Mashtroi familjen e të vdekurit, prangoset avokati nga Tirana që zhvati 27 milion

1 Tetor 2017, 12:21Kronika TEMA

Një avoka është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet pas mashtrim.

Policia sqaron se në pranga u vu Myrteza Myftari, 56 vjeç pasi mashtronte familjarët e të ndjerit duke shpërdoruar detyrën dhe nuk iu dorëzon dëmshpërblimin për dëmin shëndetësor.

“Ky shtetas është arrestuar, pasi shtetasi M.S., ka bërë kallzim në ambientet e policisë Tiranë, ku deklaron se shtetasi Myrteza Myftari, me profesion avokat, më datë 02.05.2013, ka marrë një shumë prej 2 722 424 lekë të reja, si dëmshpërblim për dëmin shëndetësor me pasojë vdekjen për shtetasin F.R., shumë të cilën nuk ia ka dorëzuar familjes të së ndjerit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 248 dhe 143 / 3 të Kodit Penal.

1 komente në “Mashtroi familjen e të vdekurit, prangoset avokati nga Tirana që zhvati 27 milion”

  1. eno says:

    Myrteza myftari i arrestuar sot nga Policie e Tiranes nuk eshte avokat por nje mashtrues dhe hajdut ordiner
    Urojme qe organet e drejtesise te bejne puene e tyre dhe te mos e lirojne kete kriminel mashtrues nga burgu.
    Ky kriminel i paafte qe mban kartonin e avokatit ne xhep qe nuk ka asnje haber nga drejtesisa dhe nga ligjet eshte njei paedukate qe vjedh dhe mashtron qytetaret perdite por shume prej viktimeve te tij i shmangen nje kallzimi ne organet e drejtesise dhe te policise.
    Ky funderrine eshte bashkepronar bashke me nje te inkriminur tjeter tek pallati tek zogu i zi ose sheshi Murat toptani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje