Kreu masakrën më të rëndë me armë zjarri në historinë amerikane, ja kush ishte "mostra" që qëlloi turmën

2 Tetor 2017, 18:02Politika TEMA

Për policinë, 64-vjeçari Stephen Paddock, banor i Las Vegasit, ishte një ujk vetmitar pa lidhje terroriste.

Por, të afërmit e përshkruajnë atë si një njeri normal, pa ide ekstremiste dhe pa precedentë penalë, përveçse ndonjë shkelje të vogël të rregullave të qarkullimit.

E megjithatë, mbrëmjen e së dielës ai do të mbyllej në një dhomë të katit të 32-të të hotelit “Mandalay Bay”, nga ku do të derdhte një breshëri plumbash ndaj personave që po ndiqnin një koncert të muzikës “Country”.

Pasi kreu masakrën më të rëndë me armë zjarri në historinë amerikane, duke vrarë mbi 50 vetë e duke plagosur rreth 400 të tjerë, ai i dha fund edhe jetës së tij.

Policia gjeti në dhomën e autorit një arsenal të vërtetë armësh.

“Ne besojmë se ky individ vrau veten përpara se ne të hynim.

Në dhomën e hotelit ku po qëndronte ai gjetëm 10 armë zjarri”, tha Joseph Lombardo, sherif i kontesë.

Policia njoftoi gjithashtu se partnerja e 64-vjeçarit, e identifkuar si Marilou Danley, e cila po kërkohej më herët nga policia, kishte qenë jashtë vendit në momentin e sulmit.

Mendohet se agresori kishte përdorur mjetet e saj të identifikimit për t’u regjistruar në hotel.

Dëshmitarë e video nga vendi i ngjarjes treguan kaosin dhe panikun që përfshiu personat që po ndiqnin koncertin në ambient të hapur, kur filluan të dëgjoheshin krismat e asaj që dukej të ishte armë automatike.

Sipas policisë, atje gjendeshin mbi 22 mijë njerëz.

Nga kontrollet e para nuk ka asnjë dosje penale, nuk është një veteran i luftës dhe policia tha që duhet pritur para se të përhapet “kredoja e këtij njeriu”, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që kërkonin të dinin, nëse ai ishte “i krishterë” ose “republikan”, për shembull.

Në disa postime në Tuiter të përhapur në rrjetet sociale, Paddock është përshkruar si “pro Trump”, por fakti nuk është konfirmuar.

Ai ishte i njohur në Las Vegas dhe jetonte në Mesquite, Nevada, një orë e çerek larg nga vendi i masakrës.

Gruaja e tij, Marilou Danley, 62 vjeçare nga Filipinet, ishte në kërkim nga policia, që në fillim shpërndau një foto të saj dhe më pas njoftoi se e kishte kapur gruan dhe automjetin e saj.

Besohet se ajo është përfshirë në sulm.

Gruaja në profilet e saj sociale thotë se është “nënë dhe grua” dhe ajo shfaqet në disa nga festivalet dhe aktivitetet në Las Vegas, disa vjet më parë.

3 komente në “Kreu masakrën më të rëndë me armë zjarri në historinë amerikane, ja kush ishte “mostra” që qëlloi turmën”

  1. Wendy B says:

    Tragjedi e vertete. Nje psikopat me arsenal te plote ushtarak , simpatizant i kokkashtes. .

  2. Ladi says:

    Sa ngjan me artur zhejin, e habitshme!!

  3. Vlora says:

    Po ai hotel qe e paska sigurimin zero!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje