SKEMA/ Sigurimi nga katastrofat në mënyrë vullnetare, nuk ka projektligj për ta bërë me detyrim

2 Tetor 2017, 17:55Sociale TEMA

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaroi sot se drafti teknik “Për sigurimin nga katastrofat” është hartuar nga Banka Botërore dhe është depozituar në Autoritet në tetor 2015.

Materiali është pjesë e një nisme të Bankës Botërore e cila përfshin edhe vende të tjera të rajonit të cilat vitet e fundit janë prekur shpesh nga fatkeqësi natyrore, sidomos nga përmbytjet.

Materiali teknik i sjellë nga ekspertët e Bankës Botërore është përcjellë edhe tek agjencitë e tjera shtetërore që kanë objekt të punës së tyre ngjarjet nga fatkeqësitë natyrore.

Që prej fillimit të vitit 2016, nuk ka zhvillime të reja lidhur me këtë draft teknik dhe rekomandimet e dhëna nga ekspertët e Bankës Botërore. AMF thekson se çdo nismë ligjore që do të propozohet nga Autoriteti, do të bëhet në transparencë të plotë, me të gjithë grupet e interesit duke pasur në vëmendje mbrojtjen e të gjitha interesave të qytetarëve.

Kjo u theksua edhe në konferencën për shtyp të datës 26 shtator 2017, nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Koçi. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Z. Koçi u shpreh për problematikat e lidhura me ngjarjet natyrore si përmbytje apo tërmete që kanë goditur jo vetëm Shqipërinë por edhe vendet e rajonit, dhe theksoi se “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vendosim në ligj detyrimin nga qytetarët, sepse shërbimi duhet t’i përgjigjet nivelit të detyrimit, që duhet të paguaj çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë”.

Aktualisht, Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” u jep mundësinë qytetarëve që të sigurohen nga zjarri dhe forcat e natyrës në mënyrë vullnetare.

3 komente në “SKEMA/ Sigurimi nga katastrofat në mënyrë vullnetare, nuk ka projektligj për ta bërë me detyrim”

  1. Arsen says:

    Ky injoranti i AMF nuk kupton nga kto pun…nese miratohet ai ligj esht takse per shqiptaret e varfer. Esht ligj per tu pasuruar mafia.

  2. Ani says:

    Drejtor budalli doli e foli per ligjin tani e mohon…hajde injoranc hajde. Jan ven fshataret kooperativist ne krye te institucioneve financiare.

  3. Fieraku says:

    ERVIN KOÇI ka mbetur pas ne kohe mendon se eshte drejtor tatimesh ne fier ne vitin 2004. Ti je nje provincial i vogel i rendomte qe kenaqesh e ben trimin per te marre zarfa as e ke iden e ligjit dhe pasojave.
    Ne fieraket te njohim shume mire sa mashtrues je, tani ka rast te te njohin gjithe Shqiptaret. Uroj te te njohin urgjent edhe ata qe te vendosen aty qe te mos i degjenerosh para shqiptareve per ca para apo qoka qe mund tju besh. Sepse gomarlleqet dhe pazaret e tua ne kete pozicion jane kosto jetese per gjithe shqiptaret dhe jo vetem per fieraket qe na ka genjyer per vite me radhe ndersa ai jeton si parazit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje