Super operacioni i policisë greke, liron biznesmenin e marrë peng prej 6 muajsh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia greke ka finalizuar një super operacion për lirimin e një biznesmeni të marrë peng 6 muaj më parë.

Mihalis Lembidakis, aksioner i Bankës së Kretës dhe pronar i një sërë biznesesh të fuqishme në këtë ishull, ishte marrë peng 6 muaj më parë nga persona ende te paidentifikuar dhe u lirua mëngjesin e së hënës falë ndërhyrjes së forcave speciale të anti-terrorit dhe shërbimeve sekrete greke.

Biznesmeni 54-vjeçar u gjet i lidhur në një magazinë në afërsi të Rethymnos. Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por megjithatë u dërgua për një kontroll në spital nën masa të rrepta sigurie.

Për lirimin e tij pengmarrësit kishin kërkuar fillimisht shumën prej 100 milionë eurosh, por më pas e ulën kërkesën e tyre deri në 18 milionë. Për lirimin e Lembidakis në ishullin e Kretës ishte dërguar një ekip i posaçëm i policisë greke dhe hetimet bëheshin vetëm prej tyre.

Në ndihmë të policisë ishin vënë edhe shërbimet sekrete, ndërsa në dispozicion të hetimeve ishte vënë gjithë teknologjia e përgjimeve të policisë helene.

Ndonëse familja Lembidakis është një ndër më të pasurat në ishullin e Kretës, nuk u bë e mundur të mblidhte më shumë se 10 milionë euro, çka duket se nervozoi pengmarrësit, të cilët humbën kontrollin e situatës, çka mundësoi edhe gjetjen e biznesmenit.

Lidhur me pengmarrjen janë arrestuar 7 vetë, të gjithë banorë të Kretës, ndërsa hetimet vazhdojnë. Në Greqi pengmarrjet e biznesmenëve kanë qenë të rralla, pasi autoritetet greke kanë reaguar shpejtet dhe me efikasitet të lartë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *