Pse u tremb Basha nga fjalimi i fshatares Loku?

1 Tetor 2017, 17:27Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Ishte ndër ato rastet kur një reagim përhapet me shpejtësi si për të tregtuar se ca të vërteta janë aty gjithmonë brenda secilit prej nesh, por duhet dikush i artikuluar e i drejtpërdrejtë që të dalë t’i thotë troç! Bëhet fjalë për fjalimin e zonjës Rigerta Loku nga Rubiku, historia e së cilës dihet e s’ka nevojë për përsëritje.

Në fjalimin e zonjës Loku nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme, veç vërtetësisë. Ata që u habitën nga ajo çfarë tha Rigerta, thjeshtë nuk e njohin Shqipërinë tjetër, atë ku njerëzit dërrmohen duke punuar e shteti vetëm ju jep çertifikata e asgjë më shumë.

Unë mbaj mend që në 15 shtator të 2012-ës kur ish-kryeministri Berisha bridhte me parullën “Rrugë Rrugë”, bëra një shkrim ashtu shpejt, krejt natyrshëm me titull “Eja dhe këtej z…”, i cili gjendet akoma online në linkun e mëposhtëm (http://www.gazetatema.net/2012/09/15/119314/).

Im vëlla dhe dhjetëra nxënës në fshatin tim në rrethin e Matit zhvillonin beteja jete për të shkuar në shkollë. Infrastruktura rrugore nga komuna ishte lënë në mëshirë të fatit. Edhe sot që është në dorë të bashkisë së Klosit është po njëllojë. Akoma lufta për dije është një luftë me vdekjen në fshatin tim, por edhe në shumë fshatra të tjerë kudo në veri.

Ato të vërteta që tha dje Rigerta janë sot e gjithë ditën një realitet i zakonshëm në fshatrat tanë, dhe atyre pordhacët që u habitën e ironizuan në rrjetet sociale teksa kthenin ndonjë gotë në bllok, s’ju ka rënë bytha ngushtë mesa duket, asnjëherë.

Gjithësesi përpos kësaj, ajo që është shqetësuese është fakti se si sillet politika ndaj zërave që thonë ca të vërteta të thjeshtë, copë fare. Mazhoranca ka folur me anë të ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili tha se ai fjalim ishte një moment reflektimi. Se sa reflektim do të ketë këtë do ta shohim në vazhdim me punën që qeveria do të bëjë në fshat dhe për fshatin. Për qarkun e Dibrës fjala bie, do e tregojë Rruga e Arbrit e premtuar nga çdo kryetar partie këto 27 vjet e ku kryeministri Rama është zotuar se ajo punë ka marrë fund dhe do të bëhet brenda këtij mandati. Presim!

Ajo që pastaj është e tmerrshme kur e dëgjon, është ta quash atë fjalim të pavërtetë, ose shkrimin tim të para 5 viteve më parë, rrenë. Është e tmerrshme sepse të mohosh atë realitet është të mos e njohësh atë e për pasojë, të mos dish ç’të bësh për ta ndryshuar.

Këtë nuk mund ta bëjë askush me dy pare mend në kokë, por e bëri Lulzim Basha dhe Edi Paloka. Ata duke sulmuar atë që tha një fakt, harrojnë që mund të rrëzojnë edhe vetë faktin dhe t’ja bëjnë punën më të lehtë qeverisë. Një shkollë klasike komuniste propagande, ku nuk e kuptojnë se Rigerta dje po kërkonte në parlament ndaj qeverisë atë që nuk e kërkon PD-ja (e cila merret më familjen e kundërshatrëve, akoma!)

Ndoshta kjo është një mënyrë xhelozie e një PD-je pa ide, pa vision, pa lidership, pa ekip, pa program, pa plan, e cila kur sheh që dikush bën opozitë më mirë se ajo, ngrihet dhe çjerr atë që bën punën e saj. Duke mos ju bashkuar asaj, PD tregon se ka frikë nga opozita e vërtetë, tregon se ka frikë nga ata që i thonë të vërtetat në sy. Edhe pse PD-ja në fakt është mëkatare e madhe kur vjen puna të lënia pas dore që i është bërë fshatit kur ka qenë 8 vjet në pushtet, ajo dje duhet t’i dilte anë krah zonjës nga Rubiku. Duhet të kërkontë falje për çfarë nuk kishte bërë ose kishte bërë keq. Por nuk e bëri. Madje e sulmoi atë që duhet ta kishte aleate, nga frika se opinion publik do thoshte që “kjo vajzë bën më mirë opozitë se vetë partitë opozitare”

Kjo frikë nga realiteti është një fakt tjetër se pse PD-ja doli aq dobët në zgjedhje. Ndërsa sulmi ndaj zonjës Loku është frika që Bash aka patur dhe ka përherë nga garat dhe konkurenca. Dje Loku ishte një opozitare e denjë e çdo qeverie dhe një aleate e madhe e çdo opozite. Por, për Bashën, ajo është një kërcënim pasi opozita e tij është shumë e vogël përballë të vërtetave të mëdha.

Nga ana tjetër qeveria kanë patur si parrullë gjatë mandatit të parë teksa kryeninin rehabilitimin e qendrave të qyteteve fjalinë “Nga qendrat e qyteteve, do shtrihemi drejt fshatrave me rilindjen rurale”. Rigerta dje i kujtoi qeverisë atë premtim duke i thënë që ne jemi këtu dhe mbajmë mend.

Rigerta dje bëri opozitë reale, me halle reale dhe probleme reale që kërkojnë zgjidhje reale, jo më slogane rrugësh imagjinare.

Opozita e një njeriu të zakonshëm dhe llogaria që ajo kërkoi e ka trembur Lulzim Bashën, i cili ka dalë zbuluar që nuk di të bëjë opozitë.

Nga ana tjetër, fjalimi i djeshëm i Lokut por dhe çdo problem i shqiptarëve është një trokitje në derën e Edi Ramës i cili ka thënë që do bashkëqeverisë me njerëzit e zakonshëm. Me atë që tha dje zonja Loku, tregoi se këta të fundit po e presin të vazhdojnë nga puna bashkërisht me kryeministrin, në të kundërt…!

15 komente në “Pse u tremb Basha nga fjalimi i fshatares Loku?”

  1. Kombi says:

    Kam shume besim, qe Rama do te ndryshoje dhe fshatin ,ashtu si ka ndryshuar shume qytete . JO VETEM RIGERTA ESHTE NE PRITJE, PER KERKESAT E FSHATIT ,POR I GJITHE POPULLI ,SEPSE FSHATI ESHTE ZHVILLIMI I SHTETIT .

  2. Donalda says:

    Lulshit bashuqi u tremb nga zonja e nderuar katolike se nga katoliket ka frike lulshiti, se te gjitha grate shqiptare Jane fisnike , sepse.
    Rigerta e nderuar kerkonte rruge, rruge rruge qe parate I vodhi lulshiti me banden.
    Rigerta studioi me forcat e saja e jo me parate e popullit te VEFAS.
    Rigeta nuk mori dot nje pashaporte italiane si lllllllushi hollandeze.
    Rigerta nuk u be spiun e sherbyes per te luftuar shqiptaret si llllllushi me UCK .
    Rigerta nuk shkateron, POR nderton e nuk shkateron e tradheton.
    E plot…… Prandaj nuk kemi pare gje akoma.

  3. sadna babul ka bidai says:

    cfar ka fshati per te bere me shume ,tek fshati lulezon bari jo shume vende ne vendin tone ka prodhim .me shume i marim ne vendet e huaj ne fshat ka me shum fabrika se toka per te punu

    1. Miri says:

      Po po zotni ufo fshatrat shqipetare jane me fabrika uzina te jeshile ashtu si po na i tregon ti.dhe une po te them qe te gjithe qytetaret po vijne ne fshat. Ti or mik je dru me pre. Ndersa ketyre te PD ja kane me hile ngelen duke i bere komplote.

  4. Beni USA says:

    O mjeran te kesaj faqe mjerane,ju duhet te dini dhe pranoni nje fakte ,qe pase firores se “Rilindjes”ne 2013 shume “Investitotore” te shkolluar si kjo zonja-shoqja apo dhe me 8 vjecare me direktiva direkt nga Partia apo jo,qe te gjithe ju drejtuan “investimeve” me Mbareshtimin e Kafsheve ne Zona te thella large qendrave Urbane,si mendoni ju o debile se kjo Shoqja e shkollur ne Itali na qenkesh kaqe Injorante me shkolle qe nuk e kishte konceptin se nuk investohet dhe nuk krijohet Familje ne asnje menyre atije ku mungon Infrastruktura elementare,kur dihet qe dhe nje njeri me 8 klase shkolle e di qe Rruget e nje vendi jane si damaret e gjakut te nje “Gjallese”.Jo more debila jo ,te gjithe e dine qe ato investime me “Tufa”shtazore u bene per te mbuluar Investimin e Rilindjes per kultivimin e Marjuanes (krijimin e Lazaratit mbarekombetar) ne ato Zona te thella e te Izoluaraqe nga Konispoli ne Vermosh me direktiva dhe per interesat e “Tufes”Politike” RILINDJE qe te blinin Dinjitetitn e Votusve ne 2017 ashtu sic u be me mbledhjen e Kartave te Identitetit fakirve per 50 euro

  5. lato says:

    I mbani mend ato kooperativistet,qe tronditnin kongreset e partise me arritje nga fshati???????????/ brohoritje.salla.shoku Enver emocionohej,i shtrengonte ne gji

    1. Mali says:

      Vajza nga Rubiku foli qarte, atyre qe nuk u pelqej diskutimi e kan mizen nen kesule

  6. Loran shehu says:

    Po ndrroni mor lajmet megjith kte katunaren debile qe kandidoj e per deputete kjo me kte fytyr te shtremet e 40 vota mori ne rang qarku

  7. Me dhi apo pa dhi… apo me u dhi …ketu paska ngel muhabeti. Lindita Nikolli duhet ta marre keta dhitareshen ne vend te Plarent Ndreces si sekretare te pergjithshme ne menyre qe eren e dhive ta percoje ne cdo nivel te arsimit. Ah moj e mjera Shqiperi…me gjithe dhiiiii

  8. nigo says:

    Flogert. Ke te drejte ne kete artikull, por duhet te jesh i qarte se sa i trembur eshte Luli po aq eshte dhe Edi Rama, PS-ja e te tjere, qe nuk ekzistojne si njerez, por jane parti si Mediu e kompani. Si ka mundesi qe nje “maloke” prej Rubiku te na jape mesim ne, intelektualeve, te PS e PD eetj? Si ka mundesi qe te anatemoje rrymat (rrumat) partiake te djathta e te majta? Pse eshte trembur Luli dhe Papapaloka? Po Saliut, pse nuk ja ben syri ter? Nuk jane trembur devili Lul me shoke, por te gjithe politikanet e te gjitha ngjyrave, qe nuk pranojne kete realitet. Po ta pranonin, do kishin bere dicka per fshatin dhe nuk do prisnin te vinte “malokja”, qe t`ju tregonte apo kerkonte dicka per mbijetese. Fshati sot eshte pa njerez, pa rruge, pa uje, me drita gjysmake, me nivel shume te ulet jetese, qe punon token si ne kohet e vjetra nga pleqte, se rinia nuk punon; etj etj.
    Jam shume i indinjuar dhe e ndjej veten edhe une fajtor, duke ndejtur asnjeanes, por duhet te vinite nje vajze e tille e te shkundete politikanet, edhe ne, “intelektualet” e vendit tone.
    Shyqyr ( nuk gjeta dot fjale tjeter), qe ne Shqiperi ka koma njerez te tille, qe ndezin nje reze drite ne tunelit e erret, qe eshte futur Shqiperia Jone. Jetojme me shprese per nje Shqiperi me te mire, pavaresisht se shpresat pothuajse i kemi humbur.
    Pershendetje per artikullin.

  9. Epidam says:

    Cdo gje eshte e paralizuar ne Shqiperi keto fjale nuk jane gjepura po ate qe une kam pare vete me sy dhe bisedat qe une kam bere me Shqiptare te cilet jetojne ne Shqiperi. Sic e dijne bashkemoshataret qe e kane jetuar monizmin mbas 92 cdo gje u shkaterrua dhe vazhdon te shkaterrohet. Shqiperia eshte me te vertete nje vend i bukur i vogel por i ka te gjitha bukurite e natyres por mbi keto fjale ka shume shume gjera qe jane ne kontradite me nje vend i cili eshte i abandonuar plotesisht nga qeveritaret . Nje shtet i korruptuar qe nga viti 1992. Autor i té gjithe maskarades Shqiptare eshte Sali Berisha si edhe Fatos Nano apo lojtari i kazinove te Austrise. Shqiperia vuan nga pa drejtesite mungese drejtesie ne rradhe te pare, rrogat me qesharake ne bote 200 euro ne muaj ku ne Shqiperi vetem autobuzi dhe buka ishin nen cmimin 1 euro si ne kohen e monizmit pa asnje ndryshim, Shqiperia ka nevoje per nje qeveri te re jo me ish komunistat te klaneve por njerez te cilet duhet te vijne nga jashte sic edhe ka ardhur presidenti i Ukraines nga Amerika per te udhehequr. Arsyeja eshte se ne Shqiperi ju pelqen te gjitheve te jene deputete apo me poste ne qeveri per te vjedhur ligjerisht fondet. Turp cfare sheti pa autoritet eshte bere vendi i yne cohet ambasadori amerikan dhe u drejtohet shqiptareve te rrezojne qeverine e hajduterise. I pashe me sy per nje muaj agresivitetin e Shqiptarve fjalet qe leshonin nga goja te felliqura te neveritshme kundra cdo gjeje aty nuk ka asgje me si me perpara duke filluar nga maqinat qe vijne nga jashte me shqiptare psikopate te cileve ju duket vetvetja te civilizuar se kane nje maqine te re Mercedes apo Audi dhe as nuk ndalojne ne vija te bardha te huajte hapin syte ne Shqiperi. Ajri me i piste ne bote si ne Tirane apo ne Durrës. Vendi mban era pleh dhe arome kanalet e Feceve. Cmimet me te shtrejta ne Evrope vererat Franceze prej 3:50 eurosh shiten tek Ekstra Market 10000 leke 8 euro djathrat si ne Evrope si edhe mishi qe nuk ka shije. OKB ne Tv Shqiptare dha alarmin ku citonte se ne Shqiperi ushqimi eshte i pasigurte nga mungesa e kontrollit.Njerezite pothuajse te gjithe te pa kenaqur nga jeta ku edhe me mbetet nje nostalgji e vertete per ish udheheqesin e monizmit Enver Hoxhen i cili sa ishte gjalle megjithese Shqiperia ishte e izoluar ku ne te gjithe jetonim te vrafer por te lumtur ne shtetin tone. Kurre vinin turistet fshati ishte i buku dhe qyteti gjithashtu sot kemi te bejme me nje turme te abandonuar nga shteti agresive dhe te pa edukuar ne nje pjese dermuese te shoqerise shqiptare pothuajse te kalbur 90%. Ne qofte se kjo gjendje vazhdon edhe disa vjet keshtu kete shtet e morri lumi .

  10. Novruz Taip Vishanji says:

    FLOGU I BATHORES !

    Ke qene ndonjehere ne Prosekun ku jetojne dhite e Rigertes, apo e ke edhe ti me te degjuar si gjithe te tjeret ?
    Rruga per te arritur ne nje lartesi mes malesh, ku ndodhene dhe shtepite e fshatareve te Prosekut, nuk u ndertyìua as edhe ne kohen e enveroxhizmit, dhe e di psewne or torollak me oke e pa kandar? Eshte shume e thjeshte, kushton me shume se gjithe rruga Milot-Rreshen, sepse pikesepari duhet te kapexeje nje dege te Fanit qe ne dimer ben namin me permbytjet qe ben. Jo me kot per ndertimin e rezervuarit te Prosekut, punohej vetem ne stinen e veres, kur shtrati i gjere i lumit mund te kalohej nga mjetet e renda te ndermarrjes se Bonifikimit Durres.
    Perveç saj, fshati ndodhet ne krahun tjeter te rezervuarit dhe per te arritur rruga deri aty, me nje disnivel me Rreshenin rreth 200-300 metra, duhet nje tjeter ure.
    Ne enveroxhizem jetonin jo me shume se 1500 veta, sot jeton vetem Rigerta me dhite e saj.
    Aktores lote shume Rigerta, do ti tregoja pemet e thanave, qe popullojne pyjet per rreth Prosekut, qe te kuptoje se bar kane ngrene e do vazhdojne te gelltitin vetem prosekaret mirditore, shqiptaret me lotet e saj pastrojne tacat e wc-ve qe modernizmi ja salli edhe asaj aty ne maje te kodrave te Prosekut.

  11. Nadireja e Sateme says:

    O Mero qelbaniku, publiko komentet or delenxhi.

  12. Kosovarja says:

    Pershendetje , Do pyes se pari gazetarin qe shkroi artikullin: Ku e dini ju se z. Basha u tremb? dhe gjithashtu mendimi im eshte qe te mos keqperdoret ose ironizohet fjalimi i kesaj zonje te dashur gjeniale Rigerta Loku, e cila vertete ishte nje shembull i papershkrueshem, dhe ajo ka folur per te gjitha zgjedhjet, dhe aspak per njeren apo tjetren parti veq e veq, Mos e keqinterpretoni.
    Do i thoja pak edhe ketij Novruzit nuk po di nese je shqiptar sipas emrit ? Injoranca juaj ndaj rastit nuk i ndihmos askujt dmth as ty…
    Mendoj se dhembshuria, dashuria dhe respekti duhet te na lidhin ne shqiptarve. Edhe nuk eshte turp per ti pranuar deshtimet, dhe per te kerkuar falje per gabimet. I forti kerkon falje por i dobti i fsheh gabimet. Ne kete rast nese ishte pamundesia, deshtimi apo anashkalimi ose arsye tjera, gjerat kane mundesi per tu permisuar.
    Me respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje