Arben Isaraj, drejtori i ri targave e patentave në Transportin Rrugor

Ish-zëvendës i ministrisë së Drejtësisë, Arben Isaraj, është emëruar drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Isaraj zëvendëson në këtë detyrë Ylli Spahiun.

Emërimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe vendimi me propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kush është Arben Isaraj

Jeta e tij aktive politike dhe publike,  zë fill në vitin 1998-të  me emërimin dhe e ushtrimin e detyrave si Këshilltar Juridik dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i disa Kryeministrave dhe ministrit të Mbrojtjes, Inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zëvendësministër i Rendit Publik.

Në zgjedhjet parlamentare mazhoritare të vitit 2005-së, Arben Isaraj kandidoi për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, me mbështetjen e Partisë Socialiste, duke shënuar një fitore direkte ndaj rivalit të tij, në zonën zgjedhore nr.95, Qarku Vlorë. Ai kryesoi  në vitin 2009-të listën zgjedhore parlamentare në Qarkun e Vlorës duke fituar mandatin e dytë si përfaqësues i popullit.

Gjatë këtyre dy mandateve si deputet i Kuvendit të Shqipërisë (2005-2013) si dhe sekretar e nënkryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Arben Isaraj ishte pjesë përbërëse e komisioneve të përhershme kuvendore të ligjeve dhe sigurisë kombëtare si dhe kryetar e bashkëkryetar i disa komisioneve të posaçme hetimore kuvendore.

Si përfaqësues i popullit në Kuvend dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste në dy mandate, gjatë 8-të viteve në opozitë, pas fitores plebishitare të 23 qershorit 2013-të, Arben Isaraj emërohet  Zëvendësministër i Drejtësisë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Arben Isaraj, drejtori i ri targave e patentave në Transportin Rrugor”

  1. emu says:

    Po nashti qe plebishiti eshte bere me parate e droges se vellait si i behet???

  2. Dashamir says:

    Vellai i ketij krimineliet quhet Arben Isaraj
    Eshte nje nga njerezit i cili ka postin e drejtorit ne DPSHTRR. me te korruptuar qe ka pare ndonjehere ky vend.
    Edi Rama duhet ta shkarkoje menjehere kete ordiner njelloje si i vellai kriminel ordiner dhe ta spastroje administraten nga ky lloje soji, ky lloje llumi i cili vetem per tu pasuruar e ka mendjen .
    Ai vazhdon ne menyre galopante korrupsionin ne DPSHTRR ,
    Duke filluar me tenderat, duke filluar me rregjistrimin e makinave te vjedhura dhe me praktika doganore te falsifikuara kundrejte ryshfetit,
    Duke filluar me shkarkime dhe emrime te punonjesve te ketije institucioni ne shkelje te hapur te ligjeve te shtetit shqiptare.
    Duke paisur me patenta Deshmi te drejtuesit te mjeteve dhe certifikata profesionale qytetaret vetem kundrejt pageses nendore ryshfetit 30 mije leke te reja per cope, vetem nga kjo veprimtari arketon nga komisjoneret e lejeve te drejtimit , dhe komisjoni i paisjes me certifikata profesionale 6 miljon dollare ne nje vit , nje korrupsion gjigande ky i cili ka egzistuar prej vitesh me te gjithe Drejtoret e ketije institucioni , por qe ky e ka rritur pjacen me 30 % me shume se paraardhesit, kete lloje paraje nuk ta jep as DROGA as TENDERAT as PPP as nje lloje biznesi qofte dhe monopol.
    Nga rregjistrimi i makinave arketon 1.5 miljon dollare ne vit ketu futen edhe makinat me praktika doganore te falsifikuara.
    Specialistet dhe punonjesit e ndershem te DPSHTRR-se Jane te terrorizuar me buken e gojes nga vasali i tile Roland Mici i cili eshte nje vasal i ndyre qe eshte emruar Drejtort i burimeve njerzore dhe i sherbimeve mbeshtetse nga LSI e Ylly Spahiut dhe e qe ky Arben Isaraj e mori ne krah te djathte te tije po ne te njejtin pozicion dhe e ka xholin e tenderave vetem nga Tenderat arketon ryshfete 1 miljon dollare dhe me shume
    Gjithsej ne kete institucion i grabiten popullit cdo vit 12 miljon dollare ku 8 miljone i shkojne direkt ne xhep sio ryshfet ketije batakciu ARBEN ISARAJ nje megalloman dhe hajdut ordiner i cili e lyen rroten edhe me lart tek Damian Gjyknuri . nuk besoj se jep ryshfet tek Rama, tek ky shitet si profesor dhe i ditur ky. dhe Rama mendoj se e han sapunin per djathe , se sigurisht nuk mund ti dije te gjitha, kush do ja thote xhanem

    Per ti hequr ryshfetet nga komisjoneret per patentat ose qe quhen ndryshe lejet e drejtimit, me qenese provimi eshte me test kompjuterik te vendoset qe komisjoneret te mos futen ne sallen ku behet testimi teorik dhe do shikoni kalueshmerine dhe pastoj beni thjesht diferencen sa eshte korrupsioni brenda nje jave do te arrini ne nje konkluzion te qarte se cfare behet. atje behet nami arketohen 25 mije leke te rin per nje kalim ne testin teorik ne total 6 deri 8 miljon dollare ne vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *