Spanjë-Shqipëri, ja ku mund t’i blini biletat

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy sfidave të radhës në eliminatoret e Kupës së Botës ndaj Spanjës dhe Italisë. Sfida e parë do të luhet në stadiumin “Jose Rico Perez” në qytetin Alicante më 6 tetor.

FSHF ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat për duelin ndaj “La Roja”. Sipas njoftimit biletat shiten pranë stadiumit në afërsi të tribunës A, hyrja nr.4 dhe do të ketë një shkrim të identifikueshëm lehtësisht “ALBANIA TICKETS”.

Biletaria për të gjithë sportdashësit shqiptar do të jete e hapur me datë 5 dhe 6 Tetor prej orës 12.00 deri në orën 20.00. Çmimi i biletës në sektorin përkatës kushton 25 euro.

Plano José Rico Pérez

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *