Spanja zëvendëson Iniestën, Moratën dhe Carvajal

2 Tetor 2017, 15:43Sport TEMA

Aduriz, Odriozola dhe Jonathan Viera do të zëvendësojnë të dëmtuarit, Morata, Carvajal e Iniesta.

Përmes sajtit zyrtar, përfaqësuesja e Spanjës njoftoi gjatë ditës së sotme se kundër Shqipërisë do të jenë pa Dani Carvajal, Andres Iniesta dhe Alvaro Morata.

Morata u dëmtua të shtunën kundër Manchester City, Iniesta pësoi tërheqje muskulore dje në sfidën kundër Las Palmas dhe pas testeve mjekësore është konstatuar se do të jetë jashtë fushave për së paku 10 ditë.

Kurse mbrojtës i Real Madridit, Dani Carvajal, vuan nga një virus që i ka shkaktuar edhe probleme me zemrën.

Aritz Aduriz luan me Athletic Bilbao si sulmues, Álvaro Odriozola me Real Sociedad në rolin e mbrojtësit të djathtë, dhe Jonathan Viera me skuadrën e Las Palmas si mesfushor.

1 komente në “Spanja zëvendëson Iniestën, Moratën dhe Carvajal”

  1. Koba says:

    Sa mire !!.Me duket se do ta mundim Spanjen Tashti.Forca Shqipnia!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje