Operacioni/ 3 skafistë shqiptarë “spektakël” në Otranto, i sekuestrohen 712 kg kanabis

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

712 kg kanabis sativa janë sekuestruar në afërsi të Otrantos, në një tjetër operacion ndërkombëtar të policisë shqiptare, me atë greke dhe italiane.

Ndërhyrja ka ardhur pas shkëmbimit të informacionit të menjëhershëm mes policisë së kufirit të policisë së Vlorës me kolegët e Policisë Italiane, Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë si dhe me Zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Itali në një komunikim të vazhdueshëm me Guardia di Finanza në Bari dhe Puglia.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka aktivizuar në det dhe në terren të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare, Delta Force, si dhe ka njoftuar QNOD dhe Rojen Bregdetare e cila ka nxjerrë menjëherë në det shërbime në ndihmë të Policisë së Shtetit.

Më pas, ka qënë Guardia di Finanza e Puglias që ka bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit në afërsi të Otrantos të ndalojë gomonen me tre shqiptarë në bord dhe sasinë e madhe të drogës.

Po vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes tre policive për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gomonen e ka çuar në Greqi një shtetas italian me qëllim trafiku të lëndëve narkotike nga Greqia për Itali me skafistë nga Shqipëria.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *