri Odetën, vajzën që bën PR e Partisë.

-Shumë e bukur ajo në Kuvned,- i tha Kunati.

-Kush qe e bukur,- tha Odeta. Pse ajo shëmtira që ruan dhitë do zëvendësojë opozitën këtu. E keni shumë gabim. Si mund të bëhet popullore një njeri që del e flet aty, me veshje skandaloze, rroba gabi, pa tualet dhe të na vërë para ne me një tufë dhi. Atë do ta ketë vënë Rama.

-Ashtu?,- u turbullua Kunati.

-Ja të pyes dhe këto të tjerat.

-Si tu duk ty,- i tha deputetes Vokshi.

-Po ça të dukej ama, e pe çfarë këmishe kishte vesh. S’di si e keni lënë të hyjë brenda.

-Po ti ç’mendim ke,- i tha Tabakut?

-Flokët i kishte skandal. Le që ku do t’i rregullojë flokët në Rubik.

-Ajo ka dashur të injorojë Rrugë e Kombit që bëre ti me Doktorin,- i tha deputetja e Vlorës,- dhe thotë që nuk ka rrugë në fshatrat e Veriut. Po rruga që bëmë ne ku është?

-Mendon që na e ka sjellë Rama për ta na injoruar ne?,-pyeti Kunati.

-Besoj se po,- i tha Mond Spaho. Ajo ka qenë me LSI, dhe tani do të kalojë me PS. Këtu është loja. Duhet ta godasim. Rama do të shpërqëndrojë opozitën nga lufta reale. Do, të na tregojë se halli më i madh janë dhitë e asaj se sa ne.

Këtu dhe Kunati filloi të reflektojë.

-Kaq i thellë të ketë qenë ky Rama,- thoshte me vete. Kurrë nuk do na kishte vajt mendja të bënim këtë gjë. Qenka shumë e hollë. Duhet ta godasim.

Thirri portalet e veta dhe dha urdhër për zjarr. Dhe pas pak filloi sulmi mbi dhitë e Rigertës.

Ish deputeti Ruli që po lexonte lajmet u çudit shumë.

Gjithmonë kemi pasur probleme me këtë punën e dhive tha. Dhe vetë gjuha shqipe është me dy standarde kur flet për dhitë.

Për shembull për nje femër budallaqe thuhet që është “mendje dhi”, kurse për një femër të zgjuar thuhet që është “Piç…dhi”. Kështu si po sillet Luli po tregon që këto femrat e Lulit që mbahen si “p…” të bukur qenkan “mendje dhi” kurse dhitë e Rigertës qenkan “Piç..dhi”

Sidoqoftë Rama arriti ta kthejë betejën në luftë mes dhive budallaqe dhe dhive të mençura.

 

 

2 komente në “Kunati zbulon komplotin me dhitë e Rigertës”

  1. Hyske Borobojka says:

    Haha sa kam qesh ? Opozita dhe dhi e zgjebosur, dhe bishtin perpjete . Rama po p…dhie ? Desara and Compania Bella e Sallonit te Sinjora Bertinit , dhi nga mendja e dhit nga goja. ?

  2. dana says:

    kam qesh me lot, ku te shkon mendja o Mero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje