Kastriot Dervishi: 500 “elementët reaksionarë e armiq” që u dëbuan nga Tirana në tetor 1946

2 Tetor 2017, 19:53Dossier TEMA

Nga Kastriot Dervishi

Ndër krimet e spikatura të komunistëve në fillimet e pushtetit të tyre, por që është vërejtur edhe në vitet e tjera si dukuri është procesi i spastrimit të qyteteve nga “reaksionarët”. Ky proces politiko-grabitqar që shoqërohej gjithnjë me përzënie nga shtëpia, ishte një nga mjetet më të thjeshta në kuadër të goditjes së klasave të vjetra dhe krijimit në Tiranë dhe qytete të tjera të shtresës pro regjimit. Shtresa që dëbohej nga Tirana me vendime urbanizimi ishte ajo që kishte ndërtuar shtetin shqiptar deri këtë kohë.

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Mihal Prifti, njoftonte gjithë ministritë, Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin e Planit, Komisionin e Kontrollit të shtetit, Drejtorinë e Radio Tiranës, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Qendrën e Kryqit të Kuq, sekretariatin e Frontit Demokratik, sekretariatin e Rinisë Popullore Shqiptare, sekretariatin e Bashkimit të Grave Antifashiste Shqiptare, sekretariatin e Bashkimit të përgjithshëm Sindikal Shqiptar në lidhje me mosmarrjen në shërbim të “elementëve që do të qiten jashtë Tiranës”.

Në letrën e datës 7.11.1946, thuhej:

“Duke patur si shkak se shumë persona që janë caktuar për të dalë jashtë Tirane kërkojnë punë, me qëllim që të mbeten, bashkëlidhur po jua dërgojmë listën e familjeve të Komisioni i Rregullimit të Urbanizimit pranë Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës së Tiranës, me vendimin nr.2, datë 21.10.1946, ka vendosur qitjen jashtë Tirane për në vendet e tyre, me porosi që të kihet kujdes që të mos merret në shërbim prej jush asnjë anëtar i familjeve të përmendura në listë. Për këtë gjë për çdo element që do ju drejtohet për punë, më parë duhet të mos figurojë emri i tij ose i familjes në listën e përmendur. Shtojmë se mbi sa më sipër, të lajmëroni edhe gjithë entet e varura prej jush. Në rast të kundër ju bien përgjegjësi”.

Lista e vendimit nr.2, datë 21.10.1946

1-Dhimitër Kacimbra, 2 persona

2-Qirjako Dilo, 6

3-Familja Ndue Pali, 7

4-Muhamet Karagjozi, 5

5-Familja e Jonuz Shijakut, 9

6-Qani Sevrani, 3

7-Spiro Koço, 3

8-Familja Munir Halimi, 4

9-Familja Fuat Halimi, 4

10-Hajdar Starova, 7

11-Menduh Vrioni, 7

12-Familja Muntaz Vrioni, 4

13-Qemal Karagjozi, 5

14-Nurxhet Karagjozi, 5

15- Sami Karagjozi, 3

16-Pertef Karagjozi, 4

17-Urani Koxhomani, 3

18-Familja e Bilal Nivicës, 3

19-Hasan Alizoti, 5

20-Familja Xhafer Shkëmbi, 5

21-Vasil Avrami, 5

22-Safet Libohova, 8

23-Ifet Vila, 1

24-Hysni Peja, 4

25-Tushe Maloku, 2

26-Niazi Çaço, 3

27-Sadet Rusi, 4

28-Koço Zako, 5

29-Jovan Dimitresku, 6

30-Fehim Leskoviku, 3

31-Qamile Hajro, 1

32-Sajde Shehu, 3

33-Familja Bashkim Coberi, 5

34-Rabije Koculi, 1

35-Myrvete Koprencka, 2

36-Zef Shoshi, 2

37-Marije Rrok Kolaj, 3

38-Ikbale Zenel Prodani, 7

39-Abdurrahman Selfo, 6

40-Nurije Cani, 1

41-Meleqe Irfan Ohri, 4

42-Loni Gjika, 3

43-Aleme Shtino, (?)

44-Llazar Kume, 7

45-Muhamet Qibini, 1

46-Kristika Duka, 4

47-Fehim Glina, 2

48-Mediha Poda, 4

49-Mihane Çarçani, 7

50-Shahin Poda, 4

51-Shano Ziso, 5

52-Muke Vërtiniku, 3

53-Mark Shani, 1

54-Hysen Jaupi, 1

55-Kol Naraçi, 2

56-Afërdita Sokrat Dodbiba, 1

57-Drita Xhilaga, 3

58-Hedije Q.Prodani, 3

59-Bahri Skënderi, 3

60-Hilmije Biçaku, 5

61-Ferit Përmetit, 2

62-Firdes Mehmet Hurshiti, 8

63-Ikbal Javer Hurshiti, 3

64-Familja e Cole Toles, 4

65-Familja Nikolla Mole, 3,

66-Qazim Kripa, 9

67-Abaz Deliallisi, 10

68-Bajram Beja, 7

69-Merzije Peshkëpia, 6

70-Ramiz Kaça, 4

71-Rasim Sokoli, 6

72-Aziz Vrioni, 4

73-Qazim Plasa, 4

8 komente në “Kastriot Dervishi: 500 “elementët reaksionarë e armiq” që u dëbuan nga Tirana në tetor 1946”

  1. marini says:

    Po ato familje qe i zbonte mbreti zog si e gjykoni ju o analist? Jepeni pergjigje

    1. joel shkodra says:

      Marini, na thuaj ndonje emer nga famijet qe debonte Zogu sa per kuriozitet. Pastaj, me duket, se komunistet nuk kishin mbret, ata kishin premtuar “liri per te gjithe”.

  2. ferdi says:

    O KASTRIOT NONA JOTE PO BO NOT , çfar do na thush noj gjo per sot qe i ka mor muti shalet kti veni ,apo per kte koh nuk flet se sta mban bytha se ta fusin koken mu ne byth , mos u mer me prralla me nastradin legen , gjithmon me çdo sistem i vonum ti. ,

  3. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Përshëndetje Bashkëkombas
    Disa pyetje kisha unë.
    A janë këta dokumenta te deklasifikuar, dhe a janë keto dokumenta te disponushme për publikun mbarë?
    Në qoftë se jo a funksionon Shteti? Sepse më duket që ky dervishi paska marë gjith arkivin Shtetëror në shtëpi?

    1. KOZi says:

      Kujtese – Paskal Milo ,zuri radhe e priti me durim gjer sa u bene 25 vite nga vdekja e Mehmet Shehut dhe pastaj nxori nga Arkivi letren e shkruar perpara vdekjes -ju kujtohet ,……atehere per cdo dokument llogaritni vitet !? tung

  4. Tropojani says:

    o Anal-List Dervishi: SHUME “DAKORD” me ato qe Shkruan…POR HARROVE…SE ne 1946-na u “Debuan” te Siperpremendurit “Harrove” te na Shkruash per te “Ardhurit” qe Uzurpuan Tokat e “Lira”…NE GJITHE SHQIPERINE..ne Tirane dhe Rrethinat e saj si dhe Bregdet…..keto filluan pas 1991-shit…dhe Vazhdojne edhe sote(Me pake)…lol

  5. The Truth Hurts says:

    Sepse disponohet e drejta e lirise te botimit te dokumentave dhe fakteve te
    krimeve qe rregjimi i hoxhist mendoj se do ti mbante sekret per jete.
    Nje pyetje kisha une ; Kur je SHQITARE DHE KRENAR c’te prish pune “deklasifikimi” ? !
    Qe mos te disponohet e verteta per publikun mbare ? te mbahet akoma ne erresire ?
    E vertea dhemb ! Po bashke me dokumenta dalin dhe emera.
    Per nje gje keni te drejte shteti nuk funksinon; po te funksiononte duhet te
    kishte bere si gjithe ish shtetet e lindjes qe hapen dosjet.

  6. Everteta says:

    Ku esht momenti Im ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje