Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend, por nuk e imagjinoj se mund të jetoj pa Shqipërinë

2 Tetor 2017, 10:47Kulturë TEMA
Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më

Shkrimtari, përkthyesi dhe specialisti kanadez i studimeve shqiptare, Robert Elsie, një një rrëfim të disa kohëve më parë, shprehej:

“Mësova shqip, sepse isha shumë i interesuar për Shqipërinë dhe për shqiptarët, që nga vizita e parë në vitin 1978.

Them se nuk mund të kuptosh asgjë nga një popull pa kuptuar gjuhën e tij.

E sigurt është gjithashtu që nuk mund të veprosh në fushën e albanologjisë pa ditur gjuhën.

Habitem gjithmonë për ata “albanologë” të huaj që shkruajnë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe nuk kuptojnë asnjë fjalë shqip”.

Sipas tij, është e vështirë që të bësh një krahasim mes shqipes dhe gjuhëve të tjera:

Është vështirë ta krahasosh gjuhët e botës. Çdo gjuhë ka bukurinë apo forcën e vet. Për shqipen mund të them vetëm se ishte shumë e vështirë për ta mësuar.

Jam lodhur shumë. Por çfarë kënaqësie kur e kupton dhe e flet!”, nënvizon kanadezi.

Përshkrimin mbi Shqipërinë ai e paraqet  me këto fjali:

Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend.

Por ky vend nuk është kurrë i mërzitshëm.

Gjithmonë ka diçka për të zbuluar, diçka që të habit, të gëzon, të tmerron…

Ka sigurisht një mijë gjëra që nuk më pëlqejnë në Shqipëri – mbase jam bërë shqiptar!

Por nuk imagjinoj se mund të jetoj pa Shqipërinë”, shprehej Robert Elsie, që ndërroi jetë në mënyrë të papritur.

Më poshtë ndërkohë, janë disa foto të vjetra të Shqipërisë, të publikuara pikërisht nga Elsie, që ka bërë një punë të jashtëzakonshme për kulturën dhe gjuhën shqiptare.

13 komente në “Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend, por nuk e imagjinoj se mund të jetoj pa Shqipërinë”

  1. Dean says:

    Respekt per Robert Elsie,per pasionin pa interes qe tregon ne studimet per Shqiperine.
    Po Profesor,eshte e vertet se Shqiperia eshte 1 vend qe te cmend.

    1. feniks says:

      E si te mos jete Shqiperia nje vend ,qe te cmend kur tere diten neper TV-te del MASKA E CJERRE e Sali Berishes duke ULURITUR si i CMENDUR???

  2. LOLA says:

    Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend,por nuk imagjinoj se mund të jetoj pa Shqipërinë
    Me bukur se e ka thene ky ssbehet me respekte

  3. Zigur Qarri says:

    “E sigurt është gjithashtu që nuk mund të veprosh në fushën e albanologjisë pa ditur gjuhën. Habitem gjithmonë për ata “albanologë” të huaj që shkruajnë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe nuk kuptojnë asnjë fjalë shqip” Robert Elsie

    E vlefeshme per te gjith ato qe merrem me studimet albanologjike. Natyrisht qe albanologet duhet te njohin patjeter edhe dialektet e shqipes dhe fjalet e veçanta qe ne Boten shqiptare esht aq e larmishme sa edhe nga Fshati ne Fshat gjen fjale te ndryshme(ashtu si beri dikur Kostandin Kristoforidhi).
    Kjo do te thote se Librat qe shkruajn toçat e huaj qe nuk e dijn shqipen mire te mos lexohen fare,tek plehrat.

    1. Zigur Qarri says:

      Nuk je i besueshem mor djale,nese flet ne emer te dikujt tjeter.
      Ji origjial,vetvetja,nese don te keshe force personaliteti!
      Zigur Qarri.

      I qofte i lehte dheu,dhe i shkofte shpirti ne parajse Z.Robert Elsie.
      Dy here rrespekt per Z.Elsie,per kontributin qe jep per problemet
      dhe kulturen shqiptare,kontribut i pazakonte qe bën me shpirt nje i huaj.

  4. NJESHI says:

    Respekt dhe vetem respekt meritojne keta njerez,eshte e vertete qe te njohesh vetveten duhet te degjosh analizen e nje tjetri.

  5. Doni ALBO says:

    Prof. i nderuar me nje njohuri te mahnitshme per historine e popullit shqiptar qe as “akademiket” tone nuk kane njohurine me te vogel sa ka ky per neve…..Respekte Prof. Robert Elsie.

  6. saliheqenefi says:

    pse nuk thote qe ka fituar patologjine shqiptare,e paska honger sa krahu

  7. ban says:

    Respekt per Robert Elsie , dikur kam folur ne tel me te dhe e flet shqipen si nje shqiptar,njeri i matur dhe i drejte.

  8. fshatari says:

    Një rrëfim interesant i albanologut të njohur për vështirësitë e punës së tij në funksion të gjuhës shqipe. Elsie, që i njeh shqiptarët prej vitesh, arrin në një konkluzion trishtues. Ai thotë se nuk do jetonte kurrë në Shqipëri, pasi aty do çmendej. “Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë pak të egër. E di që është vetëm një fasadë se brenda e kanë shpirtin e mirë, por kanë një egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si lepur, nuk di të mbrohem. Unë vij këtu me shumë kënaqësi, por nuk besoj se mund ta përballoj të vij të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion të jetës së përditshme. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë te përplasem në pengesa, vetëm për të arritur diçka, kur në një vend tjetër e arrij menjëherë dhe pastaj jetoj jetën time,” tha Elsie për Shqip. E ndërsa duke krahasuar Shqipërinë e Enver Hoxhës me atë të Sali Berishës, shton: “Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh më personin që ty të intereson. D.m.th është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet normal.”

  9. hajdary says:

    kurse studjuesi dhe gjuhtari me kompetent I ceshtjeve ballkanike dhe profesori I universitetit te Londres “Cars Darvin Krajst”, ser Druekam Carfort Pydhdashian,eshte shprehur keshtu per shqiptaret:
    nese do me jepej alternative vdis ose rro ne shqipni do zgjidhja te paren
    shqiptaret jan te vetmit njers me bisht majmuni
    shqiptaret jan me tru te manget ne pesh dhe volum
    shqiptaret jan ata qe zihen rrihen qihen pihen dhihen ne te njejten koh
    shqiptari esht si bari,kur e shkel perkulet,po u largove ngrehet perpjet dhe pordhnon a thu se esht pem pishe,por harron qe ngelet nje fije bari dhe ne rastin me te par qe shkelet perulet perseri.
    shqiptari dhe hajdari kan te perbashket…. musteqet.

  10. maximus says:

    ja nje njeri qe duhet respektuar dhe nderuar, jo si keta pseudoanalistet shqiptare qe s’lene hale pa mbushur ç’do nate ne ekranet e tv shqiptare, duke share ç’do gje te mire qe ka patur dhe ka shqiperia.

  11. abaz says:

    Më në fund pas shumë mëdysshjes, që kur u përhap lajmi për vdekjen e këtij njeriu të madh dhe kur u publikua amaneti i tij që trupi i tij të varroset në tokën shqiptare. Nuk e dinte askush se çfarë do të bëhej. A do të plotësohet amaneti i këtij studiuesi të albanologjisë. Në fillim nuk kishte reagime nga qeveritë as të Shqipërisë, S TË kOSOVËS, Mdje as nga Akademitë e shkencës të njërit apo tjterit shtet. Varrosja e nj shtetasi të huaj në një shtet tjetër kërkon respektimin e ligjeve dhe të rregullave. Dhe ndodhi si ndodhi u bë ajo që duhej të bëhej. Tani Robeet Elsie pushon i qetë në tokën shqiptare, aty ngat kishës katolike në Thethin e bukur. Toka shqiptare do ta ruajë në gjirin e saj skeletin e Robert Elsie, që aq shumë i deshti shqiptarët, që aq shumë e deshti Shqipërinë, saqë vitët më të mira të jetës së tij ia kushtoi Shqipërsië dhe shqiptarëve duke mos lënë asnjë arkiv, asnjë bibliotekë pa hulumtuar dhe duke shetitur nëpër vise shqiptare dhe vise të tjera ku jetojnë shqiptare për tu njohur me gjuhën shqipe, për tu njohur me historinë, kulturën dhe të shkuarën e shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje