Kunati replikon me Pekën dhe tregon të vërtetën për vizitën në SHBA

Drejtuesi i portalit të Zenit, Çlirim Peka, ka zbardhur në një postim të tij, bisedën që Basha i ka bërë në çadër kur është kthyer nga Uashingtoni.

“Hëngra dy herë darkë, brenda një nate në Shtëpi të Bardhë”, i ka thënë Basha, për ta siguruar që ka marrë mbështetje të fortë amerikane.

Pas kësaj, Peka tregon një histori të sajuar me presidentin Moisiu, i cili paskësh ngrënë po ashtu drekë, dy herë brenda një ore.

Pas postimit të Pekës, reagoi Kunati.

Në një replik me Çlirimin, Kunati shkruan:

“Të gjitha sa shkruhen në lidhje me atë që ka ndodhur në Shtëpi të Bardhë, janë spekulime.

E vërteta është se ne kemi ngrënë dy vakte në Shtëpi të Bardhë, atë natë.

Herën e parë hëngrëm rreth orës 2 të drekës me orën e SHBA, që në Shqipëri është ora 20:00 e mbrëmjes, pra është darkë.

Pastaj duke pritur të na vinte ai tipi që do t’i jepnim paratë, na zuri darka aty, dhe hëngrëm prapë darkë, me orën amerikane.

Kjo nuk do të thotë se ne kemi ngrënë dy darka, por dy vakte.

Nga ana tjetër, dua të shpjegoj se vajtja në SHBA, fotografia me Trump dhe gjithçka tjetër, janë përballuar nga unë personalisht dhe se pengesë kryesore ishte fakti që vinim nga PD.

Po të mos e kishim këtë problem, do ta kishim takuar menjeherë.

Me këtë rast, dua të sqaroj dhe Çlirimin, që po të mos ishte puna e Zenit dhe e Doktorit, unë nuk kisha harxhuar aq shumë para për foton, dhe nuk do kisha pritur aq gjatë për dy vakte në Shtëpi të Bardhë.

Megjithatë, dua të them se restoranti ishte i lirë dhe nuk është se na vrau shumë.

Ajo fotua ishte qamet”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *