Robert Elsie, biri shpirtëror i Shqipërisë

2 Tetor 2017, 20:35Blog TEMA

Nga Visar Zhiti

Shuarja e albanalogut më të madh në botë sot, Robert Elsie, është një humbje e madhe për kulturën shqiptare, për historinë dhe për vlerat shekullore te saj, per antropologjinë, gjuhën e përkthimin, per studimet letrare e letersine, per kritikën letrare, per për fotografinë historike, etj, etj. Robert Elsie është poliedrik, i shumëplanshëm, hulumtues pasionant, zbulues i rëndësishëm, me një Shqiperi ideale që e deshi shumë e i kushtoi jetën.

Robert Elsie guxonte si një intelektual i lartë, Ai e mbrojti Shqipërinë në botë, “Çështjen Shqiptare” dhe e bashkoi në veprën e Tij me Kosovën dhe Çamërinë, pa u terhequr nga kërcënimet ballkanike e mosmirenjohja dhe i dha zë Shqipërisë, të flasë anglishten e Tij.

Ai dukej sikur e deshi çdo shqiptar dhe bëri për ta, i mbeshteti kudo, deri dhe në Tribunalin e Hages, botoi antologji shqiptare, folklor,  poetë nga të gjitha trevat, tregime, romane, nga letërsia jonë e ndaluar e shkrimtarët e burgosur, studime, albume, guida, etj, etj, deri dhe te botimi i “Lahutës së Malcisë” së Fishtës në anglisht, një kryepunë duke arritur kështu, siç thotë dhe vetë, të përplotësonte eposin europian.

Kështu bëri dhe me Kanunin e lashtë të shqiptarëve, të Lek Dukagjinit.

Pelegrin i tempujve të Shqiperisë, shtegtar i maleve tona, adhurues i bregdetit, qytetar i Tiranës, mik i mrekullueshëm me ne. Mungesën e Tij të dhimbëshme e mbush vepra e Tij e madhe, sa enciklopedike, po aq dhe akademi e shkollë, rilindase dhe moderne, e qendrueshme dhe frymëzuese per vazhdimësi.

Është nder që Shqiperia ta shpallë bir të vetin dhe ta mbajë si të tillë.

6 komente në “Robert Elsie, biri shpirtëror i Shqipërisë”

  1. Atdheu says:

    Po perse nuk na eshte prezantuar me pare nga mediat? Hera e pare qe po lexoj per kete Albanolog. Respekt te thelle

  2. Tarrasi says:

    Robert Elsi mbetet nje shkencetar, albanolog dhe njeri i shkelqyer !

  3. sapa says:

    NJohes i madh i shqiptareve!nje pjese nga intervita e shkurtit 2014:

    Shqipëria e Hoxhës krahasuar me Shqipërinë e Berishës që takoni tani, çfarë kanë të ngjashme dhe çfarë kanë të ndryshme?

    Unë mendoj se ka disa gjëra të kontinuitetit që nuk kanë ndryshuar, që janë të çuditshme jo vetëm nga koha e Hoxhës, por edhe nga koha e Zogut, gjëra që vijnë nga koha Osmane, ajo e Zogut, e Hoxhës e deri te e sotmja. Një nga këto gjëra është korrupsioni burokratik. Kjo është një nga gjërat që gjithmonë ka qenë kështu. Tjetra është paaftësia administrative e vendit. Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh me personin që ty të intereson. Domethënë është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet normal.

    Edhe tani që flasim kështu është si në kohën osmane?

    Po, po.

  4. Tresi says:

    Elsie, ambasador I kultures shqiptare ne bote.

  5. demo says:

    Gazeta Tema te jete krenare qe i ka dhene hapesire vazhdimisht zbulimeve arkivore te ketij punetori te palodhur te Albanologjise.

  6. tomsojeri says:

    Atdheu ,jam ne nje mendje me ty ! U paska dashur te vdes nje njeri aq i madh filoshqiptar, qe kaq shum ka ber per kte Komb e te shkruajn tani “mbas pilafit “kta kallauzet tan ! Po ku ta ken mendjen te Ky, kta rrugac te politikes ton, si dhe mediat tona qe na tregojn shalet e Grides ,lluksin hollivudian te parlamentareve te degjeneruar dhe arrogancen e ish kryetares parlamentit ! Qe shkruajn e shkruajn genjeshtra dhe sensacione per te terhequr vemendjen e per te na hutuar me lajme bombastike si RD ja sot …..U preka per sa lexova, per kte njeri te mrekullushem, per kte shqiptar te vertet ,qe aq shum na paska dashur…!!! Sa keq…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje