Luarasi, i Petro Ninit, ka mbetur pa shkollë, Rilindasi ka mbetur pa muze dhe bustin e tij

Nga Artur Ajazi

Duket si një ritual i zi, si një revansh që nuk ka forcë ta ndalë, dhe kjo është ajo që ka nisur të ndodhë me simbolet dhe bustet që na kujtojnë ne heronjtë dhe historinë kombëtare. Dhunohen emra rrugësh, buste heronjsh, vende të shenjta, dhe askush nuk flet, askush nuk ngrihet dhe të kërkojë arsyen e kësaj përdhosje të vlerave tona historike që po synojnë zhdukjen e identitetit tonë si komb. Kjo gjë ka ndodhur edhe në një fshat të vogël në juglindje në Kolonjë, në fshatin Luaras, ku duart të zeza kanë dhunuar dhe shkatërruar jo vetëm bustin e rilindasit martir Petro Nini por edhe shkollën e fshatit. I ndodhur rreth 2 orë e gjysëm larg qytetit të Ersekës, fshati ku lindi u rrit dhe mbylli sytë pas helmimit nga qarqet antishqiptare greke, rilindasi i madh i gjuhës dhe shkronjave shqipe Petro Nini, fshati Luaras, të shfaqet para syve me gjithë madhështinë dhe emrin e madh, të paharruar për gjithë brezat e shqipëtarëve.

Duke marrë njëherësh mbiemrin e fshatit, i ardhur nga një familje e nderuar, Petro Nini, ky luftëtar dhe kolloz i paepur i gjuhës dhe shkronjave shqipe, qysh në vogëli do të shfaqej si një krijesë e inteligjente, kurajoze, dhe shumë patriot, duke përqafuar leteraturën e kohës, rrëfenjat e paraardhësve të tij por edhe të bashkohësve duke nisur qysh në moshën 18 vjeçare misionin e mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës së të parëve. Petro Nini Luarasi, vinte nga një familje e hershme nga i njëjti fshat, që asokohe kishte mbi 350 shtëpi. Rilindasi shumë shpejt do të rradhitej në armatën e emrave të shquar që po mbronin me jetën dhe gjakun e tyre gjuhën shqipe, nga sulmet dhe skenarët e asokohe të kishës Orthodokse Greke, por edhe hordhive turke.

Petro Nini Luarasi, lindi si pishtar dhe u bë legjendë e gjuhës shqipe dhe mbeti i tillë. Deri para viteve ’90 fshati Luaras, qyteti i Ersekës (por edhe Tirana me gjimnazin e saj të famshëm) kishin një shkollë me emrin e Petro Ninit, duke marrë vendin që i takonte në historinë e themeluesve të gjuhës shipe. Ai sot renditet tek “Martirët e Gjuhës Shqipe”. Ishin pikërisht ata që u vranë, helmuan dhe syrgjynosën, në përpjekjet e tyre shekullore për të mbrojtur gjuhën shqipe, për ta shpëtuar atë nga shpërbërja. Në fshatin Luaras, deri në vitin 1993, ekzistonte një shkollë, një shtëpi muze dhe një bust i rilindasit të madh Petro Nini Luarasi, duke vendosur kështu emrin dhe veprën e tij në piedestalin e duhur të heronjve të kombit.

Ardhja e tranzicionit, ndryshimi i sistemeve, aspak nuk kishte si qëllim ndryshimin e emrave, shembjen e busteve të rilindasve, të cilët kanë meritën e madhe të shpëtimit të gjuhës shqipe. Dhunimi i tyre ka ndodhur pikërisht pas braktisjes së fshatrave, nga qarqet antishqiptare dhe papërgjegjshmëria e drejtuesve të Arsimit në rrethin e Kolonjës në vite. Janë pikërisht këta të fundit që me “pakujdesinë” e qëllimshme e kanë katandisur sot fshatin e Petro Nini Luarasit, në gërrmadhë, dhe pa shkollë. Atje sot nuk ka shkollë, pasi ajo është rrënuar, busti i rilindasit shtë thyer nga “duart e padukshëm”, dhe kjo ka ndodhur gjatë vitit të zi 1997, nga segmente antishqipëtare me prapavijë greke. Krahina dhe sidomos fshati Luaras, ka qenë shembull i mbarëvajtjes dhe tolerancës fetare, por si për habi atje kanë nisur të “mbijnë” kishëza orthodokse, duke patur ndoshta si qëllim edhe fshirjen nga faqja e dheut e simboleve të historisë së Luarasit, fshatit që i dha kombit dhe historisë tij Petro Ninin.

Interesimit pranë ZAZ vazhdimisht nga banorët e paktë të Luarasit, zyrtarët në Ersekë i janë përgjigjur se “atje nuk kanë mbetur më familje, nuk ka çfarë duhet shkolla”. Por asnjë përgjigje për bustin e thyer të Petro Ninit, për shkollën e rrënuar, për muzeun e shkatërruar. Kjo padyshim nuk është arsye për ta lënë Luarasin pa mësues, apo më keq me një mësuese e cila mbledh nja 12-13 fëmijë të moshave të ndryshme duke u bërë atyre jo mësim por gallatë, e duke i lënë analfabetë për gjithë jetën. Situata dramatike në Luaras, në fshatin e Petro Ninit, duhet të shqetësojë gjithë zyrtarët vendorë në Kolonjë, Bashkinë, ZAZ, dhe qeverinë pasi atje janë dhunuar vlerat e kombit dhe simbolet e gjuhës shqipe.

Banorët e Luarasit shprehen se “fakti që shteti prej 27 vitesh nuk merr masa për të ringritur vlerat e rilindasit të madh Petro Nini, tregon për një dorë të kujdesshme dhe dashakeqëse që shënjestrën e kanë diku larg, për të krijuar vatra harrese ndaj figurave të tilla me përmasa gjigande, por ne nuk i kemi harruar dhe nuk do ti harrojmë patriotët e fshatit por edhe krahinës së Kolonjës, ata janë në memorjen e kombit”. Mbetet detyrë e qeverisë, të kthejë sytë nga vlerat e shkelura, nga ringritja e respektimi i figurave kombëtare që i dhanë kontribute madje edhe jetën e tyre gjuhës së bukur shqipe.

2 komente në “Luarasi, i Petro Ninit, ka mbetur pa shkollë, Rilindasi ka mbetur pa muze dhe bustin e tij”

  1. mirel says:

    Zoti Artur, qofsh i nderuar per kete shkrim. Por Shqiperia e sotme nuk eshte ajo e Rilindasve te vertete. As e heronjve te vertete. Kjo eshte Shqiperia e Ahmet Zogut..e Esat Pashes..e Sali Serbit, Edvin Ramutit..dhe gjithe qelbesirave qe i thone shtet.keta i kqne shitur heronjte dhe patriotet e vertete ne bizneset me informalitet..keshtu thote qeveria kur vjedh.
    Keshtu thote shteti kur ben biznes privat ne kurriz te Pavaresise.
    Quhet Zone Ballkanike..ne fakt eshte prona e bizneseve te mafiozeve te Ballkanit. Ketu nuk duhen as Heronjte dhe as Patriotet.
    Ata duan Fazllicet ne bashkepunim me Ahmetet. Produkti eshte Ramut. Shqiperia nje treg i lire i hapur per maskarenjte qe natyrisht zgjedhin dhe llojin e Historise qe ju pelqen.
    Dhe nuk ju pelqen Historia e burrave te vertete, por Histeria e maskarenjve ne pushtet

  2. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    se shpejti parashikohet qe shkolla te marre emrin dhe bustin e” Sulltan Muratit”,kjo edhe me ”bekimin” e muslimon brothers…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *