Skëndërbeu likujdon dhe Kukësin, udhëheq i vetëm kampionatin

Skëndërbeu ka triumfuar në super sfidën kryesore të javës së katër të Kategorisë Superiore duke marrë një tre pikësh të artë përballë një rivali direkt për titullin kampion siç është Kukësi.

Bardhekuqtë e drejtuar nga tekniku Ilir Daja, fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj kampionëve të Shqipërisë në “Zeqir Ymeri”.

Një tre pikësh i merituar për korçarët të cilët arritën që të dominuan takimin për të marrë fitoren e tretë në këtë sezon, duke konfirmuar se janë një hap përpara pretendetëve të tjerë për të fituar titullin kampion.

I pari që hapi serinë e golave ishte mesfushori Bruno Dita, që shënoi në minutën e 31-të që goditi saktë brenda zonës duke mposhtur Enea Kolicin.

Por, reagimi i vendasve ishte mjaft i shpejtë pasi në minutën 36-të Elis Bakaj, barazon rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Goli i fitores për Skëndërbeun erdhi në minutën e 83-të me anë të Sabien Lilajt që shëndërroi dhe ai në gol një 11-metërsh që u fitua nga ana e Gjergji Muzakës.

Një fitore që e ngjit Skëndërbeun në krye të tables së klasifikimit me 10 pikë të grumbulluara duke udhëhequr të vetëm kampionatin.

Ndërsa, Kukësi mban vendin e dytë me 7-pikë, po aq sa kanë dhe Flamurtari, dhe Teuta.

Java e katërt mbyllet me ndeshjen e fundit që do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stermasi” mes Partizanit dhe Lushnjes.

1 komente në “Skëndërbeu likujdon dhe Kukësin, udhëheq i vetëm kampionatin”

  1. K. F says:

    Bravo Skenderbeu, Erjon Bracja te mos haje me mut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X