Si ndodhi deklasimi komunist i Gerta Lokut nga opozita demokrate

Të vetmet tituj që mungojnë tashmë në mediat e opozitës lidhur me fjalimin e Gerta Lokut, janë: “Ja ku u pregatit fjalimi…”, “Ja regjisori që e trajnoi…”, ku, duke gjykuar mbi formën dhe mënyrën deklasuese, tipike komuniste që iu bë gruas mirditore, imagjinata të çcon drejt episodeve të tilla mes saj dhe ndonjë regjisori a regjisoreje të afërt me pushtetin, që është marrë prej javësh me fermeren e dhive, duke i thënë: “pa provo të lotosh…”, “ah jo kështu, duhet që zërin ta zvargësh, ta bësh sa më të dhimbshëm…”, “dhe kujdes, kur ta thuash këtë frazë, do bësh një pazuë dhe më pas do nxjerrësh shaminë nga xhepi të pastruar hundët.

Mos u shqetëso për anën estetike, mesazhi është më i rëndësishëm se gjithçka…”, “sa për lotët, përpiqu që kur të flasësh, të sjellësh ndërmend ndonjë ngjarje të dhimbshme të jetës tënde, vdekjen e ndonjë të dashuri përshembull…” dhe kështu pra ka vijuar puna me Gertën, derisa regjisori apo regjisorja ka telefonuar lart në qeveri: “Gjithçka gati!”.

Dhe pas kësaj, sipas asaj çka ka tentuar për dy ditë të vizatojë opozita më zërat e saj mediatikë, Gerta ka marrë këstin e parë të pagesës, për të marrë të dytin pas fjalimit, që ndoshta mund t’i jetë dhënë nga vetë ministri Peleshi, pak para daljes në foton e përbashkët.

Kështu pra u deklasua politikisht Gerta bëmëmadhe, ku për të “n”-tën herë gjatë 4 viteve opozitë, opozita shfaqi një tjetër aspekt degradues të saj, kësaj radhe duke tentuar të linçojë një grua, që në fjalët e saj as nuk e përmendi e madje as nuk aludoi për opozitën. Ishte një fjalim me defekte në një plan të gjerë intelektual ku jo me patjetër zonja malësore i duhej qasur me imtësi akademike, por që nuk kishte asnjë implikim politik, ndonëse i drejtohej kryekëput politikës.

Ndërsa fotoja me ministrin, jo domosdoshmërisht përbën një mëkat, të paktën për të. Të gjithë e dimë se fotot shkrepen në kontekste të caktuara, që edhe pse ngjajnë kompromentuese, jo gjithnjë janë të tilla në raport me realitetin e gjërave.

Tek e fundit, përse duhet të kompleksohej opozita nga fjalimi i Gertës? Ç’e gjeti? Si mundet që krerë të PD-së, përfshirë dhe kryetarin Basha, të promovojnë një shkrim, pa pikë cilësie, më së shumti gazetareske, ku artikullshkruesja, përgjithsësisht një aksident në gazetari, rrjedhojë e parimit që “në Shqipëri meshkujt e paaftë përfundojnë dixhej, ndërsa femrat e paafta përfundojnë gazetare”, shkon dhe bën deduksione politike mbi emocionalitetin e gruas, për të nxjerrë po ashtu definicione politike, gjë që vetëm komunistët e kanë bërë ndaj qënies njerëzore?

Pra vetëm ata, duke mos njohur Zot, vetëbëheshin zotër për t’ju futur tjetrit nën lëkurë, e nxjerrë nga honet e shpirtit blasfeminë ideologjike, tradhëtinë klasore, me një fjalë armikun e përbetuar të partisë.

E ashtëquajtura gazetare mund ta bëjë, nuk ka përgjegjësi politike, edhe pse etika profesionale ia pengon këtë. Sepse, nga e di ajo që Gerta Loku është sajesë qeveritare? Nga ç’të dhëna niset, ç’fakte ka?

Nëse do nisemi nga e njëjta praktikë investiguese – që në fakt nuk ka kurrfarë investigimi, por që janë deduksione në erë – dhe duke gjykuar nga i njëjti kriter, edhe shkrimi i saj është një porosi e Lulzim Bashës, gjersa ky i fundit shkon dhe ja ofron gjindjes për lëçitje nga faqja e tij zyrtare.

Opozita nuk duhet të binte në këtë nivel; dhe fakti që ra, e kompleksuar keqaz nga kumtet denoncuese të Gerta Lokut, e zhyti më keq akoma në një batak ku ka rënë e që nuk del dot. Aq më tepër kur gjithçka i vjen era komunizëm, një duhmë më e rëndë se qepa, që gjithsesi është përplot dobi shëndetësore. Vetëm komunistët mund të ta bëjnë një deklasim të tillë, siç iu bë këto ditë Gerta Lokut, ku nuk munguan rrëmimet në jetën private e familjare për të zbuluar tek ajo “armikun e partisë”.

Tentuan ironikisht ta ç’nderojnë duke e asocuar atë vetë dhe fjalimin e saj me modele të së djeshmes komuniste, e duke u shfaqur në finale cinikisht si komunistë të pandreqshëm.

Dekomunistizimi i opozitës demokrate, përbën një emergjencë kombëtare tashmë!(Tesheshi.com)                                               

8 komente në “Si ndodhi deklasimi komunist i Gerta Lokut nga opozita demokrate”

  1. uskania says:

    Shkrim i saktë. Turp i madh që kemi një PD më komuniste se më parë me Lul kapsollen!

  2. idjoti i Bathores says:

    Per ke ‘komuniste’ e ‘opozite’ flet o bajge e dizinformacionit .Per ke grua mirditore flet qe eshte ‘deklasuar’ o idjot i idjotesise ler Gjela Biben apo Shkurte pal Vaten apo Shota Galicen zevendesuar nga shkerdhatat topalle te leshit te Monika bythe medhave, qe shkollimi i tyre me ‘masterat’ e tu e te shkolles Kristal ishin e jane si dita me naten se Gjela Biba me moralin e saj drejtonte tere MIRDITEN!?

  3. Gert says:

    Ore, ju gazetaret shyqyr qe gjetet nje teme!

  4. mirel says:

    Cfare eshte kjo lloj corbe qe ke shkruar? Cfare deklasimi beri opozita?
    Ketu gjithe akuzat jane kunder shtetit dhe qeverise. Me sajte kunder gjithe klases politike ne keto 27 vjet.
    Kujt i beni ping pong ju me keto hidhje pritje.
    Sa rafinato..doni tja lini topin ne dere opozites.
    Te gjithe nje mut jeni..pozite dhe opozite.
    Produkti me i qelbur i shoqerise njerezore.

    1. era says:

      Sakte more bir, keta jane nje muti te gjithe dhe perpiqen te luajne pingpong

  5. Gert says:

    Kjo eshte e sinqerte dhe thote te verteten.
    Padyshim ata qe i dhane(sajuan) mundesine e fjales e bene per ta perdorur.
    Fshati nuk ka rruge, por rruget nacionale jane bere-i beri doktori.
    4 vjet Rama u lodh te mohoje rruget qe ndertoi PD ja.

  6. harillaqi says:

    Kemi nje opozite per t’a dhjere.Pd-ke ka njerez me debila,me ne krye debilin e madh Lukezim Bashbukuroshin.Bash NUK BENE AS PER PLAK BOSTANI DHE JO ME,PER KRYETAR PARTIE.Pika qe nuk i bje pd-ke qe vendos njerez te till me mendje fyelli.Basha nuk di te lidh breket e tij e jo me te drejtoi partine apa te flas ne parlament.Kohet e fundit eshte shemtuar fare,i eshte shtrmberuar fytyra i eshte bere si e kaut.

  7. Xha Brahua says:

    “Pordhé me rigon”. I gjithi ishte nje show i shemtuar televiziv. Po pse nuk i dime ne problemet e fshatit? Pastaj problemi nuk eshte vetem tek rruget dhe uji sepse ka fshatra ku ka dhe uje edhe rruge dhe jane ende te varfer . Problemi eshte me kompleks; duhet ti japin fshatit shpresen per te ardhmen duke promovuar prodhimet duke investuar ne turizem ne bujqesi ne menyre qe fshatari te mos shkoje ne qytet te siguroje buken e gojes dhe te kthehet ne mes te nates ne shtepi por te punoj aty ku ka tokat e tij qe ti japin vlere vendit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *