Rigerta Loku: Gramoz Ruçin dhe Niko Peleshin nuk i shoh më lart se bariu i dhive!

2 Tetor 2017, 12:49Politika TEMA

Rigerta Loku e ka hedhur pas krahëve patetizmin dhe lotët që goditën aq fort në media dhe rrjetet sociale, ditën kur foli në parlament. Të paktën në intervistën që dha për gazetën Shekulli nuk ka më thirrje patetike. Por mënyra direkte me të cilën foli në parlament ndjehet edhe në fjalët e saj për gazetën. Dhe duke parë se shumë nuk ia besuan lotët, 35 vjeçarja e thekson edhe njëherë se foli në parlament atë që e mendon realisht.

“Unë nuk e dija se do ishte ky impakti. Por, ju garantoj që nuk kam thënë asnjë gjë tjetër përveçse të vërtetës. Ishte diçka që duhej shprehur dhe ku ka më mirë se sa foltorja e parlamentit për të shprehur atë çka vërtetë janë fshatarët dhe problemet e fshatit. Unë nuk kisha përgatitur qoftë edhe një fjalë për veten time. Unë thashë që jam Rigerta dhe vij nga fshati, por më thanë që duhet të thuash eksperiencën nga je dhe si je. Por, unë e ritheksoj që isha aty më shumë për Kristinën, për atë gruan që banon atje, që nuk ka mundësi të dalë në Tiranë, që rrit fëmijët, që gatuan bukën dhe unë doja të sillja zërin e atyre, problemet e vërteta të fshatit. Unë vetë jetoj në mes Rubikut, Rrushkull e ka emrin fshati dhe jemi aty prej disa vitesh”, tregon Rigerta.

E pyetur se për kë ishte mesazhi që dha në kuvend, ajo tregon se kishte përballë Gramoz Ruçin dhe Niko Peleshi dhe gjatë fjalimit ka qenë duke i folur atyre.

“Iu drejtova Ministrit të Bujqësisë dhe Kryetarit të Parlamentit. Ata kisha përballë, afër. Ata që folën më parë, përmendën politika agrare etj, por  le të themi më shkoqur se çfarë do fshati. Fshati do rrugë, do ujë, fshati do njerëz. Aty janë ata për ta zgjidhur, ta zgjidhin, unë jam atje në fshat”

Pa asnjë ironi në vetvete, Rigerta thotë se si Gramoz Ruçin, ashtu edhe Niko Peleshin nuk i sheh më lart se bariu i dhive në Mirditë, sepse ato janë zgjedhur aty për të shërbyer.

“Mendoj se mund ta bëjmë ne më shumë se ata. Unë punoj në të voglën time, ai tjetri në të tijën, të bëhen bashkë dhe ti kërkojnë llogari atyre që duhet ta bëjnë këtë vend vërtetë. Pushtetit. Ai është për ti kërkuar llogari. Unë atje nga fshati, që mund të rri me dhitë atje, nuk jam mendjemadhe, por as nuk i shoh ata më të lart se ai bariu që kam atje me dhi. Ata duhet të punojnë për qytetin, ashtu edhe për fshatin. Janë punëtorët tanë.  Pavarësisht që janë emocionet, që janë pushtetarë. Ju garantoj që nuk kam thënë asnjë gjë tjetër përveçse të vërtetës”, thekson Rigerta.

29 komente në “Rigerta Loku: Gramoz Ruçin dhe Niko Peleshin nuk i shoh më lart se bariu i dhive!”

  1. korcari says:

    Ik o loke se cave trapin

    1. Rrushi says:

      O Korcari Loke Rigerta eshte malesore e sju tremb syri ne ato qe tha, por ti qeke nje koker gomari qe as sesi lidhet nuk di.

      1. Bushi says:

        Bravo i qoft Rigertes qe foli aq bukur ne parlament.Asnje deputete nuk flet dot ashtu siç foli Gerta.Ajo tha te verteten,dhe per kete te mos na vij zor,madje te meren ne konsiderat si te thena per te miren e punes,per te miren e fshatit.Ajo eshte nje malesore trime.Kush mendon ndryshe dhe e quan se Gerta nuk foli drejte,çon uje ne mullirin e prishur te Berishes dhe Bashes,ketyre dy krimineleve me damke te popullit shqipetar.Keta dy e shkaterruan fshatin,qytetin bujqesine,industrine.Ku jane kanalizimet qe ishin ne bujqesi.Ku jane sot 385 fabrika,kombinate,uzina,hekurudha? I prishen vandalet e pd-ke me ne krye armikun me te madh Sali Berisha.Prandaj Rigerta ka shume te drejte qe foli me forcen e zemres se saj ne parlamentin shqipetar,duke u bere thirrje gjithe deputeteve,qeverise,qe te ndryshojne e te punojn per te miren e fshatit,per te miren e shqiperise.Respekt per malsoren trime,Rigerten.

    2. Lugati says:

      bravo goce por mos ofendo barinjte se jane burra…kto te dy jane.plehera

  2. Shqiptari says:

    U bere edhe ti o fshatare te pozosh si aristokrate.

    1. Mik says:

      Korcari dhe ” shqiptarit ” – Ajo Lokja po mundohet te bej dicka por ju te dy, ca po beni, po ofendi ato qe mundohen per kete vend ? Spordhjaker.

      1. mirel says:

        Pse o ? Te shau partine dhe ata kokelopat qe jane ne qeveri?

    2. Hajdarii says:

      O Shqiptariiii e di ate shprehjen KUR SI BIE DOT KALIT I BIE GOMARIT. Ajo u grit e foli e the nje te VERTETE e i lumte ajo goje. Ju pse ju djeg.

    3. Stela says:

      Pergjigje per shqiptar ajo Eshte loke e ti je loqe shko maro la sapienza trap pastaj fol

      1. Shqiptari says:

        Stela virgjeresha! Nuk ka nevoje te mbarosh La Sapienza per te perdorur lotet ne nje aktrim aq te dobet e as per tu marre me Dhi o Karrote. Kjo lokja ishte e deshperuar per nje vend Pune ne Qeveri, e gatshme per te marre nje rroge te denje per nje student Kristali, dhe kete do ta bente vetem per “PATRIOTIZEM”. Mqns ka mbaruar La Sapienza u dashka ta vleresojme dhe ta respektojme edhe per nje konstatim qe edhe nje idiot e ka vene re. Pse ka njerez te trashe si ty, mori guximin edhe ajo qe te fliste aq shemtuar. Per tu marre me korrupsion Nuk ka nevoje te mbarosh La Sapienza.

  3. Albamich says:

    E paska mor ne kujdestari gazeta shekulli kete gocen???
    Kujdes o goce se ata te shekullit jane ujqer me dy kome dhe do ti hajne??? ???

  4. Daku says:

    Mos po merr pak superxhiro kjo? Ngadale ngadale goce.

  5. ore; po ju jeni te çmendur, t’i quani; per te qare hallin nje çobani, qe ka, qofte dhe pese koke dele ose dhi ???.ndersa me 360 eshte sulltan???? ej; ejani ne vete …si s’u kujtuat per ata mijra inxhinjere e teknik te qyteteve, qe ngelen pa asnje prone e pune dhe pa perkrahje sociale ????

    1. Albamich says:

      ??????
      Komenti juaj

  6. Boby says:

    ?????? hahaha e kemi thënë unë fytyrë qën, tamam qëni i kopesë ështe Gramozi Ruçi, shumë bukur

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Nuk ka aresye ta ofendojme Rigerten.Krahasimi i saj e ka burimin tek shprehja qe ka thene Jezusi “Une jam bariu…”
    Pra,nuk i ka share…
    Pershendetje!

  8. ali vlora says:

    Ajo vajzaeshte thesar dhe patriote . Eshte fenomenale . Mendja esaj vlen sa nuk e imagjinojne injorante si puna juaj dje e kodosheve deputet qe jo skane patur biblooteke por as gazete Zeri Popullit. Pergezime moj vajze. Tung

    1. joel shkodra says:

      Nese kjo vajze eshte fenomenale, atehere le ta veme “kryeministre” dhe kryeministrin ta çojme te ruaje dhite. Keshtu Shqiperia ndoshta do te kete shans te ece perpara. Po ashtu dhe fshati. Por kam frike se dhite do ta kene frike kryeministrin.

  9. Emigranti says:

    Me nje tufe dhi desh ra qeveria, Po te ishin tufe lopesh, do ishim futur ne zgjedhje te parakohshme. Pika qe ste bie moj qeveri. Cfare kerkoi Gerta: uje dhe rruge. Ata filluan te qajne jo se u vinte keq, por nga inati qe Certa e kishte tufen e dhive me 350 koke, dhe PS-PD-LSI kane 140 koke.

  10. mirel says:

    Po jo vetem Gramozin o zonje. Te gjithe parlamentin ta cosh te dhite.

  11. T.T says:

    Wow,u paska ngrit maloku i modh n tiron mer jahu,jon tu u mor me parlamenta.

  12. Agron Sadiku says:

    E drejta per tu shprehur nuk eshte e ndaluar,dhe Loku tha mendimin e Saj!Por sot,kur deshira per te kaluar ne fene e Jezu Krishtit,eshte rritur ndjeshem,ne Boten e madhe,degjoni qthote Papa,per kete qeshtje!Te gjith Prifterinjet,qe abuzojne do te kalojne ne vezhgimin e vezhguesve ,te posaqem,dhe nuk do te kete miresi(OK),per ta.Shkarkimi nga Puna edhe per Prifterinjet,do te jete ne te ardhmen,jo nje gje e papritur.Kerkesa e Papes eshte hani ,mish por hani pak,per Prifterinjet(me qellimin qe te hiqet dore nga ngrenja e mishit,dale ngadale,avash avash).Dhe mendohet lejesa e martesave,edhe tek Katoliket,Prifterinj.Ndersa,Papa thekson se Prifterinjet,u lejohet Puna ne kopshtet perreth Kishes,ku prodhojne Vete,ushqimin e nevojshem,ku prodhohet,Pasuli,(Grosha)Linseni,Specat,Sallata,Gruri,thekri dhe tershana,si dhe ,domatet,e llojeve te ndryshme,nga lindja si Rusija,dhe Perendimi,si Gjermanija,si dhe domate speciale,te prodhuara ne Izrael,dhe Indi,domate te zeza,dhe gjithqfar llojesh!Pra kush deshiron te behet Katolik e ka deren e hapur,duke ndjek deshiren per shembelltyre,te behet si Papa i Romes.Kjo eshte nje ardhmeri,dhe parashikohet,qe Katoliket te shtohen ne menyre te ndjeshme,dhe kerkesat per tu pagazuar,do te jene Shum te medha,vetem kerkohet te shkohet rruges qe shkrojte me siper,heqja dore nga ngrenja e mishit,dhe ne kopshtet,afer kishes per besimtaret,besimtaret do te prodhojne ushqimin!Kush ka abuzuar,me ngrenjen e mishit,pra ka tejkaluar qdo mase,nuk do te pranohet ne kete fe,deri sa te ndrroj mendje,dhe te shlyej borgjet,pastaj,do te futet ne kopshtet afer kishes per punen e sipercekur!Sipas parashikimit,kjo rruge e re,do te terheqe,shume Njerez,veqanerisht nga Bota Muslimane,te cilet gjinden ne Konflikt me kete Bote per shkak te keqperdorimit,dhe abuzimit pa kufi me mishin e prodhuar nga gjeja.Pra sot,kur Bota po kerkon te behet Jahudike,konkurrenca e Kishes,do te jete e pa ndalshme.Sepse shumica e Njerezve dun paqe,pun dhe dashamiresi,dhe kete nuk jau siguron,ujqerija Kapitaliste!

  13. Toni D. says:

    Zonja Rigerta thote qe jeton ndemjet
    Rubikut dhe Rrushkullit…
    Po Rrushkulli? eshte fshat i Durresit me duket mua…. apo jo… dicka qe s’shkon ketu me ket zonje … ku banon….
    pasi ne Parlament shprehej qe ne fshatin ku banoj dmth Rubiki mungon gjithcka
    per te .bijetuar dhe i mire’priste kedo qe
    do bente vizite per te pare kushtet ku
    gjendej. Si perfundim kjo zonja s’qenka keq…. pasi na paska prona,banese ne Malsi dhe Bregedet.

    1. dyl patllakja says:

      rrushkull ka dhe ne rreshen miko

    2. Hani mut, qeras qeveria. says:

      Rrashbull eshte fshat i Durresit, jo Rrushkull.

  14. jani says:

    ik o loku me diplome leshi. beju yzmet dhive se per gje tjeter nuk je ti. atje ne arusha ku banon edhe Enver hoxha e kish harruar. lemoje dhine goce te jape qumesht

  15. Mondi says:

    Rigerta foli per fshatin ku jeton,por tek ne te gjithe fshatrat ashtu jane ndaj nuk bente lajm.Menyra si e tha me kujtoje recitimet e pionierve te Enverit me patos dhe lot nuk me afeksionoje ndoshta ashtu dinte ta bente.Referuar guximit te saj dhe zgjedhjes se biznesit po kerkoj qe djathin e dhise ndoshta dhe nje kec per vit te ri ti blej tek ferma e saj se besoj qe kam bere blerje te sigurte.(nuk kam asnje nenkuptim tek komenti).

  16. sadna babul ka bidai says:

    OKEJ NJE PERGJIGJE PER TE GJITHE SI NE FSHAT DHE NE QYTETE DIKUR KA QENE MOS ME KEQ ,POR LIDERIT BREZIT KANE BERE PUNE TE PAQME ,ME NJE PERKUSHTIM PER AQ QE KANE QENE NE PUSHTET POR E MIRA NUK KA FUND CDO CEP TE NJE QYTETI ZHVILLOHET GJERAT PAK NGA PAK ,POR NUK ESHTE E DHENE SE SE DUHET ME U QARRAVIT SE TE GJITH KANE BERE PUNE .MEGJITHATE KJO ESHTE THJESHTE NJE HAMENDESI ME DHENE PAK NJE HAPESR PUPLICITET VEZHGUZ TE K POPULLI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje