LETRA e pazakontë: “Armiku” Spartak Ngjela i kërkonte Ramiz Alisë në 1987, rehabilitimin e Fishtës

Burgu i Burrelit, viti 1987. I dënuari politik Spartak Ngjela nis një letër të pazakontë në adresë të dy prej figurave më të rëndësishme të sistemit diktatorial, Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia dhe Sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH, Foto Çami.

Letra është e zbuluar këto ditë në Arkivat e Shtetit dhe është e veçantë për shumë arsye. E para, për shkak të kërkesës që parashtron. E dyta, për mënyrën se si një i dënuar politik, që quhej armik i popullit, u drejtohej dy zyrtarëve që kishin në dorë jetën dhe vdekjen e çdo shqiptari. Aq më tepër të një të burgosuri politik. Ngjela, pa patur asnjë frikë për jetën e tij, kërkon rehabilitimin e figurës së madhe të Gjergj Fishtës, të cilën regjimi komunist e denigroi dhe masakroi me të gjitha mjetet.

Spartak Ngjela, i dënuar prej vitit 1978 për agjitacion dhe propagandë, i kërkonte kupolës së sistemit që t’i japi vendin që meriton figurës së poetit Gjergj Fishta. Me një tekst dinjitoz dhe mjaft të goditur, brenda pak radhëve Ngjela paraqet gjithë kalvarin e goditjes së Fishtës si anti-sllav dhe jep arsyet se përse duhet ringritur figura e poetit. Nga burgu i Burrelit, Ngjela shprehet se është koha që kombi shqiptar të njihet me epizimin e poetit të madh. Në Kosovë prej 5 vitesh kishte nisur zgjimi i studentëve dhe organizimi i shqiptarëve. Për këtë arsye, Spartak Ngjela u sugjeron drejtuesve të sistemit monist se ky është “cak çasti kur shpirti i lirë e i papërkulur shqiptar në Kosovë ka nevojë më tepër se kurrë të dëgjojë nga Radio Tirana epizmin sublim të “Lahutës së Malësisë”.

Veç kontekstit historik dhe kërkesës së guximshme për Gjergj Fishtën, letra që gjendet në Arkivin Shtetëror, dëshmon edhe një herë karakterin rebel e të pakompromis me të keqen të avokatit që njohim sot. Në atë vit, tashmë të largët, ishte detyrim që kujtdo t’i drejtoheshe me fjalën “shok. Por Spartak Ngjela edhe në letrën për Ramiz Alinë nuk heq dorë nga shprehja që atëherë quhej borgjeze; Zotëri! Një fjalë që në atë kohë duhet të kishe guxim të çartur ta përdorje, sidomos në një letër zyrtare për njeriun më të pushtetshëm në vend. Por shkruante Spartak Ngjela! E jo një intelektual dosido.

Letra ka vlerë dhe për sfidën e hapur dhe denoncimin që Ngjela u bënë Ramiz Alisë dhe Foto Çamit. Në një fjali ai ka përmbledhur gjithë kundërshtinë dhe mospërputhje me sistemin. “Le të mos keqkuptohemi; asesi nuk po dua t’ju jap mend! Por diçka tjetër desha t’ju kujtoja; përpara Shqipërisë jemi të barabartë, paçka se ndërkohë policët janë nën urdhrat tuaja e mbi shpinën time”,- shprehet Ngjela në letrën e tij.

Qamil Xhani

LETRA E SPARTAK NGJELËS PËR RAMIZ ALINË

Letër drejtuar!

Zotit, Ramiz Alia

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor

dhe

Zotit, Foto Çami

Sekretar i Komitetit Qëndror të PPSH

Tiranë

Për poetin Gjergj Fishta

Zotërinj!

Besoj, s’jam aspak i gabuar kur shprehem ndaj jush se ka ardhur bash koha që Gjergj Fishtës, epikut tonë më të madh, t’i jepet vendi që meriton. Afërmendsh këtu është fjala për një qëndrim zyrtar, sepse populli atë s’e ka ndarë kurrnjëherë nga vetja.

Pse u dënua Gjergj Fishta në vitin 1946?

Sepse jugosllavët e konsideronin antisllav. Dhe ai në të vërtetë nuk se ka qenë i tillë – Fishta s’është kurrë racist – porse, duke qenë një shqiptar krenar, s’kishte sesi të mos mallkohej nga të gjithë ata që kanë ëndërruar shfarosjen e popullit shqiptar.

Pikërisht nga një i këtillë precedent historik e sotmja ka nevojë të ngutshme për poezinë arbërore të Gjergj Fishtës.

Ka kohë, më tepër nga një shekull ka, që poezia shqiptare ecën krahas shqiptarizmës, prandaj ndërkaq është cak çasti kur shpirti i lirë e i papërkulur shqiptar në Kosovë ka nevojë më tepër se kurrë ë dëgjojë nga Radio Tirana epizmin sublim të “Lahutës së Malsisë”.

Edhe diçka tjetër…

Nëse historia e Shqipërisë qysh prej Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1980 ka qenë një fenomen jugor-qemalian (1) për vetëqenien dhe bashkimin e popullit shqiptar si trung, ajo pas Pranverës së Madhe të vitit 1981, ka hyrë në hullinë e një fenomeni verior-kastriotian për vetëqenien dhe bashkimin e popullit shqiptar si etni arbërore.

PS:

Zotërinj!

Le të mos keqkuptohemi; asesi nuk po dua t’ju jap mend! Por diçka tjetër desha t’ju kujtoja; përpara Shqipërisë jemi të barabartë, paçka se ndërkohë policët janë nën urdhrat tuaja e mbi shpinën time.

Spartak Ngjela

I burgosur politik në burgun e Burrelit.

Burrel më 7.12.1987

 1-Është fjala për Ismail Qemalin

Shënimi i bërë ( më poshtë) në dokumentimin e letrës nga zyrtarët e kohës, viti 1987

Përmbledhje

Armiku Spartak Ngjela, nga Reparti 321 në Burrel, në letrën që i drejton shokëve Ramiz Alia e Foto Çami, thotë:

-Ka ardhur kohë që Gjergj Fishtës, epikut tonë të madh, t’i jepet vendi që meriton. Shton se Fishta është dënuar në vitin 1946, sepse jugosllavët e konsideronin antisllav. Shkruan se ai s’është racist, por, duke qenë një shqiptar krenar, s’kishte s’i të mos mallkohej nga të gjithë ata që kanë ëndërruar shfarosjen e popullit shqiptar. Ka ardhur çasti, thotë, kur shpirti i lirë e i papërkulur shqiptar në Kosovë, ka nevojë për më tepër se kurrë të dëgjojë nga Radio Tirana, epizmin sublim të “Lahutës së Malcisë”.

– Në letër shkruan: “Në se historia e Shqipërisë qysh prej Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1980 ka qenë një fenomen jugo- qemalian (për Ismail Qemalin), pas pranverës së madhe të vitit 1981 ka hyrë në hullinë e një fenomeni Verior-Kastriotian, për vetëqenien dhe bashkimin e popullit shqiptar si etni arbërore”.

25.12.1987                                                      Elisabeta Haxhinasto

REMOTE_ADDR:[]

23 komente në “LETRA e pazakontë: “Armiku” Spartak Ngjela i kërkonte Ramiz Alisë në 1987, rehabilitimin e Fishtës”

  1. Une says:

    Ishte koha kur Sala,rama,meta etj,i thurnin lavde per komunizmin dhe sot nuk kane te lodhur duke vjedhur me falni duke grabitur popullin,kurse avukati kishte me shume se kurajo e guzim per te demaskuar te keqen si dije edhe SOT.edhe nje qorr nuk mund ti bej bashke avukatin me plerat qe permenda

    1. me thene te drejten says:

      Gjergj Fishta – ky kolaboracionist I fashizmit
      Boll më me këtë fundërrine fashiste! Flasim për një maskara që përgatiti pushtimin e Shqipërisë përmes propagandës së financuar nga Vatikani dhe qeveria musoliniane, në gazetën Hylli i Dritës. Flasim për një maskara që skedonte dhe spiunonte atdhetarët dhe luftëtarët kundër pushtimit fashist. Gjithashtu në aspektin artistik, vepra e tij është një manifest folklorizmi i rëndomtë ballkanas. Një rrasë varri e financuar nga kisha për të promovuar veglat e veta dhe që rrezikonte të mbyste gjithë krijimtarinë letrare të kohës, siç thonte dikur Kadare. Folklorizmi i rëndomtë iFishtës ishte inkuizicioni i letërsisë moderne. Letërsia e tij u financua vetëm e vetëm për të varrosur letërsinë moderne alla migjeniane që i bënte apel reagimit qytetar, duke e çuar letërsinë qëllimisht,100 vjet prapa. Ngritja e kultit të figurave si Fishta, nga Kisha dhe interesat e huaja koloniale, kishte si qëllim krijimin e zërave gjoja patriotike, inelektualë dhe me reputacion që mbështesnin pushtimin e huaj, duke kërkuar të manipulonin shoqërinë shqiptare.

      1. rri shtrember e fol drejt says:

        Enver Hoxha -ky kolaboracionist i Jugosllavise
        Boll me me kete funderine Serbe.Flasim per nje maskara qe pregatiti shitjen
        e SHqiperise permes propagandes se Beogradit,Replubika e shtate.Flasim per nje maskara
        qe spiunoj e vrau gjithe shoket e tije te luftes ……….
        ……..manipulim e luftes dhe shoqerise Shqipetare.

        1. i cudituri says:

          IDIOT!
          SHQIPERIA ISHTE DHE MBETI SHTETI ME I PAVARUR NE BOTE. NGA 1945-1990!

  2. Fiamuri Arberit says:

    Per komunistet shqiptarë me te rendesishem ishin Mugosha, Tempo, Popoviq, Rankoviq, Dizdareviq…se sa i madhi Gjergj Fishta.

    1. **** says:

      Vasalet Shqipetare do ishte fjala me e pershtatshme, pseudo- komunistet
      qe zgjodhi Beogradi per te udhehequr vendin,Felliqesirat e kombit, qe vrane,
      zhduken e mohuan gjithe inteligjencen e kombit per interesat e Serbise.

    2. tralala zura nje gale says:

      Por me e madhe nga te gjitha ka qene JOT’EME 😀 😀 😀

      1. Fiamuri Arberit says:

        “Edukaten” e paske marre ne rrugë. Tamam rrugaç qenke.

      2. **** says:

        Ti e ke fjalen per bucen e bllokut TET’EME qe ja conte yt’ate udheheqjes
        se partise per tu englendisur,Domosdo me aq sa ka thyer ajo e ngrata
        per ate parti, dobica oborri do xirrte
        Mami jot kur mballosej nga shoket e idealit te Babait, e morte me ulerima;
        TRALA LA ZURA NJE NGJALE. I dole djale.
        Ti rruash partise o bastard i kuq,se pjelle e tyre je.

        1. tralala zura nje gale says:

          Mjaf u ankuat ju BIRRRA KURVASH! 😀 😀 😀

  3. Leonidha says:

    E meriton emrin SPARTAK!
    Por nje pyetje kisha une, kjo Elisabeta Haxhinasto, cfar e ka kete Mond Haxhinaston? Po me Foto Camin, cfar i lidh?
    Ptuuuu rrace e keqe.
    Keto jane klanet qe kontrollojne Shqiperine e mjere.

    1. ca po thu o Shabono says:

      IDIOT i lindur! E ke idene se kush ishte dhe c’perfaqeson Spartaku ne histori!? A e di se eshte simboli i luftetarit te lirise dhe barazise, qe eshte simboli me i madh majtist (komunist) ne historine politike boterore!? Ti thuash nje debili djathtist si Ngjela se e meriton emrin Spartak, do te thote se je thjesht RROT CARI 😛

      1. Sulua says:

        Prap ti ? !!
        Partia ta ka dhene detyren njehere
        Koven,koven me uje,shpejt te komandanti !
        Nate e dite mor maskara,atje te rrish !! Roje me grushtin lart !

        1. ca po thu o Shabono says:

          Me palloshin lart jam gjithmone, o RROT CARI 😀 😀 😀

  4. Daja says:

    E di c’te bie ne sy me teper? Qe ajo qe ka bere permbledhjen eshte prokurorja e komunizmit Elisabeta Haxhinasto, e ema e Haxhinastos se LSI-se.
    Kur sheh kasten politike sot, do shohesh se te gjithe kane fije qe lidhen me komunizmin.
    Bravo te qofte Ramiz Alia, arrite ta lesh kopilin ne deren e shqiptareve. Ka 27 vjet dhe te gjithe fytyrat e felliqura qe qarkullojne jane pinjolle te regjimit te dikurshem.
    C’fatkeqesi!

  5. Mergimtari i Larget says:

    Ngjeles do duhet t’i shkojne tere kreditet, nqse shpjegon: si ka mundesi qe nuk thote nje fjale kur ato kohe ismail kadare e quante Fishten “shovenist”?!

  6. Mentari says:

    E ka pas nuhatur situaten politike prandaj shkruajti ate leter dhe ja pse? Ne radhe te pare Enver Hoxha kishte vdekur dhe e dyta Ramizi ishte nga shkodra dhe e mendonte se ai simpatizonte Fishten. dhe e treat mendonte se mund te dilte edhe ai nga Burgu po qe se riabilitohej Fishta .Dobic por Injorant sepse ata nuk e hengren ate corben e Ngjeles.

  7. Ylli says:

    Spartak Ngjela ,eshte e pafalshme qe u bere klloun i Edi Rames.Eshte e pafalshme qe u bere zedhenes i se majtes .Eshte e pafalshme qe tradhtove te djathten.E djatha ishte i vetmi krah politik qe te besoi pushtet ,te dha karrige deputeti dhe kolltuk ministri.
    Por ate qe nuk te falet kurre ,eshte ulja ne nje tryeze me bijte e bijat e vrasersve te babait tend e te persekutoreve te Tu.Eshte turp per nje te burgosur te ndergjegjes te ulet me Gramoz Rucin ,me birin e Myslym Pezes ,me djalin e Haxhi Lleshit ,me djalin e Haki Toskes ,me gocen e Hamit Shamkut ,me vajzen e Llambi Gegpriftit ,e me nje tufe nipash e mbesash te kupoles se komunizmit ,shkaktare e vuajtjeve te popullit shqiptar ( jo atij jugoro qamilist) e te familjes tende.
    Se di Avokat e te kane kerkuar falje personalisht per krimet e baballareve ,se publikisht e majta se ka bere akoma.Prandaj kur lexoj kete letren tende per shqiptarin e madh antikomunist ,me ngelet te them…..na ishte njehere Spartak Ngjela.!

  8. Liri says:

    I madh je avokat.

  9. Mergimtari says:

    Hallall e paç o Avokat
    Per momentin bashke me nipin e Zai Fundos (Elvi Fundo, citynews) jeni nga te paktet guximtare jo konformiste qe nuk kurseni njeri, as “majtas” as djathtas.

  10. lenci says:

    Cudi! Avokat i njohur te quajne! Ke shkruajtur 2000 faqe kujtime e kurkund nuk ke permendur keto letrat, qe po dalin tani. Jane letra te shkruajtura pasi kishte vdekur Enveri, se kur qe gjalle ai, nuk ta mbante. Por, kishe te drejte, nuk ua mbante atyre qe ishin jashte, lere atyre qe ishin ne burg.
    Kalove te 70-at, avokat gjej qetesi, pusho dhe leri edhe te tjeret te pushojne. Me 500 faqe qe ke shkruar duke lartesuar Edi Ramen, e kreve punen tende. Ai i fitoi zgjedhjet, ty nuk te dha asnje “benefic”! Pas 4 vjetesh do jesh trecerek shekullor…nuk ben me per asnje post. Pusho, avukat, na ler edhe ne te pushojme. He, te kam rixha!

  11. landi says:

    Cfare te jashtzakonshme ka kjo leter? Botoni letren qe dergojne nga burgu Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho. Ne vitin 1978, kur diktatura te hante te gjalle. Ata u pushkatuan per ate leter, kurse Spartak Ngjela vazhdoi si me pare. Padyshim ishte ne burg, po ku burgu i Enverit e ku burgu i Ramizit.
    Pastaj, edhe ordineret i quanin armiq. Cfare kishte bere Ngjela kunder pushtetit, qe e futi ne burg? U fut i ati, shkoi edhe ai. Eshte denuar per agjitacion propagande, me nje fjale per llafe, sic jane denuar plot.
    Pastaj, atehere, cfare intelektuali ishte Spartak Ngjela? Kishte punuar nja dy vjet, nje vit hetues e nje vit ne institutin arkeologjik. As kishte shkruar ndonje artikull, as kishte shkruar ndonje monografi, kishte gezuar jeten si nje bllokmen. Sot, sapo fillon te lexosh lajmet online, menjehere do hasesh Ngjelen. Ishte me Berishen, u be kunder tij. Ishte me Edi Ramen, tani cdo dite flet kunder tij. Po te ushqeu me mijera euro ne muaj, o Spartak. Kete e dine e gjithe Tirana.
    Hiqesh si i derguari i Amerikes. Po asnje nuk te fton te vesh ne Amerike, apo ne ambasaden amerikane. Ke nje mac te madh ne bark dhe flet, e flet kunder gjithe dynjase. Po hesht ca jave, or njeri…se s’te them dot burre.

  12. sadna babul ka bidai says:

    PO MOS TE ISHIN KETO NE PUSHTET SI DO PASTROHET SHQIPERIA ,ME PUNEN E SHKELQYER PER VENDIN E TYRE .PO NUK PATI NDONJE HILE NUK BEHET PUNA KESHTU TE GJITHE TOK KANE MENDU PER TE MIREN E VENDIT. ASKUSH NUK ESHTE PERFEKT PRANDAJ GJITHCKA THUHET ,E GJITHCKA BEHET PER TE REALIZU DETYRAT CDO KUSH NE PUSHTET PER KOMBI SHQIPTAR .THASHETHEME KA KUDO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *